Author: almakos

Në organizim të Klubit për sporte ujore ‘Valët e Ohrit 2008’, sot në Liqenin e Ohrit  mbahet Maratona e parë olimpike e notit me gjatësi prej 10 kilometra. Maratona notohet në pjesën më atraktive të liqenit, në shtegun pranë molit ‘Maqedonia’, Ka nisë me fillim në ora 12.00 dhe notuesit e parë pritet të arrijnë te caku afërsisht dy orë më vonë. Për mbarëvajtjen e garës do të përkujdesen arbitra-delegatë të Federatës Ndërkombëtare të Notit (FINA). Qëllimi i organizatorit është që kjo maratonë si disiplinë olimpike të bëhet pjesë e garave zyrtare të njohura nga FINA.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, realizoi takim me përfaqësues të Fondacionit gjerman ‘Friedrich Ebert’ në Maqedoni, Millan Zhivkoviq dhe Nita Starova, të cilët i përshëndetën politikat e hapura të kryeministri Zaev dhe Qeverisë së re me qasje evropiane dhe për ndryshime demokratike në shoqëri. Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në nivel institucional dhe mundësia për nënshkrimin e memorandumit ndërmjet Qeverisë dhe Fondacionit. Qëllimi është kontributi i Fondacionit nëpërmjet përvojave të veta në vend në nivel ekspertësh për përforcim të kapaciteteve institucionale në sferën e arsimit, kulturës, politikës së jashtme dhe sferave tjera me rëndësi për…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar tashmë 16 vjet nga Masakra e Lubotenit.  Sot përkujtohet dit kur forcat maqedonase të sigurisë zhvilluan operacion në fshatin Luboten, ku vranë 10 civilë shqiptarë, përfshirë 6-vjeçarin Erxhan Aliu. Viktimat e tjerë të masakrës së Lubotenit janë edhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami dhe Atulla Qaili. Gjithashtu në këtë periudhë në Luboten u dogjën edhe 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë të fshatit, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së. Për krimet e kryera ndaj…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 16 vjet nga masakra e Lubotenit, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë shtatë civilë shqiptare në këtë fshat të Shkupit. Ky përvjetor gjithmonë është i dhimbshëm për banorët e këtij fshati dhe gjithë shqiptarët në Maqedoni, pasi që përkujton masakrën kur forcat maqedonase të sigurisë vranë 10 civilë shqiptar. Atë mëngjes të 12 gushtit të vitit 2001 u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në fshatin Luboten ku vranë dhjetë civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmija 6 vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dje realizoi takim me përfaqësuesuit e Lidhjes nacionale të personave me nevoja të veçanta “Mobilnost” në Maqedoni. Në takim është vendosur që mes shoqatës dhe qeverisë të ketë bashkëpunim aktiv dhe të vazhdueshëm, si dhe ndryshime me qëllim përmirësimin e jetës së personave me nevoja të veçanta. “Jemi të gatshëm t’i kyçim qytetarët me nevoja të veçanta në proceset shoqërore dhe t’u mundësojmë që aktivisht të marrin pjesë në zhvillimin e shoqërisë”, tha Zaevi në takim. Në takim është arritur marrëveshje për takim me drejtorin e ri të Fondit për sigurim shëndetësor me qëllim që…

Lexo më Shumë

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se përvjetori i 16-të vazhdon ta gjejë Marrëveshjen e Ohrit të kontestuar në të gjitha drejtimet me qëllim të devalvimit sa më të madh të këtij dokumenti. Kontestimi dhe devalvimi i Marrëveshjes së Ohrit vazhdon të vijë nga të njejtat forca destruktive, qoft nga kampi maqedonas apo edhe ai shqiptarë, që gjithmonë kanë preferuar mjegullnaja dhe mosmarrëveshje, në vend të qartësisë dhe marrëveshjeve. Në bazë të këtij mendimi, Marrëveshja e Ohrit edhe më tutje do të vazhdoj të kontestohet dhe devalvohet sepse i dha fund “biznesit” të këtyre forcave destructive dhe nuk do të mund të…

Lexo më Shumë

RDK  e udhëhequr nga Vesel Memedi në kuadër të ndarjes së kulaçit qeveritar ka vazhduar të marrë edhe drejtori të tjera në kuadër të koalicionit qeverisës. Abdylkadër Isaku me profesion jurist nga dita e djeshme  është drejtor i ri në Drejtorin e Sigurisë së Sistemit Hekurudhor, informon INA. Kjo është një drejtori e rëndësishme në kuadër të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Kuadri i emëruar nga RDK është nga dega e Shkupit. RDK në kuadër të koalicionit qeverisës ka arritur të drejtoj disa drejtori dhe postin e ministrit të Pushtetit Lokal.

