Në një hap historik për komunitetin shqiptaro-amerikan, Diamant Hysenaj, shqiptari i parë që kandidon për Kongresin e SHBA-së në qarkun e 14-të (New York, Bronx dhe Queens), ka bashkuar forcat me Bruce Blakeman, kandidatin për guvernator të New York-ut. Ky partneritet vjen si një thirrje e fuqishme për ndryshim, lehtësim ekonomik dhe mbështetje të pakushtëzuar për familjet dhe bizneset. Gjatë takimit të tyre, Bruce Blakeman vuri në dukje se taksat e larta, faturat e papërballueshme të energjisë dhe çështjet e sigurisë publike kërkojnë veprim të menjëhershëm, duke u zotuar se së bashku do të punojnë për të ulur taksat, përgjysmuar…
Author: almakos
<!– –> Binance, bursa më e madhe në botë e kriptovalutave, ka njoftuar se ka mbuluar 90% të aseteve me vlerë prej 6.3 miliardë dollarësh (4.7 miliardë paund), të vjedhura gjatë një sulmi kibernetik të enjten. Pjesa e mbetur prej 10% mund të kërkojë më shumë kohë për t’u siguruar në sasitë e nevojshme, ka bërë të ditur kompania, raporton BBC. Binance ka premtuar vazhdimisht se do të mbulojë 100% të humbjeve nga ajo që dyshohet të jetë sulmi më i madh kibernetik në historinë e kriptovalutave. Kompania ka deklaruar se ka ndarë më shumë se 6.34 miliardë dollarë nga…
Caktimi i Valbona Dishaj-Haxhosajt si ushtruese e detyrës së Kryeprokurores në Prokurorinë Themelore të Pejës ka shkaktuar një valë reagimesh të forta, sidomos nga familjarët e Donjeta Pajazitajt. Ky emërim erdhi pas suspendimit të kryeprokurores Lumturije Vuçetaj, një masë e cila u mor për shkak të dështimeve të dukshme në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra në mënyrë brutale nga ish-kunati i saj. Kjo situatë ka nxitur shqetësim të madh në opinionin publik. Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt, ka shprehur revoltën e tij për këtë vendim. Ai thekson se emërimi i Dishaj-Haxhosajt është një hap…
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka thënë se Teherani do të përcaktojë “kohën dhe kushtet” për përfundimin e konfliktit “nëse armiqtë rifillojnë sulmet”, transmeton Anadolu. MARKETING “Nëse armiqtë ndërmarrin sërish sulme ushtarake ose terroriste, janë forcat e armatosura të Republikës Islamike dhe populli iranian ata që do të përcaktojnë kohën dhe kushtet për përfundimin e tyre”, ka thënë Khamenei në një deklaratë të përcjellë nga transmetuesi shtetëror IRIB. Deklarata u bë pas takimit të Khameneit me zyrtarë të lartë ushtarakë, raportoi transmetuesi. Udhëheqësi suprem i Iranit ka udhëzuar komandantët e lartë që të japin “përgjigje të menjëhershme dhe efektive,…
Familja e diplomatit të njohur Bashkim Zeneli ka njoftuar detajet e ceremonisë së lamtumirës dhe homazheve që do të zhvillohen në nder të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, vajza e tij, analistja e njohur dhe ekspertja e çështjeve te sigurisë, Valbona Zeneli ka bërë të ditur se homazhet do të mbahen të hënën, më 2 nëntor 2026, nga ora 11:00 deri në 13:00, pranë Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në Tiranë. Pas homazheve, diplomati do të përcillet për në banesën e fundit, në Varrezat e Sharrës. Ndërkohë, pritja e vizitave do të zhvillohet të martën…
<!– –> Trendi i grimit të inspiruar nga personazhi i animuar Bambi po vazhdon të marrë vëmendje në rrjetet sociale, duke u provuar nga shumë vajza dhe krijuese të përmbajtjeve. Këtij trendi nuk i ka shpëtuar as influencerja shqiptare Hatixhe Brika, e njohur për publikun si Hati. Ajo ka ndarë me ndjekësit pamjen e saj të realizuar sipas këtij stili, duke iu bashkuar kështu një prej trendeve që po qarkullon në TikTok dhe Instagram. Grimi Bambi karakterizohet nga sytë e theksuar dhe të rrumbullakosur, nuancat kafe, hunda e errësuar dhe pikat e bardha në faqe, të cilat krijojnë pamjen karakteristike…
