Nita Bajrami, ish-bashkëshortja e reperit të njohur Fero, ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta të jetës së saj, duke publikuar për herë të parë fotografi me vajzën e saj të vogël, Keyana. Në imazhet e publikuara në rrjetet sociale, Nita shfaqet së bashku me vogëlushen, duke përcjellë momente të ëmbla nga përditshmëria e saj si nënë. Fotografitë kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, sidomos për faktin se deri tani ajo kishte qenë mjaft e rezervuar sa i përket publikimit të pamjeve me vajzën. Nita duket se po e shijon në qetësi periudhën e mëmësisë, ndërsa në…
Author: almakos
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Takimi u zhvillua në Türkevi, ndërsa në fokus ishin marrëdhëniet dypalëshe Kosovë-Turqi, bashkëpunimi ekonomik dhe i sigurisë, situata në Kosovë, shqiptarët në Luginën e Preshevës, si dhe aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas takimit, Kurti shkroi: “Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, që nisi sot, e fillova me takimin me…
Elijona dhe Klodi i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes së tyre, ndërsa ndarja e çiftit të njohur është konfirmuar nga burime të Prive në Klan Kosova. Çifti, i cili për një periudhë të gjatë kishte qenë në vëmendjen e publikut dhe të ndjekësve në rrjetet sociale, duket se ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies pas një periudhe të vështirë që kishin kaluar në aspektin personal. Sipas burimeve të Prive, vendimi për ndarje tashmë është përfundimtar, duke i dhënë fund një historie që kishte tërhequr jo pak vëmendje. Edhe pse gjatë kohëve të fundit ishin shfaqur sinjale se marrëdhënia mes tyre…
Një alarm i fortë është ngritur për ndikimin mjedisor të inteligjencës artificiale, duke nxjerrë në pah një krizë të mundshme të mbetjeve elektronike. Një organizatë e njohur për monitorimin e mbetjeve ka paralajmëruar se sasia e pajisjeve kompjuterike që do të hidhen deri në vitin 2050 është alarmante, duke sugjeruar se ato mund të formojnë […] The post Paralajmërimi për mbetje elektronike: Rreziqet e inteligjencës artificiale për mjedisin appeared first on InfoKosova.
Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka përjetuar një moment të frikshëm pasi është aksidentuar me veturë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes rrjeteve sociale, duke ndarë me ndjekësit edhe disa detaje nga ajo që kishte ndodhur. Përmes një InstaStory, Xheneta ka treguar se aksidenti e ka frikësuar shumë dhe se ka përjetuar momente jo të lehta gjatë ngjarjes. Ajo ka zgjedhur ta përshkruajë përjetimin me pak fjalë, duke lënë të kuptohet se bëhej fjalë për një situatë që e kishte tronditur. “Moti s’jam tut si sot. Inshallah mi ka marrë të këqijat”, ka shkruar…
BE-ja po forcon reagimin ndaj shpërthimit të Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa dy epidemiologë evropianë po dërgohen në epiqendrën e epidemisë. Paralelisht, në Ituri kanë nisur provat klinike për të testuar nëse vaksina Ervebo mund të ofrojë mbrojtje edhe ndaj llojit të virusit që po shkakton shpërthimin aktual. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ECDC, ka dërguar dy ekspertë në zonën më të prekur, me qëllim forcimin e monitorimit dhe koordinimit të reagimit ndaj epidemisë. Drejtoresha e ECDC-së, Pamela Rendi-Wagner, tha se ekspertët do të ndihmojnë në mbikëqyrjen e situatës dhe në përpjekjet për të frenuar…
Në një intervistë të fundit, gazetari Baton Haxhiu ka zbuluar se Gjykata Speciale ka përmendur emra të rinj, duke ngjallur interesin e opinionit publik për zhvillimet e ardhshme ligjore. Haxhiu, gjatë programit “Pressing” në T7, theksoi se kjo gjykatë ka shpallur në një farë mënyre fajtorë disa individë, megjithatë mungesa e aktakuzave e bën të […] The post Gjykata Speciale përmend emra të rinj: Baton Haxhiu paralajmëron aktakuza të mundshme appeared first on InfoKosova.
