Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke parashtruar disa pyetje dhe duke vënë në dukje kontrastin mes reagimit të shpejtë të autoriteteve ndaj protestuesve dhe mungesës së të njëjtit angazhim për problematikat që shqetësojnë qytetarët.
lutfi dervishi protesta
Në një reagim në rrjete sociale, ai përmend përdorimin e dronëve për hedhjen e gazit ndaj protestuesve, ndërsa shton pyetjet se përse qeveria nuk angazhon mjete të tilla ajrore për shuarjen e zjarreve.
Dervishi kritikon gjithashtu edhe ashpërsimin e ligjit për tubimet, ndërsa vë theksin edhe tek mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar korrupsionin, një ndër arsyet pse të rinjtë kanë dalë në rrugë.
Në fund, ai ironizon teksa thotë se ndërsa ndaj protestuesve është hedhur ujë, gaz lotsjellës, janë vendosur gjoba apo pranga, kryeministri nga ana tjetër, për shkaqet që i kanë nxjerrë ata ne rrugë kërkon dialog.
“Për protestuesit: gaz, ujë, dronë, trupa speciale, gjoba dhe pranga, ndërsa për shkaqet që i nxjerrin njerëzit në rrugë: DIALOG?!”, shkruan ai.
REAGIMI I PLOTE:
PESË PYETJE
Dronë për të hedhur gaz mbi protestuesit, po ku janë dronët për të shuar pyjet që digjen?
Ujëhedhëse të reja që mbërrijnë me avion ushtarak brenda ditës, po ku janë zjarrfikëset kur flakët kapërcejnë shtëpitë?
2.500 euro shpërblim për policët që mbajnë rendin, po sa shpërblehen “negociatorët” që po na afrojnë me BE?
Ligje të rrepta për të frenuar protestat, po ku është i njëjti zell për të frenuar korrupsionin?
Për protestuesit: gaz, ujë, dronë, trupa speciale, gjoba dhe pranga, ndërsa për shkaqet që i nxjerrin njerëzit në rrugë: DIALOG?!
<!– Panorama TV desktop
fund Panorama TV–>
<!– Panorama TV mobile
fund Panorama TV–>



