Ish-drejtori i policisë së shtetit, Mit’hat Havari foli në protestën e 27-të kundër qeverisë Rama.
Ai u shpreh se Rama do përfundojë si diktatori i Libisë GAdafi nëse nuk jep dorëheqjen në mënyrë paqësore.
Havari shtoi se protesta nuk po dëmton aspak turizmin madje turistët vijnë dhe kënaqen në një protestë të pazakontë paqësore.
Mithat Havari: Juve ju vjen erë Shqipërie. Ju vjen erë lirie. Ju vjen erë demokracie. Djersa juaj është parfumi që sakrifikoni përpara një bishe të tërbuar që nuk dorëzohet se ka kusure mbi kurriz. Unë kam shkatërruar parkun Rinia kundër miqve të tij kriminelë. Cosa Nostra që i quaj unë. Guxoi t ëmë grabiste kontributin. Hajdut kontributesh. Ata që vjedhin kontributet vjedhin dhe paratë e popullit. Bashkë me atë që është në burg edhe ai gangster ka vjedhur paratë e popullit. Bëhen hajdutët modeli. Nuk mund sot pa ne. Luan me fjalë se është në ditë të rënda në jetën e tij. Na quan antiamerikanë. Populli që vuajti më shumë nga diktatura e Enver HOxhës. Raca e këtyre. Kam punuar në shtet, dhe shteti është i popullit jo i partive. Tani bën lëvizje për të mbrojtur veten. Lamallari tha ishte Edi Rama që shkoi në Serbi dhe foli për pavarësinë e Kosovës. Lamallari të ka përdorur se ti nuk guxon pa lejen e tij. Fjala e Ramës është një flluskë sapuni. Kosovën e çliroi vetë Kosova me fuqinë e mëdhatë. Jemi mirënjohës. Më vjen keq për dy figura politike, Ramush Haradinaj deklaroi se i vinte turp për ata vijnë në protestë.
E njohim historinë, ke marrë pafajësinë ti, këtu në shesh janë dy plis, një me shqiponjë e zezë një i bardhë. Një nga veriu një nga jugu. Kosovarët e kanë mbrojtur. Ramush mos harro është vëllazëria shqiptare. Mos harro. Ndaj vijnë këtu nuk i dërgon Albin Kurti. Edhe Ali Ahmeti ishte shqetësuar. Turistët kënaqen kur shohin këtu protestë paqësore e ka marrë vesh gjithë bota. nuk ka bërë vaki se ishim mësuar me molotovë. Do përfundojë si Gadafi nëse nuk largohet në mënyrë paqësore. Të paguajë gjithçka që ka bërë. Hajde Kushner bëj një spital onkologjiku se po tmerrohet populli. Hajde sipas rregullave.


