Pas disa orësh proteste para Kryeministrisë, qytetarët e mbledhur në protestën e 27-të radhazi kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.
Gjatë lëvizjes nëpër kryeqytet, protestuesit kanë thirrur njëzëri në kor slogane kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
“O milet, Rama ka siklet!” dhe “Edi Rama ka mbaruar”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan gjatë marshimit.
Ndërkohë, protestuesit kanë vijuar edhe me thirrjen e përsëritur të protestës: “Rama jep dorëheqjen!”, një kërkesë themelore dhe e panegociueshme nga ana e qytetarëve.
Marshimi ka vijuar në disa nga akset kryesore të Tiranës, ku nga kryeministria ata kanë kaluar pranë Policisë së Shtetit e më pas në zona të tjera.


