Author: almakos

Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet. MARKETING Sipas të dhënave të fundit, deri në orën 13:00 të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 4.518 qytetarë, që përfaqëson 27,81% të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore.Procesi zgjedhor po zhvillohet në të gjitha vendvotimet e komunës dhe deri më tani nuk ka pasur incidente apo probleme. MARKETING <!– –> <!– –> <!– –> <!– –> <!– –> <!– MARKETING –> <!– –> <!– –> <!– –> <!– –> <!– –> <!– –> <!– [html5_video id=472309] –>

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit ka vendosur që seanca ku do të shqyrtohen ankesat ndaj aktgjykimit për vrasjen e Liridona Ademajt të mbahet e mbyllur për publikun.Naim Murseli, i dënuar me burgim të përjetshëm në shkallën e parë, është paraqitur sot përballë Gjykatës së Apelit, së bashku me bashkëpunëtorët e tij Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Seanca ka për qëllim shqyrtimin e ankesave të paraqitura ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Avokatët e Murselit kanë dorëzuar një ankesë prej 30 faqesh, ku kërkojnë anulimin e aktgjykimit të shkallës së parë ose, në rast të kundërt, një dënim më të butë. Kjo…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollave të mesme në Francë kanë paralajmëruar bllokimin e institucioneve arsimore duke filluar nga nesër, në shenjë proteste ndaj politikave të qeverisë. MARKETING Thirrja është bërë nga organizata franceze e nxënësve të shkollave të mesme, ndërsa paralelisht sindikatat kanë njoftuar një mobilizim të gjerë dhe protesta masive më 5 nëntor. Kreu i organizatës së nxënësve, Pierre Surza, kritikoi masat e propozuara nga qeveria në përpjekje për të zbutur pakënaqësinë e të rinjve, duke deklaruar se ato nuk janë të mjaftueshme për të shuar zemërimin e tyre. Ndërkohë, sindikata Force Ouvrière ka paralajmëruar pjesëmarrje masive në protestën e së…

Lexo më Shumë

“Një grup i vogël ekstremistësh të majtë nuk mund t’i diktojë kurrë PD-së asnjë lloj qëndrimi ndaj revoltës studentore dhe ndaj protestave në tërësi”. Ky ishte qëndrimi i kreut të opozitës, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale kur u pyet për aksionin opozitar dhe opozitën e opozitës që i shërben Ramës. Pjesë nga bashkëbisedimi Vis Bejleri: Doktor, pse nuk thërret Partia Demokratike protesta? Pse duhet ta katandisim protestën në luftë me Arlindat dhe Agronat? Pse mos dalin demokratët me flamur e kërkesa politike me ofertë qeverisëse? Nuk na bashkon asgjë me komunistët e matrapazët politikë. Pse…

Lexo më Shumë

Tetë persona janë arrestuar pas një kontrolli policor në një lokal në komunën e Karposhit në Shkup, ku janë gjetur disa të mitur në gjendje të dukshme të dehur.Njëri prej tyre është dërguar në Klinikën e Toksikologjisë, ku i është ofruar ndihmë mjekësore. MARKETING Sipas informacioneve të publikuara nga mediat, kontrolli është kryer pas dyshimeve se në lokalin në fjalë u shërbehej alkool personave të mitur. Testimi me alkooltest ka rezultuar pozitiv për të tetë personat e arrestuar. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës…

Lexo më Shumë

Dhoma e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka miratuar një vendim të rëndësishëm për mbrojtjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke lejuar rritjen e kufirit të fjalëve në njoftimet e tyre të apelit. Vendimi, i publikuar më 28 tetor, lejon që njoftimet e apelit të përmbajnë deri në 7 mijë fjalë, duke u rritur kështu nga kufiri standard prej 3 mijë fjalësh. Kjo është një mundësi e rëndësishme për mbrojtjen e të akuzuarve, duke u dhënë atyre më shumë hapësirë për të paraqitur argumentet e tyre. Mbrojtja kishte kërkuar një rritje…

Lexo më Shumë

Një bisedë telefonike mes Arlinda Zekajt dhe një rreshteri të Policisë së Kosovës ka zbuluar tensionin e saj në lidhje me sigurinë e familjarëve të ish-burrit që ndodheshin në shtëpinë e saj.Arlinda, e cila shprehu shqetësimin e saj, theksoi se nuk mund të kthehej në shtëpi për shkak të pranisë së njerëzve të panjohur, duke kërkuar që ata të largoheshin. Kjo bisedë, e publikuar nga MAT në Klan Kosova, nxjerr në pah nevojën për mbrojtje dhe reagim institucional ndaj situatave të tilla. Komunikimi mes saj dhe rreshterit policor ilustron një situatë të tensionuar, ku Arlinda kërkon ndihmë për të siguruar…

Lexo më Shumë

Europarlamentari holandez, Sander Smit ka ngritur shqetësime për përdorimin e paraburgimit në Shqipëri, teksa komentoi rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. I pyetur për qëndrimin e tij ndaj zgjerimit të Bashkimit Europian dhe gatishmërisë së Shqipërisë për anëtarësim, Smit e cilësoi çështjen e Veliajt si me rëndësi të madhe për vlerësimin e shtetit të së drejtës në vend. Sipas tij, paraburgimi përdoret shpesh në Shqipëri dhe, në disa raste, duket se shërben si mjet politik. Smit e përmendi rastin e Veliajt krahas protestave të vazhdueshme në vend, duke thënë se këto zhvillime tregojnë se Shqipëria ende nuk e ka…

Lexo më Shumë

<!– –> Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut. Përveç muzikës, ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht momente të ndryshme nga jeta e saj, raporton IndeksOnline. Së fundmi, Adelina ka publikuar disa fotografi nga festa e Halloween-it, ku është shfaqur me një veshje mjaft unike. Këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj, duke u dukur tejet joshëse. <!—-> <!—->

Lexo më Shumë

Dalja në votime në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës deri në orën 09:00 është 3,98 për qind. Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 646 qytetarë, njoftoi zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Radica Todorovska-Aleksovska. Sipas të dhënave të para të pranuara nga KSHZ-ja, dalja në votime është rritur për 1,52 pikë përqindjeje krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 18 tetor. Në atë kohë, deri në orën 09:00 kishin votuar 400 qytetarë, përkatësisht 2,46 për qind e votuesve të regjistruar. Dalja më e lartë deri në orën…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të dendura dhe do të kalojnë 25 litra për metër katror. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperatura minimale do të lëvizë nga 7 deri në 11 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 11 deri në 15 gradë. Në Shkup do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira me reshje të herëpashershme shiu, veçanërisht në pasdite dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 9 gradë, ndërsa maksimale…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka nisur zyrtarisht një procedim penal ndaj kompanisë “AlbChrome”, duke vënë në lëvizje organet e drejtësisë për atë që konsiderohet si një nga krizat më të rënda mjedisore në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik. Hetimi vjen pas një investigimi të Kapitalit, i cili ekspozoi përmasat e frikshme të helmimit mjedisor me mbetje të rrezikshme dhe praninë e rreth 320 tonëve pluhur toksik në qiell të hapur. Alarm për kancerogjenë në qiell të hapurHetimet e prokurorisë mbështeten mbi gjetjet tronditëse të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM). Sipas dokumentacionit zyrtar, kompania ka depozituar për vite me radhë mbetje…

Lexo më Shumë