Banka Popullore e Serbisë ka vendosur t’ia revokojë licencën e funksionimit ALTA Bankës SHA Beograd, pas përkeqësimit të ndjeshëm të gjendjes së saj financiare. MARKETING Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet e zhvilluara nga autoritetet mbikëqyrëse kanë evidentuar probleme serioze me likuiditetin e bankës, si dhe rrezik për përkeqësim të mëtejshëm të situatës financiare. Këto zhvillime kanë ngritur shqetësime për sigurinë e depozitave dhe interesat e klientëve të bankës. Nga Banka Popullore e Serbisë bëjnë të ditur se vendimi është marrë me qëllim mbrojtjen e depozituesve dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar në vend. Ndërkohë, Agjencia për Sigurimin e Depozitave pritet…
Author: almakos
<!– –> Një hyrje mjaft interesante në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është edhe ajo e Zojës Nushi. Ajo u shfaq me një vello të zezë, duke zgjedhur një paraqitje të veçantë që nuk kaloi pa u vënë re. Hyrja e saj solli një tjetër moment të veçantë në natën e parë të BBVK-së. <!—-> <!—->
Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon të mbledhë qytetarët e Prishtinës, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e saj tragjike. Kjo ngjarje e dhimbshme ka shkaktuar një reagim të fuqishëm në shoqërinë kosovare, duke nxitur një valë protestash që synojnë të bëjnë zërin e grave të dëgjohet. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e organizuara, duke inkurajuar qytetarët të bashkohen në këtë kauzë të rëndësishme. Kjo është një mundësi për të shprehur indinjatën ndaj dhunës ndaj grave dhe për të kërkuar llogari nga institucionet përkatëse. “Të shtunën në orën 17:00, ne do të mblidhemi…
Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë do të mbahet nesër, më 1 nëntor, dhe sot në 24 vendbanime në komunë votojnë 107 persona të sëmurë dhe të dobët. MARKETING Raundi i parë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë u mbajt dy javë më parë, më 18 tetor, dhe më shumë vota fituan kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Mbrëmë në mesnatë filloi heshtja zgjedhore për raundin e dytë të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës. Në zgjedhjet e 18 tetorit, 16,256 qytetarë kishin të drejtë vote, dhe pjesëmarrja ishte…
Studentët do të mbajnë sot protestën kombëtare, pas tre javësh reagimesh dhe tubimesh kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me thirrjen “Pa dorëheqje nuk ndalemi”, të rinjtë janë mobilizuar për t’u mbledhur në orën 12:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku pritet të zhvillohet protesta. Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar kërkesave të të rinjve. Po ashtu, në shesh pritet të rikthehen edhe demokratët, në shenjë solidariteti me protestën studentore. Në thirrjet e tyre, studentët kanë artikuluar si kërkesë kryesore largimin e kryeministrit…
Ndryshimet e shpejta që po sjell inteligjenca artificiale në tregun e punës po nxisin një rishikim të thellë të rolit tradicional të diplomës universitare dhe të prioriteteve që duhet të ketë arsimi në të ardhmen.Shumë të rinj vazhdojnë ta shohin diplomën universitare si investimin më të sigurt për karrierën e tyre. Megjithatë, disa kompani po e sfidojnë këtë qasje tradicionale. Palantir, për shembull, ka filluar të rekrutojë drejtpërdrejt maturantë të shkollave të mesme, duke e lënë pas diplomën si kriter të nevojshëm. Gjigantët si Google dhe Apple kanë hequr prej vitesh kërkesat për diplomë universitare, ndërsa IBM ka deklaruar se…
Komisioni i Prokurorisë së Lartë Publike në Serbi ka nisur një hetim të thelluar mbi rastin e Milan Radoiçiqit, një biznesmen i njohur për lidhjet e tij me politikën dhe akuzat për krime të rënda. Ky hetim, i udhëhequr nga kryeprokurorja Zagorka Dolovac, fokusohet në arsyet që çuan në vendimin për të mos e dërguar Radoiçiqin në paraburgim pas marrjes në pyetje nga autoritetet. Rasti ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut për shkak të natyrës së rëndë të akuzave ndaj tij. Raportet nga mediumi serb Nova.rs theksojnë se një nga faktorët kryesorë që ndikuan në këtë vendim ishte mënyra…
<!– –> Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova”, Resul Sinani, ka komentuar aftësinë e banorës bjelloruse Olechka për të komunikuar në gjuhën shqipe, duke shprehur vlerësimin e tij për mënyrën se si ajo e flet gjuhën. Gjatë diskutimit në spektakël, Resuli u ndal te shqiptimi dhe rrjedhshmëria e Olechkës, duke theksuar se ajo e zotëron mjaft mirë gjuhën shqipe, pavarësisht se nuk është me origjinë shqiptare. Madje, opinionisti bëri edhe një krahasim me një nga banoret e edicionit të kaluar, Bia Khalifa, e cila është me origjinë rumune. Sipas vlerësimit të tij, Olechka e flet shqipen shumë më rrjedhshëm sesa…
<!– –> Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 5, Resul Sinani dhe Rudina Dembacaj, kanë ndarë përshtypjet e tyre për banorët më të rinj që iu bashkuan shtëpisë më të famshme në vend. Gjatë spektaklit Prime, dy opinionistët kanë komentuar hyrjet e reja, duke u ndalur te personaliteti dhe paraqitja e tyre, ndërsa vëmendje të veçantë morën komentet për Anjezën dhe këngëtarin Bejta. Resul Sinani, duke folur për Anjezën, u shpreh se ajo i duket një vajzë e veçantë, dinamike dhe që nuk do të hezitojë të jetë e drejtpërdrejtë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. Ai pati fjalë vlerësuese…
Turqia ka shprehur ngushëllime të premten pas rrëzimit të një helikopteri në të cilin ndodhej personel ushtarak italian i caktuar në misionin paqeruajtës të BE-së, EUFOR Althea, në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Anadolu. Në një deklaratë të publikuar në platformën sociale amerikane X, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se është thellësisht e pikëlluar nga incidenti, duke theksuar se edhe Turqia kontribuon në misionin e udhëhequr nga BE-ja. “U shprehim ngushëllimet tona familjeve të atyre që humbën jetën në këtë aksident tragjik, si dhe popullit italian, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, Toyota Motor Europe ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke regjistruar shitjen e 936.042 automjeteve Toyota dhe Lexus, duke vendosur kështu një rekord të ri në historinë e saj. Marka Toyota vazhdon të mbajë pozitat e saj të forta në tregun evropian, duke u renditur si marka e dytë më e shitur e veturave. Kjo tregon se besimi i konsumatorëve në produktet e saj është në rritje të vazhdueshme. Një nga modelet që ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme është Toyota Yaris Cross, e cila ka arritur të tërheqë vëmendjen e blerësve dhe…
Behgjet Pacolli është hedhur në kundërsulm për të marrë kontrollin e plotë të Aeroportit të Vlorës duke shkarkuar administratorin e vendosur nga Valon Ademi. Dokumentat zyrtare tregojnë se në 17 tetor Mabco ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të Ortakëve të shoqërisë konccesionare VIA me një pikë të vetme në rendin e ditës; shkarkimin e administratorit Vegim Hoxha dhe zëvendësimin e tij me Eglantina Seferajn. Mbledhja e asamblesë së ortakëve është zhvilluar në mungesë të plotë të përfaqësuesve të “2A Group”. Pasi ka konstatuar kuorumin, presidenti Emin Pacolli ka zyrtarizuar shkarkimin e Hoxhës dhe emërimin e Seferajt…

