Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan të hënën tha se Turqia pret që SHBA-ja të përdorë ndikimin e saj për t’i bërë thirrje Izraelit t’u japë fund politikave që minojnë paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global, raporton Anadolu. Duke folur në një panel me titull “Marrëdhëniet Turqi-SHBA në prag të njëqindvjetorit”, organizuar nga Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në Nju Jork, Fidan tha se Turqia dhe SHBA-ja ndajnë interesin për shtete sovrane dhe të qëndrueshme që janë në gjendje të garantojnë sigurinë dhe mirëqenien në rajon, veçanërisht në Siri dhe Irak. Fidan bëri gjithashtu thirrje për rritjen e përgjegjësisë rajonale…
Author: almakos
Në vijim të fjalimeve në ditën e 114-të të protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika u ndal te testi përcaktues i Reformës në Drejtësi dhe përballja e pushtetit me institucionet e reja të akuzës. Sipas Likës, suksesi apo dështimi i reformës në drejtësi do të vërtetohet nga mënyra se si do të trajtohet kërkesa për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. “Reforma në drejtësi do vendoset nëse është e suksesshme nëse jepet apo jo imuniteti i Belinda Ballukut,” u shpreh aktivisti Lika para protestuesve. Më tej, Lika i bëri thirrje qytetarëve për mobilizim masiv…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve, këtë herë me një surprizë romantike që ka bërë të lindin dyshime se në jetën e saj sentimentale mund të ketë ardhur një person i ri. Fjolla ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi të një buqete të madhe me trëndafila të kuq, e cila ka marrë një formë të veçantë dhe duket qartë se është përgatitur posaçërisht për të. Në qendër të buqetës është krijuar shkronja “F” me trëndafila të bardhë, duke përfaqësuar inicialin e emrit të këngëtares. Ajo ka zgjedhur ta shoqërojë fotografinë me vetëm…
Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar një jaht që transportonte rreth 2.1 ton kokainë, në një operacion të zhvilluar rreth 650 kilometra larg brigjeve të Galicisë. Në pranga kanë rënë katër anëtarë të ekuipazhit, shtetas të Argjentinës, Uruguait, Kolumbisë dhe Shqipërisë, ndërsa një tjetër person i dyshuar për përfshirje në rrjetin e trafikut është arrestuar në Girona, pranë Barcelonës. Operacioni është zhvilluar nga Shërbimi i Mbikëqyrjes Doganore i Agjencisë Tatimore spanjolle, në bashkëpunim me autoritetet franceze dhe me mbështetjen e strukturave ndërkombëtare kundër trafikut të drogës. Jahti, rreth 14 metra i gjatë dhe me flamur polak, është shoqëruar drejt portit të Vigos,…
Abelard Tahiri, anëtar i Kryesisë së PDK-së, ka ndarë një përvojë emocionuese pas takimit me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për drejtësinë. Në një postim në Facebook, Tahiri ka shpjeguar se ky udhëtim ishte ndryshe nga vizitat e tjera që kishte realizuar gjatë gjashtë viteve të fundit, duke […] The post Mesazhi i fortë i Thaçit nga Hagë: Një thirrje për drejtësi dhe solidaritet appeared first on InfoKosova.
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Qafë Kasharit, në Tiranë, ku një furgon pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse. Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë transportuar drejt QSUT-së, ku po marrin ndihmën mjekësore. Mësohet se personat e plagosur kanë pësuar dëmtime në kokë dhe gjymtyrë. Nga pamjet e siguruara shihet se furgoni ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme, pas përplasjes me bordurën prej betoni që ndan korsitë e rrugës. Nuk dihen ende rrethanat e plota të aksidentit,…
Dënimi i krerëve të UÇK-së/ Evarist Beqiri: Të mos ndajmë interesin kombëtar, pa ndërkombëtarët s’e merrnim dot lirinë Analisti Evarist Beqiri, i ftuar në studion e News24, ka komentuar dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe zhvillimet politike e juridike që priten të pasojnë këtë vendim. I ndalur te roli i PDK-së dhe sfida parlamentare në Prishtinë, Beqiri u shpreh: “Krerët e UÇK-së vijnë kryesisht nga PDK dhe kjo parti ka qëllim të rikthejë kauzën e tyre në Parlamentin e Kosovës. Për të ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale është një betejë në Parlamentin e Kosovës që kërkon…
Kreu i Konfindustria Gjergj Buxhuku i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 foli për situatën e çmimit të karburanteve në vend. Ai theksoi se tregu i karburanteve funksionon shumë keq në Shqipëri. Gjithashtu ai shtoi se nafta e shtrenjtë është një tjetër kosto për shqiptarët. “Në Shqipëri jemi në kushtet e një tregu jo funksional, është i kapur nga lobet e karburanteve . Qeveria nuk e ka vullnetin politik për të rregulluar këtë situatë dhe për ta bërë në interes të qytetarit. Qeveria për momenti nga rritja e çmimit të karburanteve fut më shumë të ardhura në buxhet…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Ana Ejupi, ka ndarë me ndjekësit disa detaje personale nga shtatzënia e saj, duke rrëfyer hapur për vështirësitë që ka përjetuar gjatë muajve të parë të kësaj periudhe të veçantë. Ana, e cila është në pritje të ëmbël për herë të parë, ka zgjedhur të komunikojë me ndjekësit përmes një bashkëbisedimi “Ask” në Instagram, ku ka marrë pyetje të ndryshme rreth shtatzënisë dhe përjetimeve të saj që prej momentit kur ka mësuar se do të bëhet nënë. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse ka pasur mundime gjatë fillimit të shtatzënisë dhe si…
Teksa shqiptarët protestojnë në shesh për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, sot në ditën e 114, që nga dita e dhunës në Zvërnec që shpërtheu zemërim të madh të qytetarët, qeveria jo vetëm nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projekti por kërkon që t’u mbush mendjen edhe ndërkombëtareve se aty nuk ka asgjë të gabuar. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë të ditur se ditën e nesërme dy delegacione, një nga Parlamenti shqiptar dhe një nga Parlamenti Europian, do të zhvillojnë një vizitë në Zvërnec të Vlorës. Gjatë vizitës, delegacionet do…
Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në krah të atyre që përballen me padrejtësi dhe shtypje në mbarë botën dhe do të përdorë të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion për të punuar për një botë më të drejtë, tha të hënën drejtori i komunikimit i vendit, transmeton Anadolu. Në një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, Burhanettin Duran tha se kjo ditë shërben mbi të gjitha si një kujtesë për situatën në Gaza. “Në një kohë kur vlerat më themelore njerëzore po vihen rëndë në provë në Gaza, përgjegjësia e përbashkët e njerëzimit përballë vuajtjeve të fëmijëve, grave…
Shoqatat e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen si antikushtetues të ligjit të ri për pagat e magjistratëve. Ligji, i miratuar nga Kuvendi të enjten e kaluar dhe i dekretuar nga Presidenti një ditë më pas, është kundërshtuar nga përfaqësuesit e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kërkojnë shqyrtimin e tij nga Gjykata Kushtetuese. Me këtë ankim nis një tjetër përplasje institucionale mes Kuvendit dhe sistemit të drejtësisë, rreth një vit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në favor të gjyqtarëve dhe prokurorëve për çështjen e pagave. Tashmë pritet që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kërkesën dhe…