Tensionet kanë arritur kulmin para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Protestuesit, të cilët kërkojnë ndryshime të menjëhershme në sistemin arsimor, kanë vendosur flakën kazanëve të plehrave, duke krijuar një atmosferë të tensionuar dhe dramatike. Ndërkohë, situata është përshkallëzuar më tej me ndezjen e tymueseve, që kanë shtuar panikun në mesin e kalimtarëve dhe përfaqësuesve të mediave. Ngjarjet e sotme pasojnë një seri protestash të organizuara nga studentët, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj politikave aktuale të arsimit. Raportet e para flasin për përplasje të mundshme mes studentëve dhe militantëve të partive politike, duke e bërë situatën edhe më…
Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar protestat e zhvilluara në Shqipëri, duke shprehur habi për përpjekjet për të lidhur partinë që ai drejton me protestat dhe përplasjet e dhunshme. Gjatë mbledhjes së 64-t të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti deklaroi se partia e tij tashmë është forcë qeverisëse dhe jo protestuese, duke theksuar se nuk pranon të instrumentalizohet nga askush. “Kam parë me habi se si zëra të ndryshëm janë përpjekur t’ia faturojnë edhe Vetëvendosjes këto protesta, por ne sot jemi forcë qeverisëse dhe jo forcë protestuese. Edhe kur kemi qenë forcë protestuese,…
<!– –> Poem Blu, vajza e reperit Ledri Vula dhe Sara Hoxhës, është shfaqur me një veshje të veçantë në prag të festës së Halloween-it. Ajo ka veshur një fustan të bardhë nusërie, duke marrë pamjen e një nuseje të vogël. Veshja e saj është zgjedhur në kuadër të përgatitjeve për Halloween, ndërsa Poem Blu duket shumë simpatike me këtë paraqitje. Vajza e Ledrit dhe Sarës shfaqet herë pas here në publikimet e prindërve të saj, të cilët ndajnë momente të ndryshme nga përditshmëria familjare. <!—-> <!—->
MARKETING Rritja e besimit në gjyqësor nuk arrihet duke ndryshuar udhëheqësit e institucioneve, por nevojitet buxhet, punësime dhe reforma sistemore. Kështu e sheh situatën juristi Milazim Mustafa, pas zgjedhjes së fundit të prokurores së re të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe paraprakisht të kryeprokurorit shtetëror. Mustafa nuk është optimist se gjërat do të ndryshojnë. Milazim Mustafa, jurist “Zakonisht kur ndodhin ndryshimet ka dhe shpresa se do përmirësohen gjërat. Megjithatë duhet pas parasysh situatën, duke njohur sistemin se si funksionon dhe në çfarë gjendje është, un nuk jam optimist se me ndrrimin e personaliteteve të shkojë…
Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad al-Shaibani, tha të shtunën se “aktualisht janë duke u zhvilluar diskutime për të vlerësuar anëtarësimin e Sirisë në aleancën e Mekës”, një pakt rajonal që bashkon Turqinë, Pakistanin dhe Arabinë Saudite, transmeton Anadolu. MARKETING Deklaratat e Shaibanit u bënë gjatë një sesioni mbi sigurinë rajonale në kuadër të Dialogut të Manamasë 2026, sipas Agjencisë Arabe Siriane të Lajmeve (SANA). Ai tha se Damasku është pjesë “integrale” e sigurisë rajonale dhe se do të mbështesë çdo mekanizëm që synon mbrojtjen e stabilitetit në rajon. Ministri theksoi se rajoni “ka më shumë nevojë se kurrë” për…
13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë dhe Shtip. Gjatë kontrolleve, policia u ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë, materie të bardhë pluhur dhe në formë kokrrizash, tableta dhe sende me përmbajtje pluhuri. Nëntë persona janë arrestuar vetëm në Shkup, pasi tek ata janë gjetur marihuanë dhe materie të dyshuara narkotike. Në burgun e Prilepit, gjatë kontrollit të një të burgosuri 32-vjeçar, janë gjetur materie pluhur, disa tableta me ngjyra të ndryshme dhe sende me përmbajtje pluhuri. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Po të njëjtën ditë, në orën…