Lexo më Shumë

Një zjarr të ri pyjor aktiv nga sot ka mbi fshatin Bogojci, komuna Strugë, ndërsa zjarri në afërsi të manastirit Treskavec dhe vendbanimet Mazhurishte, Maramorani dhe Gorno Sello të Prilepit është vënë nën kontroll, informoi sot Nadica Vëçkova nga Qendra për Menaxhim me Kriza. “Në komunën Makedonski Brod për momentin është aktiv zjarri në fshatin Greshnicë ndërsa zjarret tek fshatrat Rastesh, Vollçe, Zagrad dhe Brezë janë vënë nën kontroll. Për momentin në këtë rajon janë të angazhuar ekipe të NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ – Makedonski Brod. Zjarri tek v.q. Fërllogoec në Malin Bistra ende është aktiv. Po digjet bar i…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE kanë akzuar përsëri LSDM-në si fajtore për situatën me zjarret në vend. “Gjysma e Maqedonisë po digjet, ndërsa Ljupço Nikollovski shëtitet nëpër plazhe jashtë vendit. Për më pak se tre muaj doli në pah paaftësia dhe neglizhenca e Qeverisë së LSDM-së për problemet dhe nevojat e qytetarëve të RM. Paaftësia e lejoi që zjarret në mbarë vendin të përhapen në mënyrë të shpejtë dhe të vënë në rrezik jetën, shtëpitë dhe pronat e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në kumtesën e sotme të VMRO-së. Nga VMRO theksojnë se si pasojë e zjarreve në këtë periudhë u dogjën mbi 2.500…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni pritet të jetë i nxehtë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 15 deri më 23, ndërsa ato ditore prej 32 deri më 39 gradë celsius. Në Shkup do të mbajë mot i nxehtë dhe me diell dhe me erë të mesme dhe rreshje të shiut kah fundi i ditës. Temperatura maksimale e mëngjesit do të jetë 20, ndërsa ajo ditore 39 gradë celsius. Pritet të ketë pak mjegull, ndërsa planifikohet të fryjë erë me intensitet të mesëm, në pjesët perëndimore të vendit me drejtim jug-perëndimor, ndërsa në lindje do të jetë me drejtim jugor.

Lexo më Shumë

11 August Zjarri ne Gurgurnic të Tetovës po i afrohet fshatit. Banorët apelojnë deri tek institucionet kompetente Komuna dhe Zjarrfikësit që sa më shpejt që është ne mundur të marrin masa urgjente për shuarjen e zjarrit. Situata u alarmua pasi në këtë rajon po fryejnë erëra të fuqishme të cilat kanë ndikuar që zjarri të rritet. Edhe përkundër apelit të banorëve drejtuar institucioneve, deri në këto momente sipas korespdentit tonë në ndihmë banorëve të Gurgurnicës nuk u ka dalë asnjë institucion, ata të vetëm po përballen me stuhinë e zjarrit. Ndryshe nga Qendra  për Menaxhim me Kkriza sot njoftuan se…

Lexo më Shumë

Përderisa tregu i Bit Pazarit vazhdon të funksionojë në kushte të rënda , ndërrmarrja “Skopski Pazar” dhe Komuna e Çairit nuk e shohin të arsyeshme të prononcohen. Për të kërkuar prononcim se kur do të zgjidhen hallet e tregtarëve, ekipi i Televizionit SHENJA qëndroi sot në objektin e komusës së Çairit, të cilët as sot nuk ishin të gatshëm për të dhënë ndonjë sqarim. Ndryshe, Komuna e Çairit vite me rradhë premton zgjidhjen e problemit të Bit Pazarit, përmes projektit për modernizimin e tij. Mirëpo, ky projekt vazhdon ende të jetë në vendnumëro, duke i lënë shitësit që të përballen…

Lexo më Shumë