Llogaria zyrtare e News24 në Instagram është mbyllur pa paralajmërim, pas një periudhe aktiviteti të lartë, gjatë së cilës ka regjistruar mbi 270 milionë klikime në javët e fundit. Mbyllja vjen në një periudhë kur News24 ka pasqyruar gjerësisht protestat e studentëve dhe qytetarëve, përplasjet me policinë dhe zhvillimet e përditshme në rrugë, duke sjellë në vëmendje publike kërkesat e protestuesve dhe reagimet e qeverisë. Sakaq, ekipet tona të sigurisë po punojnë për rikthimin e faqes në një kohë të shpejtë në bashkëpunim me kompaninë META. Deri në rikthimin e faqes zyrtare, ndjekësit mund të informohen përmes llogarive në Instagram…
Author: almakos
Pas 8 arrestimeve dhe 11 kallëzimeve penale gjatë ditës së djeshme lidhur me skandalin e faturimit e dyfishtë ndaj pacientëve dhe Fondit të Sigurimit Shëndetësor nga MPB kanë njoftuar se është arrestuar edhe personi me inicialet B.K për veprën penale “Pastrimi i parave dhe i të ardhurave të tjera që burojnë nga vepra penale”, kanë njoftuar nga MPB. GOCE ANDREEVSKI, ZËDHËNËS I MPB-SË “Policia me urdhër të prokurorit publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka privuar nga liria personin me inicialet B.K., për veprën penale “Pastrimi i parave dhe i të…
Agjencia e OKB-së për refugjatët paralajmëroi për përkeqësimin e shpejtë të situatës humanitare që prek më shumë se 65 mijë refugjatë dhe azilkërkues në Jemen, pasi intensifikimi i luftimeve, vështirësitë ekonomike dhe kufizimet në qasjen humanitare po i lënë mijëra njerëz në vështirësi për të mbijetuar, raporton Anadolu. MARKETING “UNHCR-ja është e alarmuar nga përkeqësimi i shpejtë i krizës humanitare”, u tha gazetarëve në Gjenevë zëdhënësi Matthew Saltmarsh, duke përmendur pasigurinë, pakësimin e burimeve dhe rritjen e çmimeve. Ai tha se kushtet janë veçanërisht shqetësuese në kampin e refugjatëve Kharaz, në provincën Lahj, në jugperëndim të vendit, ku strehohen rreth…
Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Manastir ndaj një 56-vjeçareje nga Manastiri, me inicialet M.K., dhe një 38-vjeçari nga Estonia, me inicialet A.S. Ata dyshohen për veprën penale “Mashtrim”, pasi kanë bindur një numër të madh qytetarësh të investojnë në një platformë të rreme në internet, duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare. Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bëjnë të ditur se mashtrimi është zhvilluar në periudhën nga dhjetori i vitit 2025 deri në prill të vitit 2026. Të kallëzuarit kanë përdorur një kanal në një aplikacion mobil,…
Chatbotët e inteligjencës artificiale, të cilët po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në jetën tonë të përditshme, përballen me një sfidë të madhe: a duhet të raportojnë krimet që mund të zbulojnë gjatë bisedave me përdoruesit?Me rritjen e përdorimit të këtyre teknologjive, ka pasur gjithnjë e më shumë raste që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Përdoruesit shpesh ndajnë informacione të ndjeshme, duke përfshirë rrëfime për vepra penale, pa e ditur se si do të trajtohen këto biseda nga platforma. Një rast i veçantë ndodhi në gusht, kur një student 19-vjeçar nga Universiteti i Misurit i shkroi ChatGPT-së për…
Ministria e Brendshme informon se dje pasdite në orën 14:30, SPB e Manastirit mori një njoftim se një 46-vjeçar banor i Manastirit është gjetur i vdekur në një shtëpi në rrugën “Dovlexhik” në Manastir. Një mjek i urgjencës konfirmoi vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë iu dorëzua Departamentit të Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa inspektimin e kreu një ekip inspektimi nga SPB e Manastirit.
