Publicisti Kim Mehmeti ka reaguar rreth paragjykimeve në raportet politike. Ai shkruan se ata të cilët deri dje e kritikonim regjimin DPMNE-BDI, shumë qarqe shqiptare i quanin shërbëtorë të LSDM-së maqedonase. Mehmeti shpalos qëndrimin në profilin e tij në Facebook! “Sot, kur u pa qartë se kush cilën parti maqedonase e ka ndihmuar, sot pra kur themi se edhe LSDM’ja do qeverisë sipas logjikës se, burrështetasi i korruptuar maqedonas e dëmton shtetin, por se cilido shqiptar që i lufton shqiptarët ‘destruktiv’ është i përdorshëm për pushtetin, do dalin ‘trima’ tanë që do na thonë se jemi ‘tradhtarë’ e ‘antikombëtarë’! Andaj…
Author: almakos
Të përballur me mungesë të ujit të pijshëm, banorët e Sfillares së Epërme po kalojnë ditë të vështira. Në këto ditë të nxehta, përveç etjes, ata përballen edhe me mungesën e higjienës. Mungesa e ujit është edhe problem për banorët që merren me bagëti. Ndërkohë, premtimet që u janë dhënë vite me radhë për rezervarin e ujit mbeten të parealizuara. BANOR“Me ujin kemi problem tashmë dhjetë vjet. Uji nuk ka tek rezervari që është atje. E kanë ba veç rezervarin, ujë nuk ka tashmë dhjetë vjet. Kjo kodra s’ka ujë asnjëherë. Edhe shihni edhe vetë komuna s’ka punuar qe dhjetë…
“Dilni të gjithë jashtë. Ka diçka rreth bankës, ka një bombë”, ka qenë alarmi i rrejshëm që ngriti njësitet speciale të policisë në Kapishtec të Shkupit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në ora 09:30 dikush është lajmëruar në një bankë në rrugën “Naroden Front” dhe në gjuhën serbe, ka denoncuar se ka një bombë në afërsi të objektit të bankës. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Më datë 12.08.2017 në ora 09:35, një i punësuar në bankën e cila gjendet në rrugën ‘Naroden Front’ ka denoncuar se një mashkull është lajmëruar dhe në gjuhë serbe ka thënë {Dilni…
Pjesëmarrja, roli dhe pozita e grave në institucionet qendrore, lokale, dhe në partitë politike në vend është nën mesataren. Papunësia e lartë tek gratë në Maqedoni është e dukshme, posaçërisht tek gratë e bashkësive etnike, jo shumicë. Vlerat tradicionale, me reduktimin e grave drejt roleve të tyre tradicionale të amviseve dhe nënave me të cilat po pengohen ato nga të menduarit për një vend pune ose karrierë janë akoma gjerësisht të përhapura në komunitet lokale, njohton Almakos. Nëse gratë janë pjesë e çdo sfere të jetës,aktivistja për të drejtat e gruas, njëherë profesore Gjyla Çeliku, thotë se politika shqiptare ka…
Banorët e Lubetenit përkujtuan sot 16-vjetorin e masakrës së Lubetenit, kur në vitin 2001 u vranë 10 civilë shqiptarë, ndër to edhe fëmijë. Në përkujtim të 12 gushtit, familjarët bënë homazhe dhe vendosën lule në varrezat e viktimave. Në mëngjesin e 12 gushtit të vitit 2001, forcat maqedonase të sigurisë vranë 10 civilë shqiptar. Atë mëngjes u zhvillua operacioni i ndërhyrjes së njësiteve policore – ushtarake në fshat, ku vranë dhjetë civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmija 6-vjeçar Erxhan Aliu. Civilë të vranë ishin: Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari,…
Më shumë se një muaj e gjysmë debat për shkarkimin e Marko Zvërlevskit, por assesi nuk arrihet në pikën e votimit. Deputetët e VMRO DPMNE-së i replikonin njëri tjetrit dhe kritikonin kundërshtarët e tyre politik për instistimin në shkarkimin e Marko Zvërlevskit, duke thënë se Zvërlevski i pengon LSDM-së pasi ka hapur raste kundër Zaevit dhe se Zvërlevski është fillimi i spastrimit politik. Debati kërcente nga një temë në temë tjetër. Nga Marko Zvërlevski deri tek zjarret që i kanë kapluar malet, shëndetësia jo e mirë e të tjerë, vetëm e vetëm që sa më gjatë ta mbajnë fjalën deputetët…
