Edi Rama ka dalë hapur dhe e ka shpallur Erion Veliajn puçist, pjesë të komplotit për rrëzimin e tij nga pushteti dhe, pasi e syrgjynosi në burgun e Fierit, ka vendosur t’u mbyllë gojën edhe atyre pak socialistëve që guxuan të kërkonin shpjegime për trajtimin e kryebashkiakut të Tiranës. Në mbledhjen e zhvilluar me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri i ka vënë kapak një herë e mirë debatit që sa po çelte brenda Partisë Socialiste pas transferimit të papritur të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit. Për Ramën, çështja nuk ka…
Author: almakos
<!– –> Besnik Krapi, bashkëshorti i moderatores së njohur Jonida Vokshi, ka ndarë së fundmi një moment të këndshëm familjar, duke publikuar një fotografi krah të birit të tyre. Aktori ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një pjesë nga koha që po kalon me fëmijët, duke treguar se momentet pranë familjes zënë një vend të veçantë në përditshmërinë e tij. Fotografia e publikuar ka tërhequr vëmendjen, pasi Besniku shfaqet në shoqërinë e të birit, duke ndarë një çast nga jeta e tyre larg angazhimeve profesionale. Ndërkohë, Jonida Vokshi vazhdon të jetë një nga figurat e njohura të ekranit, e angazhuar…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka theksuar nevojën për veprim urgjent dhe të përbashkët për përballimin e ndryshimeve klimatike, duke i cilësuar ato si krizë që prek të gjitha segmentet e shoqërisë. Gjatë fjalimit në ngjarjen “Dialogu Kombëtar Përpara OZH31”, të organizuar nga UNDP dhe institucionet vendore, ajo kërkoi miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për Veprimin Klimatik. Sipas saj, ky ligj është një nga dokumentet e rëndësishme të agjendës së reformave në kuadër të integrimit evropian dhe tashmë ka marrë vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian për përputhshmërinë me legjislacionin e BE-së. Duke folur për pjesëmarrjen në konferencën COP31 në Antalia,…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me raportimet për dhunimin e Ergys Agasit në burg, duke ngritur dyshime për një përpjekje për ta detyruar të heshtë dhe për të penguar zbardhjen e informacioneve që ai disponon. Në reagimin e tij në Facebook duke cituar një prej mediave që e kanë shpërndarë lajmin, Berisha thekson se është përgjegjësia e shtetit për të garantuar sigurinë e Agasit dhe për të mos lejuar presion ndaj tij. Berisha ngre pyetjen se kush po thotë të vërtetën për atë që ka ndodhur në burg, ndërsa paralajmëron se, sipas tij, Padrino kërkon të…
Që nga aktivizimi i aplikacionit vakcinacija.mk për vaksinim falas kundër gripit sezonal, deri më tani janë regjistruar 70.185 persona, informuan nga Ministria e Shëndetësisë. Deri më tani janë vaksinuar 6.282 persona nga grupet e rrezikut. Vaksinimi po zhvillohet në 31 pika në të gjithë vendin, nga të cilat pesë pika janë në Shkup, në poliklinikat Idadija, Bit Pazar dhe Gjorqe Petrov, në Qendrën për Shëndet Publik-Shkup dhe në Institutin e Shëndetit Publik. Vaksinimi falas kundër gripit sezonal është i dedikuar për persona mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, si dhe fëmijë të moshës gjashtë muaj…
<!– –> Tashmë nuk ka rëndësi se në cilin vend të botës ndodheni, pasi spektaklin “Big Brother VIP Kosova 5” mund ta ndiqni drejtpërdrejt edhe përmes platformës YouTube. Lajmi i mirë është bërë i ditur nga moderatori Alaudin Hamiti, duke u dhënë mundësinë të gjithë shqiptarëve, veçanërisht atyre që jetojnë në diasporë, të mos humbasin asnjë moment nga spektakli. Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” ka nisur mbrëmë në një mënyrë ndryshe nga sezonet e kaluara, me hapjen e dyerve të shtëpisë për tre banorët e parë: Arlinda Morinën, Nichin dhe Antoneta Koçin. Hyrjet e para kanë shënuar…