Anëtari i kryesisë së BDI-së, Bajram Rexhepi sot ka njoftuar se ka pranuar kërcënime për jetë nga disa persona. “Pasi ne kemi zbardhur planin e vjedhjes të komunës së Tetovës te parcela e zjarrfikësve dhe sigurisht pasi kemi denoncuar të gjithë këtë plan monstruoz që është duke përgatitur komuna që ata e quajnë studim i fezibilitetit, unë kamë pranuar kërcënim nga një person i cili është vëllai i pronarit të cilit e ndërton objektin e komunës. Ne sot kemi denoncuar këtë kërcënim dhe po ju bëjmë medie se metoda të tilla mesjetare nuk do të mund të na frikësojnë”, tha…
Një ngjarje e paprecedentë ka tronditur botën e kriptomonedhave, pasi Binance, platforma më e madhe e tregtimit, ka rënë pre e një grabitjeje masive që përfshin asete me vlerë 6.3 miliardë dollarë. Kjo vjedhje është e klasifikuar si më e madhe në historinë e kriptovalutave dhe ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e këtij sektori.Pas incidentit, Binance njoftoi se rreth gjysma e aseteve të prekura janë bllokuar, ndërsa pjesa tjetër dyshohet se është ende nën kontrollin e hakerëve. Kompania ka premtuar se do të kompensojë të gjitha humbjet dhe është angazhuar në bashkëpunim me autoritetet për të zbardhur këtë…
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në Shqipëri. Sipas vendimit të marrë këtë të premte, më 30 tetor 2026, nafta do të tregtohet me pakicë deri në 218 lekë për litër, ndërsa benzina me jo më shumë se 179 lekë për litër. Për shitjen me shumicë, çmimi i naftës është përcaktuar në jo më shumë se 206 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës në 167 lekë për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 15:00, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës,…
MPB Maqedoni njofton se pardje (28.10.2026), në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00, në territorin e të gjithë vendit, Sektori për Çështje të Komunikacionit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka realizuar një aksion kontrollues të automjeteve transportuese. MARKETING Siç thonë nga MPB, kontrolli kishte për qëllim zbulimin dhe sanksionimin e parregullsive që lidhen me mbingarkesën e automjeteve, vendosjen dhe sigurimin e pasaktë të ngarkesës, gjendjen teknike të automjeteve, transportin e personave, si dhe automjetet që kyçen në trafik nga rrugët e paasfaltuara, kantieret e ndërtimit dhe sipërfaqe të ngjashme, me ç’rast bartin baltë në rrugë. “Gjatë ushtrimit…
Ushtria izraelite vazhdoi inkursionet e saj ushtarake në Hebron, në Bregun Perëndimor të pushtuar jugor, për të tetën ditë radhazi të premten, duke kryer bastisje dhe duke forcuar kufizimet në qytet, thanë burimet lokale për Anadolu, MARKETING Forcat izraelite bastisën lagjet Jilada dhe Ain Deir Baha, duke vendosur një numër të madh ushtarësh dhe automjetesh ushtarake, sipas burimeve. Ushtria detyroi gjithashtu dhjetëra palestinezë në lagjen Ain Deir Baha të evakuojnë shtëpitë e tyre, informuan ata. Zhvillimet e fundit vijnë pasi ushtria izraelite nisi ofensivën e saj më 23 tetor, pas të shtënave që vranë dy ushtarë izraelitë në zonën Farsh…
I akuzuari për djegien e dy automjeteve diplomatike të Ambasadës Bullgare në Shkup u deklarua fajtor për krimin që kreu më 15 qershor të këtij viti në seancën e sotme gjyqësore. MARKETING “Ndihem fajtor dhe e pranoj plotësisht fajin tim. E mora vetë vendimin”, deklaroi i akuzuari para gjykatës. Ky është një 44-vjeçar banor i Shkupit i cili, më 15 qershor 2026, rreth orës 12:05, u vuri flakën dy automjeteve diplomatike të parkuara para Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, në bulevardin “Metropolitan Teodosij Gologanov” në Shkup. Sipas informacionit të paraqitur në seancë, në kohën e krimit, i akuzuari mbante veshur…

