Author: almakos

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.Rr. nga Komuna Ferizaj. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet nga neni 235 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “I pandehuri A.Rr. dyshohet se në dhjetor të vitit 2018, në Ferizaj, ka ndalur veturën e tij në rr. “Reçaku” duke i thënë të dëmtuarës – e mitur F. E moshës 15 vjeçare, se nëna…

Lexo më Shumë

24 Janar 2019 / 16:16 Protesta e caktuar për 26 janar në Shtip nga Konfederata e Sindikatave të pavarura është paralajmërimi i fundit ndaj Qeverisë për të plotësuar kërkesat e sindikalistëve. Në të kundërtën, nuk përjashtojnë mundësinë që protesta të përfundojë në grevë të përgjithshme. Kreu i sindikalistëve Bllagoja Rallpovski tha për Alsat M se protesta tashmë është mbështetur nga të gjitha sindikatat e sektorit publik ndërkohë që përkujto institucionet përgjegjëse se do ti kundërvihen ashpër transferimeve në sektorin privat. Protesta është mbështetur nga të gjitha degët e sindikatave pranë Konfederatës së sindikatave të lira në Maqedoni që 95 %…

Lexo më Shumë

24 Janar 2019 / 15:57 A do t’i shpëtojë Gjykata Supreme zyrtarët e lartë partiak nga Prokuroria Speciale Publike? Dilema u imponua në publik pasi zyrtarisht Gjykata më e lartë javën e ardhshme duhet të marrë në konsideratë iniciativat dhe të marrë qëndrim nëse ekipi i Katica Janevës, mund të hap hetime të reja dhe të ngrejë padi pas 30 qershorit 2017. Kjo ishte data deri kur PSP ishte dashur ti paraqiste të gjitha akuzat që lidhen me veprat e bisedave të përgjuara. Gjyqtarët suprem do të kuvendojnë për nismat e paraqitura nga avokatët e të pandehurve në rastet e…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit, në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, në tri lokacione të ndryshme janë konfiskuar tri armë. “Në rastin e parë konfiskimi i një pistolete është realizuar gjatë një bastisje të një shtëpie në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, me ç’rast është konfiskuar një pistoletë me tridhjetë (30) fishekë. Rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në qytetin e Skenderajt, ku pas informacionit të pranuar për të shtëna me armë zjarri, njësitet policore kanë identifikuar lokacionin dhe nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë me të cilën dyshohet se kishte…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë janë në vazhdimësi nën ethet e dilemave zgjedhore. Edhe gjatë këtij viti dilemat e këtilla preokupojnë spektrin politik. Gati se çdo ditë politikanët flasin për zgjedhje. Disa i duan, disa nuk i duan, madje edhe brenda një partie politike shfaqen dallime në mendime lidhur me nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve. Reforma apo zgjedhje! Kjo është dilema që e shtrojmë për debat sonte në Rruga drejt me: Rexhail Ismailin, deputet i BDI-së; Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët dhe Kastriot Rexhepi, nënkryetar i Lëvizjes BESA të Bilall Kasamit. The post “Rruga drejt…” – Reforma apo zgjedhje! appeared…

Lexo më Shumë

24 Janar 2019 / 15:21 Vllatko Gjorçev i VMRO DPMNE-së i cili shpalli kandidaturën për president, shprehet i gatshëm t’i zgjatë dorën shqiptarëve për t’i kërkuar votat e tyre. Gjorçev i cili në opinion shqiptar njihet si njëri ndër eksponentët e protestave kundër Fakultetit të Pedagogjisë në gjuhën shqipe, tani konsideron se Maqedonia është shtet i të gjithve dhe se të gjithë së bashku duhet angazhuar për ta përmirësuar. Gjorçev thotë se shqiptarët janë të dëshpëruar nga Qeveria dhe premtimet e saj. Nga ana ime dera është e hapur, dora është e zgjatur. Ejani të gjithë së bashku të fitojmë…

