24 Janar 2019 / 16:16
Protesta e caktuar për 26 janar në Shtip nga Konfederata e Sindikatave të pavarura është paralajmërimi i fundit ndaj Qeverisë për të plotësuar kërkesat e sindikalistëve. Në të kundërtën, nuk përjashtojnë mundësinë që protesta të përfundojë në grevë të përgjithshme. Kreu i sindikalistëve Bllagoja Rallpovski tha për Alsat M se protesta tashmë është mbështetur nga të gjitha sindikatat e sektorit publik ndërkohë që përkujto institucionet përgjegjëse se do ti kundërvihen ashpër transferimeve në sektorin privat.
Protesta është mbështetur nga të gjitha degët e sindikatave pranë Konfederatës së sindikatave të lira në Maqedoni që 95 % e tyre janë sindikata nga sektori publik. Ne i përfshijmë të gjithë sektorët kështu që sektori publik tashmë është ngritur në këmbë, ndjehen të diskriminuar dhe të injoruar. Të gjithë të punësuarit në sektorin publik gradualisht po bëhemi kategori sociale, me të ardhura sociale, prandaj i organizojmë këto protesta. Shumë shpejtë do të vijojnë edhe protesta të reja dhe e kemi thënë se në fund të ditës mund të përfundojnë edhe me grevë të përgjithshme- deklaroi Bllagoja Rallpovski, Kryetar i Konfederatës së sindikatave të pavarura
Konfederata e Sindikatave kërkon rritje të pagave, pagesë të K-15 edhe në sektorin publik, punë të qëndrueshme pa presion dhe mobing në vendin e punës, respektim të ligjit që mbron të drejtat e punëtorëve si dhe respektim të marrëveshjes kolektive. Të kontaktuar nga Alsat, nga Qeveria thonë se deri në këto momente nuk kanë përgjigje konkrete lidhur me kërkesat e sindikalistëve.
Melihate Rustemi
Loading…


