Author: almakos

Ilija Andovski, Vesna Stojçevska dhe Marija Todorovska janë tre administratorët e emëruar nga Banka Popullore për Alta Bankën SHA Manastir. Ata duhet që brenda 21 ditësh të përcaktojnë gjendjen. Administratorët do të kenë kompetencat e Bordit Drejtues dhe Mbikqyrës si dhe të Kuvendit të Aksionarëve, me përjashtim të vendimit për rritjen e kapitalit. Ndërsa njëri prej tyre Ilija Andovski do të jetë i autorizuar edhe për të nënshkruar vendimet gjatë periudhës së administrimit. Administratorët do të kenë qasje në të gjitha dokumentet e bankës dhe te të gjitha informacionet dhe raportet e punës së bankës. Gjithashtu do të kenë qasje…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë dhënien e ndihmës ushtarake për Izraelin pas përfundimit të vitit 2026. Sipas tij, ky vendim është dakorduar më herët me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. MARKETING Në një intervistë për televizionin Fox News, Trump tha se SHBA-ja i jep Izraelit rreth 4 miliardë dollarë në vit, por kjo marrëveshje do të përfundojë në fund të këtij viti. Ai shtoi se Izraeli nuk ka më nevojë për këtë ndihmë, por theksoi se Uashingtoni do të vazhdojë ta ndihmojë vendin nëse paraqitet nevoja. Deklarata e Trumpit vjen në kuadër të…

Lexo më Shumë

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur kryeministri Edi Rama është përballur me protesta edhe në Bruksel, ku ndodhej sot. Protestuesit thërrasin drejt tij “Rama në burg” disa herë, ndërsa kreu i qeverisë shqiptare kthen kokën, por pa reaguar. Kjo nuk është hera e parë që Rama përballet me protesta ndaj tij edhe gjatë vizitave zyrtare jashtë Shqipërisë, me shqiptarët që kanë protestuar ndaj tij në disa vende evropiane, si edhe në SHBA. <!– Panorama TV desktop NDIQE LIVE “PANORAMA TV” fund Panorama TV–> <!– Panorama TV mobile NDIQE LIVE “PANORAMA TV” fund Panorama TV–>

Lexo më Shumë

Bastisje policore janë kryer në disa lokacione në Shkup dhe Shtip për shkak të dyshimit se një i punësuar në universitetin “Goce Dellçev” dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare dhe qasjen në sistemin elektronik për evidencën e studentëve. Nga MPB thonë se po punohet në zbardhjen e plotë të rastit. GOCE ANDREEVSKI ZËDHËNËS I MPB-SË “Policët e Sektorit për Punë të Brendshme në Shtip, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike, Sektorin për punë të brendshme Shkup dhe Sektorin për Krim Kompjuterik, po zhvillojnë një aksion policor me bastisje në disa…

Lexo më Shumë

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, shkrimtari Ben Blushi foli për librin e tij më të ri, “Historitë e çmendura të Tiranës”. Gjatë intervistës, Ben Blushi u pyet edhe për zhvillimet aktuale në vend, protestat , kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si edhe përplasjet Rama-Veliaj. Shkrimtari Blushi dha një koment të shkurtër, duke thënë se edhe aktualisht ‘janë kohë të çmendura për Tiranës, ndërsa shtoi se do të kishte dashur që protestat të mos ishin të dhunshme, megjithatë ai thotë se kjo vjen edhe për shkak të akumulimit të problematikave apo të tranzicionit të gjatë…

Lexo më Shumë

Me thirrjet “Dorëheqje!”, “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke mos u ndalur as nga reshjet e shiut. Gjatë ecjes në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë lëshuar edhe thirrje të tjera si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Poshtë patronazhistët”. Protesta kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike shqiptare vijon prej 22 ditësh. Studentët këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë, ndërsa marshimet në kryeqytet vijojnë pavarësisht kushteve atmosferike. [embedded content] <!– Panorama TV desktop NDIQE LIVE “PANORAMA TV” fund Panorama TV–> <!–…

