Seria e replikave dhe kundër-replikave midis deputetëve të VMRODPMNE-së dhe koalicionit e shënuan vazhdimin e sotëm të seancës së gjashtë kuvendore në të cilën debatohet për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski. Seanca do të vazhdojë pas pauzës së rregullt. Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksojnë në sqarim, të kryerjes së paligjshme, jo në kohë dhe gjoja profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për atë që nuk ka parashtruar…
Author: almakos
12 August 16 vjet nga masakra e 10 civilëve shqiptarë në Luboten. Banorët edhe sot kujtojnë tmerrin që kishin përjetuar më 12 gusht të vitit 2001. Ata thonë se ky fshat dhe familjarët e të masakruarave janë lënë në harresë. “Gjendja momentale e familjarëve nuk është në të mire sepse nuk janë angazhuar njerëzit që janë në pushtet për këto familjarë,ka angazhime por ,sa duhet jo. Në të ardhmen dhashtë Zoti që të bëhet më mire,sidomos që anëtarët e familjeve qe kanë pësuar në vitin 2001 duhet sado pak ta vërejnë atë dhe të kenë një ndihmë,të punësohen anëtarët e…
Petre Shilegov, deputet i LSDM-së, ka deklaruar se VMRO-DPMNE duhet të ndalojë mbrojtjen e Marko Zvërlevskit dhe krimit në këtë vend. Spas tij, për fat të keq deputetët e kësaj partie janë të instrumentalizuar dhe përmes tentimit që të bëjnë bllokadë totale në Kuvend thjeshtë janë në mbrojtjen e krimit dhe të udhëheqësisë partiake. “Ne jemi në dijeni se udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së është e nervozuar shkaku i proceseve gjyqësore që i presin. Por, nervozizmi i tyre nuk do t’a ndalojë drejtësinë dhe nuk do t’a ndalojë që në Maqedoni më në fund të gjithë të jenë të njejtë dhe njejtë…
– Persona të maskuar me kanosje me armë nga një market në Shkup kanë marrë një shumë të pakonfirmuar të parave nga qarkullimi ditor dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Siç informon MPB, grabitja është kryer nga dy persona të maskuar dje rreth orës 22 në “ZUR market” në rrugën “Volgogradska” në Shkup. Policia ka marrë masa për gjetjen e personave. (mia.mk)
Lëvizja “E majta” gjykon fort largimin nga puna të dhjetë të punësuarve në fabrikën e investitorëve të huaj ‘Key Safety Systems’ që funksionon në zonën industriale të Kërçovës. Të larguarit nga puna thonë se kjo ka ndodhur si pasojë e formimit të një organizate sindikale. Anëtarësimi në sindikatë nuk guxon të jetë shkak për largim nga puna, ndërsa përfaqësimi në sindikata gëzon edhe mbrojtje të veçantë bazuar në Ligjin për marrëdhënie pune, reagojnë nga “E majta”. ‘Me këtë ngjarje, edhe njëherë dëshmohet qasja e paskrupull e investitorëve të huaj të cilët janë këtu vetëm për të shfrytëzuar privilegjet dhe dobitë…
VMRO ka kërkuar interpelancë edhe për ministrin e Kulturës, Robert Allagjozovski. Ana Llashkovska nga ko pari ka thënë se që prej ardhjes së tij në funksion ky sektor e ka prekur fundin. “Ai po e prish imazhin kulturor të Maqedonisë. Në vend të avancimit të kulturës ai ka çuar prapa zhvillimin kulturor duke partizuar, selektuar artistët, duke ndaluar investimet kapitale në kulturë. Gjatë këtyre muajve pas formimit të Qeverisë jemi dëshmitarë të shkarkimeve të paligjshme të profesionistëve dhe punësimit të personave partiak. Rebalansi i buxhetit dhe shkurtimet e parave për kulturë tregojnë sa ministri ka ndjenja për vlera kulturore”. Llashkovska…
