Familja Demiri ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit të Adonis Demirit dhe vajzës së tij do të zhvillohet nesër, më 3 nëntor 2026. Ky lajm ka tronditur shumë njerëz, duke sjellë një atmosferë të dhimbshme në mesin e të afërmve dhe miqve të të ndjerëve. Varrimi do të mbahet pas faljes së namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Demiraj. Familja ka njoftuar se për detajet e ceremonisë së fundit të lamtumirës, të afërmit dhe miqtë do të informohen pas përfundimit të varrimit. Kjo është një kohë e vështirë për ata që e njohin Adonisin dhe vajzën e…
Author: almakos
<!– –> Gjatë edicionit të Big Brother VIP Kosova 5, sonte prezantuesja Jonida Vokshi e ka nisur spektaklin me një dedikim për ish-banorin, Laurent Krasniqi, i cili humbi jetën dy muaj më parë në një aksident tragjik. Me këtë rast, është transmetuar edhe një klip me momentet më të bukura të Laurentinit dhe shokut të tij, Fitimit, me të cilin kishte marrë pjesë në Big Brother VIP Kosova 3. Pas dy muajsh, Fitimi ka thyer heshtjen, duke rikujtuar momentet e veçanta të shoqërisë së tyre. Screenshot Ai e ka përshkruar Laurentinin si një djalë pa xhelozi e pa inat, i…
Duke iu referuar përplasjes Rama-Veliaj, pas pranimit publik nga ky i fundit se Toni Gogu kishte shkuar ta kërcënonte në emër të kryeministrit, gazetari Basir Çollaku u shpreh se ministri i Drejtësisë kishte shkuar si mafioz dhe jo si përfaqësues i institucionit që drejton. Duke komentuar letrën e publikuar nga Erion Veliaj, Çollaku u ndal te fjalia e Edi Ramës: “Unë do të orientoj SPAK-un”, duke e cilësuar atë si thelbin e dëshmisë se kush e kontrollon këtë institucion. Jemi në rrethanat e omertës, të kodit sicilian të heshtjes. Ministri i Drejtësisë ka shkuar aty se i është dukur vetja…
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i PS tha se telefonata e fundit ka qenë sot e shoqëruar me tensione e deri në ofendime të rënda. Ndreca pretendon se kryeministri e akuzuar se ai ka nxitur pavarësinë dhe largimin e Veliajt nga pushteti i Ramës. “Unë, në një komunikim me kryeministrin, edhe sot me telefonatë, isha i mbushur me tension dhe me fyerje. Më telefonoi Rama për këtë shkak. Se mendon që unë jam nxitësi i pavarësisë së Erionit nga Rama. Rama më ka telefonuar dhe ka…
Ekipi Medial i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se publikimet në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale Facebook dhe X do të rinisin nga sot. Ky rikthim në platforma digjitale do të shërbejë për të ndarë materiale arkivorë që dokumentojnë veprimtarinë e tij politike dhe institucionale, duke përfshirë periudhën si Kryeministër dhe President i Republikës së Kosovës deri në vitin 2020. Postimet e reja do të përfshijnë fotografi, video, dokumente dhe materiale historike, të cilat do të pasqyrojnë aktivitetet zyrtare, takimet me liderë të tjerë, fjalimet dhe momentet e rëndësishme të kësaj periudhe të jetës…
Nga Lutfi Dervishi VELIAJ SFIDON RAMËNErion Veliaj nuk po kërkon më vetëm shpjegime për transferimin nga një burg në tjetrin, por po kërkon llogari nga Edi Rama. Me postimin e pasdites, konflikti mes tyre del hapur në publik dhe ky konflikt nuk ka të bëjë vetëm me fatin politik të kryebashkiakut të Tiranës. Veliaj pretendon se ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në takimin e së premtes vonë, i ka përcjellë tri kërkesa: të pranojë përfshirjen në protestat studentore, të heqë dorë nga drejtimi i Bashkisë Tiranë dhe të ndërpresë këshillimin me avokatin e tij. Ministri e konfirmon takimin, por mohon…