Protestat që kanë trazuar Shqipërinë që nga fillimi i qershorit kanë fituar tashmë emrin tërheqës “Revolucioni i Flamingove”. Burimi i tyre është zemërimi që ka lindur midis qytetarëve të vendit për një projekt të madh turistik prej 1.4 miliardë dollarësh që Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dëshiron të promovojë. Projekti pritet të shtrihet përgjatë vijës bregdetare shqiptare në zonën e Zvërnecit. Kundërshtarët e tij pretendojnë se do të dëmtojë natyrën në zonë, përfshirë flamingot që folezojnë atje. “Atje ka një plazh të virgjër dhe një ishull të bukur, të cilin kryeministri shqiptar, Edi Rama, dëshiron që…
Nga Thoma Gëllçi Zgjedhjet e së dielës në Gjermani nuk ishin zgjedhje federale dhe Alternativa për Gjermaninë nuk “fitoi Gjermaninë”. Në Berlin doli e para e majta e Die Linke. Por në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore, AfD fitoi rreth 38 për qind të votave, duke lënë pas socialdemokratët dhe duke i shkaktuar CDU-së së kancelarit Friedrich Merz një rezultat historikisht të dobët. Dy javë më parë, AfD kishte fituar bindshëm edhe në Saksoni-Anhalt. Këto nuk janë më episode të izoluara të politikës provinciale gjermane. Ato tregojnë një ndryshim të madh në mënyrën se si politika po zhvillohet në Evropë. Historia e këtyre…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski sonte si mysafir në emisionin Top Tema në TV Tellma zbuloi se suplemente për potencë janë në qendër të aksionit i cili filloi sot në mëngjes kundër grupit kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të jashtëligjshme me ilaçe, medikamente dhe suplemente medicinale. Të paktën 6 persona janë arrestuar në aksion, ndërsa ishin kryer edhe bastisje në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli në dhjetëra lokacione. “Nuk bëhet fjalë për ilaçe, por për suplemente. Rasti lidhet me një veprim të mëparshëm, i cili nuk lidhet me botoksin, ndërsa të gjitha së bashku lidhen me çrrënjosjen e kontrabandës…
Është mbyllur protesta në ditën e 114-të të saj protesta kundër qeverisë. Protestuesit kanë bërë thirrje si çdo mbrëmje “Nesër më shumë”, duke kërkuar edhe mbështetjen e diasporës, për të rrëzuar qeverinë Rama. Dita e sotme nisi si gjithmonë nga Sheshi Skënderbej. Më pas, protestuesit u nisën drejt Kryeministrisë, ku u bënë thirrje të forta kundër Ramës, Berishës dhe Ballukut. U kѱrkua dhe arrestimi i tyre. Më tej, u bënë marshime në rrugë të ndryshme të Tiranës, deri tek Bulevardi Zogu I. Protestuesit u kthyen sërish tek Sheshi Skënderbej dhe e mbyllën protestën, aty ku e nisën. Prej 114 ditësh…
Influencerja e njohur shqiptare, Sarah Berisha, ka konfirmuar se lidhja e saj me DJ PM ka përfunduar, duke i dhënë fund kështu edhe aludimeve që kishin qarkulluar kohët e fundit rreth marrëdhënies së tyre. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sarah përmes një InstaStory, ku është shprehur drejtpërdrejt për statusin e saj sentimental dhe ka sqaruar se ndarja nuk ka ndodhur së fundmi, por prej disa muajsh. “Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bënë disa muaj që jemi ndarë”, ka shkruar Sarah, duke konfirmuar publikisht atë që deri tani nuk kishte qenë e qartë për ndjekësit e saj.…