Politizimi i administratës shtetërore në Maqedoni dhe vendosja e kuadrove të dëshmuar partiakë në pozita drejtuese në institucione shtetërore, është i pranishëm edhe në Qeverinë e re. Partitë politike kanë shkëmbyer akuza pas vendimeve të Qeverisë për shkarkimin e qindra drejtorëve nga pozitat udhëheqëse në ndërmarrje të ndryshme publike dhe shtetërore. Sikur edhe më parë, opozita akuzon pushtetin për revanshizëm politik, ndërsa ky i fundit arsyetohet se ndërrimet bëhen për shkak të politizimit të institucioneve me njerëz partiakë, ndërsa në fakt, edhe kjo bën të njëjtën, siç ka bërë qeveria e kaluar duke vendosur në poste kuadrot e saj më të dëshmuar në…
Policia ka njoftuar se një pjesëtar i saj ka gjuajtur me armë dy të mitur, njëri prej të cilëve ka marrë plagë të rënda. Incidenti ka ndodhur kur policët janë mundur që të ndalojnë veturën në të cilën kanë qenë dy të mitur, të cilët kishin bërë përpjekje që të vjedhin një filial të bankës në afërsi të pendës Mantovë në Komunën e Strumicës. Personat e mitur kanë arritur që të ikin nga patrulla policore dhe nuk kanë ndaluar, ndërkaq më pas janë parë nga një tjetër automjet i policisë. Nga Prokuroria thonë se edhe më tej po punohet që…
Në rajonin e qytetit antik Blandus në Ushak të Turqisë është vërejtur pamja e pabesueshme e shiut meteorik Perseida, që paraqet shiun më spektakolar meteorik që ndodh për çdo vit në muajt korrik dhe gusht. Shiu spektakolar i meteorëve Perseida, i cili mbrëmë ndriçoi qiellin, ishte i dukshëm mbi qytetin Ushak të Turqisë. Perseidat që paraqesin tufë meteorësh ku burimi ndriçues i dukshëm gjendet në konstelacionin Persej, paraqet një nga shirat më të bukur dhe më aktiv të meteorëve gjatë vitit, të cilat janë të dukshme në truallin e Tokës. Tufa meteore zgjat dy dekadat e fundit, por intensitetin e…
Gazetari Zoran Bozhinovski që ditëve të fundit u lëshua në liri ka nxjerrë fakte të reja lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc. Ai ka theksuar në postimin e tij se shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm janë të pafajshëm ndërsa përmend një zyrtar të lartë të VMRO-DPMNE, gjegjësisht ish-kryeparlamentarin Trajko Veljanovski. Ja çka shkruan ndër të tjera: Më 12.09 do të organizohet mbledhje publike në Gjykatën Supreme për rastin Monstra, një tentim i ri për të shpëtuar Trajko Veljanovskin nga pesë dënime të përjetshme për përzierje në këtë rast monstruoz. Do të provoj të zbardh disa momente. Për…
Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-deputeti Ruzhdi Matoshi aktualisht profesor universitar është emëruar drejtor i Ndërmarrjes Publike “Agrobursa” (Agroberza) e Maqedonisë. Ai është ndër emërimet e bëra nga LR-PDSH, ndërsa siç dihet Matoshi është pjesë e kësaj strukture politike të ndarë nga PDSH. Matoshi është i njohur për karrierën e tij politike si deputet i PDSH-së, ndërsa viteve të fundit ishte jashtë skenës aktive politike, duke qenë i angazhuar profesor universitar. Ruzhdi Matoshi përveç që njihet si protagonistë i skenës politike pas vitit 2001, ai është i mirënjohur edhe për pjesëmarrjen në dy luftërat me emblemën e UÇK-së. I njohur si…
Me organizim të Zëvendës Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Hazbi Lika dhe Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, nesër në hotelin ‘Aleksandar Palace’ në Shkup do të mbahet manifestimi me rastin e shënimit të 16 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Marrëveshja që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni, u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001 në Ohër dhe kjo marrëveshje konsiderohej si garantuese e bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve. Parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit: 1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike 2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë…