Në dosjen e Belinda Ballukut janë 31 të pandehur, mes tyre pesë ndërtues dhe dy kompani private. SPAK akuzon Arbër Abazin për korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh, pasi dyshohet se i dha Ballukut një vilë në Palasë në këmbim të tenderit të Lotit 7 të Unazës së Madhe. Për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe Artan Sako, Paqsor Buzi dhe kompani të lidhura me ta. Ndërsa Pandeli Carapuli akuzohet për pastrim parash në lidhje me vilën në White Rocks, në Dhërmi. Të pandehurit e tjerë janë kryesisht ish-vartës dhe bashkëpunëtorë të Ballukut. Ervis Berberi përballet me nëntë akuza për shkelje në tendera,…
Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”, ku dëshmoi ish-zëvendësdrejtori i ndërmarrjes, Andrej Krstevski. Gjatë dëshmisë, ai konfirmoi se terminalet e videolotarisë, për të cilat ishte bërë blerja, ende nuk janë vënë në përdorim dhe vazhdojnë të qëndrojnë në magazina. Krstevski foli edhe për raportet mes ish-drejtorit Përparim Bajrami dhe ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, duke deklaruar se ata ishin miq dhe se Bajrami e quante Grubin “shef”. Ai gjithashtu tha se gjatë drejtimit të Bajramit, materialet për mbledhjet e ndërmarrjes u dërgoheshin anëtarëve me vonesë, duke u lënë më pak kohë për shqyrtim. Sa i përket themelimit…
Shtatë kandidatë janë nominuar nga shtetet anëtare për t’u bërë drejtori i ardhshëm i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), njoftoi agjencia shëndetësore e OKB-së, transmeton Aandolu. MARKETING Në mesin e kandidatëve janë Hanan Mohammed Al-Kuwari nga Katari, ish-ministre e Shëndetësisë dhe këshilltare aktuale e kryeministrit për shëndetin publik; Hanan Balkhy nga Arabia Saudite, drejtoreshë rajonale e OBSH-së për Mesdheun Lindor; dhe Hans Henri P. Kluge nga Belgjika, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropën. Të nominuar janë gjithashtu Maria P. Neira nga Spanja, ish-drejtoreshë e Departamentit të Mjedisit dhe Shëndetit të OBSH-së; ministri indonezian i Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin;…
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë dorëheqje më 30 tetor, vetëm pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, një ngjarje që ka shkaktuar protesta dhe kërkesa për përgjegjësi nga institucionet. Hoxha, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, u shpreh se dorëheqja e tij është një veprim moral, por nuk sqaroi nëse ndien përgjegjësi për lëshimet në trajtimin e rastit. Ky rast ka nxitur reagime të shumta në shoqërinë kosovare, ku qytetarët kërkojnë më shumë përgjegjësi dhe transparencë nga autoritetet. Pas dorëheqjes, Zyra e Kryeministrit njoftoi se Albin Kurti e ka pranuar këtë vendim dhe e…
Llogaria zyrtare e News24 në Instagram është mbyllur pa paralajmërim, pas një periudhe aktiviteti të lartë, gjatë së cilës ka regjistruar mbi 270 milionë klikime në javët e fundit. Mbyllja vjen në një periudhë kur News24 ka pasqyruar gjerësisht protestat e studentëve dhe qytetarëve, përplasjet me policinë dhe zhvillimet e përditshme në rrugë, duke sjellë në vëmendje publike kërkesat e protestuesve dhe reagimet e qeverisë. Sakaq, ekipet tona të sigurisë po punojnë për rikthimin e faqes në një kohë të shpejtë në bashkëpunim me kompaninë META. Deri në rikthimin e faqes zyrtare, ndjekësit mund të informohen përmes llogarive në Instagram…
Pas 8 arrestimeve dhe 11 kallëzimeve penale gjatë ditës së djeshme lidhur me skandalin e faturimit e dyfishtë ndaj pacientëve dhe Fondit të Sigurimit Shëndetësor nga MPB kanë njoftuar se është arrestuar edhe personi me inicialet B.K për veprën penale “Pastrimi i parave dhe i të ardhurave të tjera që burojnë nga vepra penale”, kanë njoftuar nga MPB. GOCE ANDREEVSKI, ZËDHËNËS I MPB-SË “Policia me urdhër të prokurorit publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka privuar nga liria personin me inicialet B.K., për veprën penale “Pastrimi i parave dhe i të…

