Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka uruar kundërkandidatin e tij nga AKI, Arkin Jahijin, për fitoren në zgjedhjet lokale.
Përmes një shkrimi, Huseini i ka uruar Jahijit sukses në përgjegjësinë e re për drejtimin e komunës, duke theksuar se tashmë gara zgjedhore ka përfunduar dhe qytetarët meritojnë qetësi e bashkëpunim.
“E uroj Arkin Jahiji për fitoren në zgjedhjet dhe i dëshiroj sukses në përgjegjësinë që merr për drejtimin e Komunës së Bërvenicës. Zgjedhjet përfunduan, por Bërvenica mbetet shtëpia jonë e përbashkët. Pas një gare me shumë emocione, qytetarët meritojnë qetësi, bashkëpunim dhe përkushtim, pavarësisht përkatësisë politike apo etnike”, ka shkruar Huseini, raporton TV Shenja.
Urimi i tij vjen pas shpalljes së fitores së Arkin Jahijit në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës./TVSHENJA
MARKETING
<!–