Lexo më Shumë

24 Janar 2019 / 14:53 Një vit, autoritetet lokale në Strugë dhe Kumanovë nuk do të kenë kompetenca mbi punën e çerdheve. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ua morri kompetencat, për shkak se komunat nuk i kanë respektuar disa dispozita ligjore. Mes tyre janë Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, respektivisht procesi i emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve. Vendimi për Strugën është marrë një muaj më parë, ndërsa për Kumanovën, ditët e fundit. Në pyetjen tonë se përse informacioni për Strugën nuk është publikuar për një muaj të tërë, nga ministria u përgjigjën se nuk është patjetër që gjithçka të…

Lexo më Shumë

Bukuroshja Almeda Abazi është në pritjen e ëmbël, dhe në pak muaj do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo jeton prej vitesh me bashkëshortin e saj, Tolgahan Saysiman, në Stamboll të Turqisë, ndërsa vjen herë pas here në Shqipëri tek të afërmit e saj. Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se është rikthyer në Tiranë, teksa ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet bashkë me babanë e saj. “Ai është duke u bërë një gjysh i mirë – së shpejti”, ka shkruar modelja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë. E njëjta duket shumë e entuziazmuar…

Lexo më Shumë

Ekspertët e Bashkimit Evropian i tërheqin vëmendjen Kuvendit për vonesat në formimin e trupave vëzhgues për aktivitetin e përgjimeve nga ana e Agjencisë Teknike Operative. Bëhet fjalë për ngecjet në formimin e Këshillit civil në të cilin janë zgjedhur vetëm gjysma e anëtarëve dhe kompletimin e Komisionit parlamentar për vëzhgimin e punës së ATO-së me dy ekspertë të fushës. Kreu i komisionit në fjalë Emil Dimitriev përcolli shqetësimet e ekspertit nga BE-ja Mauricio Varaneze dhe atij nga Komisioni Evropian Kloe Lauren. Nga ana e drejtuesve të Kuvendit nuk kam mbështetje në pjesën e sigurimit të buxhetit dhe fillimin e procedurës…

Lexo më Shumë

24 Janar 2019 / 14:12 Mbështetësit e marrëveshjes për emrin me Greqinë janë në anën e vërtetë të historisë dhe do të vjen koha kur edhe kritikuesit e tyre do të pajtohen me atë, ka thënë ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov në deklaratën për AFP. Dimitrov beson se kundërshtarët, përfshirë edhe kritikuesit në Maqedoni që në ndryshimin e emrit shikojnë në një lëshim të turpshëm, “një ditë do të binden për të kundërtën”. “Ndjej se sigurt jam në anën e vërtetë të historisë dhe mendoj se disa vite prej tani…bile edhe ata që janë kundërshtarë të zemëruar, do…

Lexo më Shumë

24 Janar 2019 / 12:22 ​​Sipas Enti hidrometeorologjik nga nesër Maqedonia do të përfshihet nga një valë e re e të ftohtit dhe lagështie, e cila do të mundësoj reshje të dëborës, kurse në pjesën juglindore të vendit pritet të ketë reshje të shiut, në nivel lokal pritet të bie mbi 30 litra shi në metër katror. “Në shumë vende do të ketë reshje të borës, shtresat e dëborës në male do të arrijnë deri në 50 centimetra, ndërsa në vendet më të ulëta nga 10 deri në 20 centimetra”, thonë nga Enti hidrometeorologjik Përndryshe, moti sot është i ndryshueshëm.…

Lexo më Shumë

24 Janar 2019 / 12:16 Nënkryetari i katërt i Parlamentit grek nga radhët e Demokracisë së re, Nikitas Kaklamanis, i cili udhëheq seancën e sotme të kuvendit për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, në fillim të debatit dënoi sulmin ndaj shtëpisë së deputetes nga SIRIZA, Teodora Sakri, dhe më pas derisa komentoi deklaratat e ndërmjetësit Metju Nimic, tha se janë të papranueshme. “Mendimi im personal është se besoj se të gjithë kolegët në sallë, edhe ata që do të votojnë “për” dhe ata që do të votojnë “kundër”, vendimi është rezultat i të menduarit të tyre të lirë dhe mbështetje…

Lexo më Shumë