12 August Nxënësit e Vizbegut edhe këtë vit të ri shkollor do të mësojnë në Shkollën 26 korriku në lagjen e Shutkës dhe nëpër shkollat e tjera të Çairit, Karposhit dhe Butelit. Premtimet për ndërtimin e një shkolle fillore në këtë lagje me çka do ti vihej fundi udhëtimeve disa orëshe të 800 nxënësve të kësaj lagje nëpër borë, shi e baltë, mbetën vetëm premtime. [embedded content]
Në ditën kur shënohet përvjetori i masakrës së Lubotenit, ka reaguar Lëvizja BESA-Luboten të cilët akuzojnë partitë tjera se vijnë në këtë fshat vetëm për fotografi. Nga BESA thonë se kujdesi për të vdekurit nuk i amniston nga mospërfillja e të gjallëve! ‘Sot kur bëhen 16 vjet nga masakra e Lubotenit, kur ne me dhimbje e kujtojmë humbjen e 10 të dashurve tanë, përsëri erdhën ata të pushtetit që të fotografohen mbi varret e tyre, të thonë dy-tri llafe të bukura dhe të ikin pa lënë asnjë gjurmë, pos turpit’, thuhet mes tjerash në reagimin e BESËS, ku gjithasthu theksohet…
12 August Zgjedhjet e ardhshme lokale do të zhvillohen nën një betejë të ashpër mes subjekteve politike garuese. “Të jesh apo të mos jesh”, është motoja e cila sipas analistit Alajdin Demiri do t’i karakterizonte më së miri zgjedhjet e ardhshme të caktuara për më 15 tetor. Derisa Xhelal Neziri vlerëson se disa parti që pësuan humbje në zgjedhjet e fundit, përmes zgjedhjeve të ardhshme do të tentojnë të rikuperohen. [embedded content]
12 August Zjarre aktive në shumë vende. Nga shtabi operativ i Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim informojnë se zjarre aktive ka: Në Kavadar në fshatin Mrezicko, Në Kërcovë në fshatin Lavcani, në Gurgunicë të Tetovës, Makedonski brod në fshatin Gresnica dhe Rastes, Në Veles mbi fshatin Bogomila, Në Kriva Palanka në fshatin Dlabocica, Në Strugë në fshatin Bogojci, Në Prilep në fshatin Nikodin- Jasenova Glava. Sic njoftojnë nga DMSH dy avionë të kësaj drejtorie po intervenojnë në Makedonski Brod dhe në fshatin Rastez. Ndërkaq përveç avionëve nuk njoftojnë për ekipe tjera zjarrfikës të dërguara nëpër terrenet e përfshira nga zjarri.
12 August Opozita sot paraqiti edhe një interpelancë, e katërta me radhë për ministrat e Qeverisë së re. Bëhet fjalë për ministrin e kulturës, Robert Allagjozovskin. Sipas VMRO-DPMNE-së, Allagjozovski në 70 ditët e kaluara i ka shkaktuar dëme të mëdha kulturës. Si arsye themelore për interpelancën është rishikimi I buxhetit, me çka janë shkurtuar mjete për gjurmime arkeologjike, veprimtari filmike dhe për disa objekte të kulturës.
12 August Pushteti qendror dhe ai lokal nuk japin afate se kur do ta zgjidhin problemin me deponinë e Strugës. Nga pushteti lokal thonë se Qeveria duhet të zgjidh situatën. Dy opsione përmenden si zgjidhje përfundimtare për problemin me deponinë në Strugë, Qeveria të lidhë marrëveshje me ndonjë kompani private e cila do të kryej shtypjen dhe transportin e mbeturinave në deponinë Drislla, ose ta blejë makinerinë e nevojshme të cilat do të jenë në pronësi të Ndërmarrjes publike në këtë qytet. Paratë janë ndarë. Vijon procedura për furnizimin e pajisjeve. Situata është nën kontroll. Kompaninë e monitoron një kompani…