<!– –> Një moment i veçantë ka ndodhur gjatë spektaklit të sontëm të “Big Brother VIP Kosova 5”. Banori Bejta ka vendosur t’i heqë syzet për herë të parë që nga hyrja e tij në shtëpinë më të famshme në vend. Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut, pasi Bejta është identifikuar vazhdimisht me syzet, të cilat janë bërë pjesë e pamjes së tij karakteristike brenda shtëpisë. Heqja e tyre në Prime bëri që shikuesit ta shihnin për herë të parë ndryshe nga ajo që janë mësuar ta shohin gjatë qëndrimit të tij në BBVK. <!—-> <!—->
Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) ka bërë të ditur se një anije është goditur nga një predhë e paidentifikuar në brigjet e Omanit, duke dëmtuar anën e saj të djathtë, transmeton Anadolu. MARKETING Sipas një njoftimi të lëshuar nga agjencia, incidenti ndodhi nëntë milje detare në verilindje të Limas, në Oman, të dielën në orën 20:20 GMT. “Kapiteni raporton se anija është goditur nga një predhë e panjohur, e cila ka shkaktuar një vrimë në anën e djathtë të saj”, tha UKMTO. Anija dhe ekuipazhi i saj raportohet se janë të sigurt, ndërsa nuk është regjistruar…
Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski, ka deklaruar se klientët e Alta Bankës në Manastir mund të tërheqin deri në 10.000 denarë në javë, për shkak të situatës së jashtëzakonshme me të cilën po përballet banka. Sipas tij, gjatë muajit nëntor qytetarët do të mund të tërheqin gjithsej deri në 50.000 denarë. Ky kufizim vlen për të gjithë klientët, edhe për ata që kanë tërhequr para më herët gjatë muajit. Slaveski u bëri thirrje qytetarëve të kenë besim te institucionet, duke theksuar se kursimet e tyre janë të sigurta dhe se kufizimi është i përkohshëm, deri në tejkalimin e situatës.…
Një revolucion në fushën e komunikimit ka ndodhur në Gjermani, ku një rrjet eksperimental i komunikimit kuantik është aktivizuar për të forcuar mbrojtjen e të dhënave të ndjeshme.Ky hap vjen si përgjigje ndaj rritjes së kërcënimeve nga sulmet kibernetike, duke ofruar një mundësi të re për autoritetet publike, biznese dhe operatorët e infrastrukturës kritike për të komunikuar në mënyrë të sigurt. Projekti është një bashkëpunim mes qeverisë federale dhe katër shteteve federale: Bavaria, Berlini, Saksonia dhe Turingia. Ceremonia e lançimit u zhvillua në Berlin, ku drejtuesit e këtyre shteteve morën pjesë përmes një lidhjeje video. Ky rrjet përfaqëson kulmin e…
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka konfirmuar se është takuar me Artan Grubin, ndërsa procesin gjyqësor ndaj tij e ka cilësuar si hakmarrje politike. Duke folur sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Osmani pretendoi se procesi ndaj Grubit nuk ka bazë dhe se, sipas vlerësimeve të ekspertëve, bëhet fjalë për një proces me prapavijë politike. “Po, e kam takuar. Shih, realisht procesi gjyqësor që është këtu, e thonë ekspertët, jo ne, e thonë maqedonasit, të cilët deri dje e kanë sharë BDI-në. Thonë është cirk, është shou politik. S’ka bazë për asgjë. Është pjesë e kësaj lufte politike dhe hakmarrje…
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun e Fierit për t’i përcjellë tre kërkesat e kryeministrit Edi Rama, i ka shkuar edhe GJKKO-së. Burime nga ekipi i tij mbrojtës konfirmojnë se e njëjta letër i ka shkuar sot GJKKO-së, në vijim të korrespondencës që Veliaj ka me gjykatën lidhur me konfirmimin ose jo të pjesëmarrjes së tij në seancën e nesërme gjyqësore. Në letrën e shkruar nga Veliaj, e cila u publikua në rrjetet sociale, kryebashkiaku tregonte se Rama, i ka kërkuar të pranojë përfshirjen në…