Lexo më Shumë

<!– –> Komente fyese dhe pretendime për bullizim po qarkullojnë në TikTok, duke nxitur reagime të shumta. Në qendër të diskutimeve është banorja e BBVK 5, Jona Krasniqi, pas rikthimit në vëmendje të disa komenteve të vjetra që i atribuohen asaj. Sipas materialeve që po shpërndahen në rrjet, komentet dyshohet se janë shkruar në një grup të mbyllur në Facebook. Në një video që po qarkullon, Jona tregon se ka qenë administratore e këtij grupi së bashku me disa shoqe. Në grup, sipas pretendimeve, janë diskutuar vajza dhe figura publike, mes tyre Leonita Xhaka, Doresa, dhe Valdrina bashkëshortja e banorit…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit me Alta Bankën në Manastir, nga ku thonë se na rikthejnë kujtime të hidhura nga e kaluara. MARKETING “Qytetarët nuk e kanë harruar skandalin e kursimores TAT në vitin 1997, as falimentimin e Eurostandard Bankës në vitin 2020. Në të dyja rastet, pasojat i përjetuan njerëzit që kishin punuar e kursyer me vite.Sot, përsëri kemi qytetarë që shqetësohen për kursimet e tyre. Është e papranueshme që një pensionist apo një familje të kufizohet në tërheqjen e vetëm 10.000 denarëve në javë, kur mund t’u duhen paratë për mjekim apo nevoja…

Lexo më Shumë

Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit. Për herë të parë gjithashtu do të aplikohet një tarifë e re, edhe për automjetet e huaja që hyjnë në territorin shqiptar. Ndryshimet janë pjesë e paketës së re fiskale, e cila parashikon heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburanteve dhe kalimin e saj te taksat vjetore të automjeteve. Konkretisht në ndryshimet për ligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar parashikohet vendosja e një takse vjetore fikse për automjetet elektrike, në varësi të…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani po shqyrtojnë propozime që synojnë të hapin rrugën për një marrëveshje, ndërsa vazhdojnë përpjekjet ndërmjetësuese për të kapërcyer dallimet midis dy palëve, deklaroi të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, transmeton Anadolu. MARKETING “Përpjekjet për të kapërcyer hendekun midis dy palëve në krizë, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, janë ende në vazhdim”, tha Al-Ansari gjatë një konference për shtyp, e cila u transmetua nga televizioni “Al Jazeera” me seli në Doha. Ai theksoi se Washingtoni dhe Teherani po shqyrtojnë propozime të paraqitura si pjesë e përpjekjeve për të krijuar…

Lexo më Shumë

LSDM njofton se ka paraqitur interpelancë ndaj ish-zëvendëskryeministrit, tani ministër i vetëqeverisjes lokale, Ivan Stoilkoviq. MARKETING “Është koha për përgjegjësi politike për një nga ekzekutorët e Vuçiqit, për agjendat kineze dhe ruse, për përhapjen e urrejtjes dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.Bazat për interpelancën janë të qarta: sjellje e papranueshme dhe e papërshtatshme ndaj deputetëve, e cila minon dinjitetin e Kuvendit, dhe veprim politik që është në kundërshtim me interesat kombëtare dhe strategjike të Maqedonisë. Stoilkoviq nuk u shërben qytetarëve të Maqedonisë, dhe Hristijan Mickoski është përgjegjës direkt për praninë e tij të vazhdueshme në Qeveri. Lidhja e tij me…

Lexo më Shumë

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se demokratët do të dalin sërish në protestë të shtunën, në mbështetje të studentëve. Fundjavën e kaluar, të rinjtë larguan nga protesta deputetët e PD dhe i kërkuan drejtuesve të kësaj force politike t’i qëndrojnë lëvizjes së tyre e cila është edhe kundër sistemit politik në tërësi që ka dominuar vendin prej 36 vitesh tanimë. “Jam sot, para jush për të bërë thirrje demokrateve dhe demokratëve, qytetarëve të mbarë Shqipërisë, ditën e shtunë në ora 12.00, në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi, në mbështetje të revoltës studentore”, u shpreh Berisha.…

Lexo më Shumë