AirPods janë bërë një nga zgjedhjet më të njohura për kufje pa tela, por një trend i ri po ngre pyetje mbi mënyrën se si i përdorim ato. Një teknikë e re, e shpërndarë në platformat si TikTok dhe Reddit, sugjeron se shumica e përdoruesve i vendosin ato në mënyrën e gabuar, duke humbur kështu […] The post A po i përdorni gabim AirPods? Zbuloni teknikën që po revolucionon përvojën e dëgjimit appeared first on InfoKosova.
Author: almakos
Nafta nga mesnata do të shtrenjtohet për 5,5 denarë për litër, ndërsa çmimet e benzinave do të ulen për 1,5 denarë. Vendimin e ka marrë Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me çmimet e reja, një litër naftë do të kushtojë 104,5 denarë, ndërsa benzina BS-95 do të shitet për 99 denarë, kurse BS-98 për 101 denarë për litër. Sipas Komisionit, vendimi vjen pas rritjes së çmimit të dizelit të rafinuar në bursën mesdhetare me 7% gjatë javës së kaluar, si dhe forcimit të dollarit amerikan ndaj denarit me 1%.
Pas ditëve të komentuara gjerësisht për përplasjen me Jozin, Edi ka reaguar përmes rrjeteve sociale. Ai ka publikuar një fotografi nga St. Tropez, ku shfaqet pranë një makine luksoze. Në fotografi shihet edhe mbishkrimi “As I walk through the valley with my…”, ndërsa si vendndodhje është shënuar St. Tropez.
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/2027. Sipas njoftimit të Universitetit të Tetovës, regjistrimet në këtë afat do të realizohen më 21 dhe 22 shtator, në programet studimore ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të dy afateve të mëparshme. Nga UT bëjnë të ditur se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për programet studimore në të cilat ende ka vende të lira, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkursin për regjistrim. Afati i tretë u mundëson maturantëve dhe…
SHBA-ja ka dëbuar më shumë se 25 mijë persona drejt vendeve me të cilat nuk kishin lidhje, në kuadër të marrëveshjeve të arritura nga administrata e Trumpit, thuhet në një hetim të “Forbidden Stories”, transmeton Anadolu. Që nga marrja e detyrës nga presidenti Donald Trump në janar 2025, administrata e tij ka arritur marrëveshje me 35 vende për pranimin e të ashtuquajturve “shtetas të vendeve të treta”, pra migrantëve të dëbuar nga SHBA-ja drejt vendeve të tjera dhe jo vendeve të origjinës. Detajet e marrëveshjeve kryesisht nuk janë bërë publike. Sipas hetimit, i cili analizoi të dhëna nga burime të…
Çmimet e naftës bruto kanë shënuar rënie për të katërtën ditë radhazi në tregjet ndërkombëtare, ndërsa sinjalet për furnizime më të qëndrueshme kanë zbutur shqetësimet për një ndërprerje të menjëhershme të eksporteve nga Lindja e Mesme. Nafta europiane Brent është tregtuar rreth 101.70 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate, WTI, rreth 98.20 dollarë. Rënia vjen në një kohë kur eksportet e Arabisë Saudite janë rikuperuar në mbi 4 milionë fuçi në ditë gjatë shtatorit, duke ulur presionin mbi tregjet. Edhe zhvillimet gjeopolitike kanë ndikuar në pritshmëritë e investitorëve. Raportet e fundit flasin për përpjekje diplomatike të Kinës ndaj Iranit…
Kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama kanë shprehur qëndrime të forta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke diskutuar mbi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë që ka dënuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo situatë ka ngjallur një debat të gjerë mbi drejtësinë dhe vlerësimin e luftës së UÇK-së. Kurti, i cili […] The post Reagimi i dy kryeministrave nga SHBA: Kurti kërkon rishikimin e verdiktit të Speciales, Rama mbështet Kosovën appeared first on InfoKosova.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një fotografi të re të publikuar në Instagram. Artistja ka ndarë me fansat një imazh ku shfaqet me një pamje elegante dhe të kuruar, duke sjellë edhe një herë në fokus stilin e saj të veçantë. Në fotografi, Beatrix shfaqet e veshur me një kombinim klasik të ngjyrave të zeza dhe të bardha, ndërsa ka pozuar pranë shtëpisë. Përveç veshjes, vëmendje ka marrë edhe paraqitja e saj, me këngëtaren që shfaqet e kuruar në detaje dhe me një stil që ndërthur elegancën me një pamje më të…
Në takimin e sotëm në Tiranë të takimit të 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian, eurodeputetja Isabel Wiseler Lima, ka ngritur si shqetësim mos heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Wiseler-Lima vlerësoi punën e SPAK-ut dhe theksoi se ky institucion gëzon një nivel të lartë besimi te qytetarët shqiptarë. Megjithatë, ajo ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si garantohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë dhe nëse reforma në drejtësi do të vijojë të jetë e pakthyeshme. “Kur isha në maj këtu si vëzhguese e zgjedhjeve, ju ishit në fushatë, e tani ju shoh këtu si kolegë dhe mund…
Bojkotit të avokatëve në seancat gjyqësore pas rregullores së re që u ndalon përdorimin e celularëve, Gjykata e Posaçme iu është përgjigjur duke i ndëshkuar me gjoba. GJKKO e ka bërë të qartë që nuk do të tërhiqet nga rregullorja e re censuruese dhe në një përgjigje të kthyer avokatëve vetëm 4 ditë më parë u kishte kërkuar që të zbatojnë rregulloren ose në të kundërt të ndjekin rrugët ligjore. Gjobat u vendosën gjatë procesit ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, në një seancë ku…
Deri në orën 07:30 të ditës së sotme, në vend janë regjistruar gjithsej 20 zjarre në sipërfaqe të hapura, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza. Sipas informacioneve, nuk ka zjarre aktive, as zjarre që janë nën kontroll, ndërsa të 20 janë shuar. Zjarre janë regjistruar në disa komuna, duke përfshirë Zhelinën, Velesin, Kërçovën, Makedonski Brodin, Sopishtin, Vrapçishtin, Rankovcin, Sarajin, Gazi Babën, Tearcën, Likovën, Kumanovën, Ohrin dhe Gostivarin. “Shumica e ndërhyrjeve ishin për shkak të zjarreve në bimësi të ulët, kashtë, shkurre dhe mbeturina. Në komunat Makedonski Brod dhe Sopisht, zjarri pranë fshatit Belicë, në vendin Kajorec, u përhap drejt Jasenit,…
Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, ka marrë një pamje të re dhe emocionuese, duke u mbuluar me flamuj të UÇK-së, një simbol i rëndësishëm për historinë e vendit. Kryetari i Komunës, Përparim Rama, ka ndarë me publikun disa fotografi që ilustrojnë këtë transformim të veçantë. Fotografitë e publikuara tregojnë flamujt e UÇK-së të vendosur në qendër […] The post Prishtina nën flamujt e UÇK-së: Një pamje e re e kryeqytetit appeared first on InfoKosova.

