Linda Jarani ka qenë njëra ndër aktoret më të spikatura të hit serialit “O Sa Mirë”. Ajo luante rolin e shkodranes, një vajzë me karakter të fortë, por që gjithmonë rrëmbente vëmendjen me dukjen e saj joshëse me kaçurrela. Linda është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndonëse tashmë nuk është më pjesë e serialit. Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj, gjersa nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese. Lexo po ashtu: Së fundmi, aktorja ka treguar ndodhet me pushime në Turqi, ndërsa ka shijuar disa ditë të mira në Stamboll. Ndër të tjerash,…
Author: almakos
Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, Xh.D. dhe Xh.B., për veprën penale “Grabitje”, nga neni 329, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, të pandehurit, Xh.D. dhe Xh.B., me 29 nëntor 2013, rreth orës 02:00 të mëngjesit në Pejë, në koordinim me të pandehurin I.I. (ndaj të cilit është lëshuar fletrreshtim ndërkombëtar), duke vepruar si grup dhe me armë kanë sulmuar jetën e të dëmtuarve, G.Sh. dhe I.H., në atë mënyrë që pasi që e kishin kuptuar se…
Barcelona ka pësuar humbje të papritur në kuadër të ndeshjes së parë të Copa del Rey. Kataluansit humbën si mysafirë të skuadrës së Sevillas me rezultat 2-0 në stadiumin Ramon Sanchez-Pizjuan. Kampionët në fuqi të kupës dhe të ligës elitare spanjolle nuk e patën ndihmën e Lionel Messit, i cili u pushua nga trajneri Ernesto Valverdes. Kevin-Prince Boateng debuton me humbje (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver) E sulmuesi Luis Suarez ka pohuar se humbja e djeshme nuk dëshiron justifikim dhe se ka pranuar tërthorazi se Barca pa Messin është e ngathët. “Sot nuk kemi ndonjë një justifikim. Shpresoj se Leo do…
Para se të anulohej seanca e sotme gjyqësore për rastin “Titanik 3”, për parregullsitë zgjedhore në Çair erdhi deri tek përplasja mes Prokurorëve të PSP-së dhe mbrojtjes së deputetit Ejup Alimi.Me këtë rast Alimi i është drejtuar prokurorëve të PSP-së Gavrill Bubevski dhe Fatime Fetai lidhur me njërin nga dëshmitarët kyç të PSP-së i cili duhej të dëshmonte në seancën e sotme. Alimi iu tha prokurorëve të PSP-së se mbrojtja e kryen punën më mire se ata dhe se deri tek gjykata ka dorëzuar certifikatën e kurorëzimit të dëshmitarit, derisa PSP-ja nuk po bën asgjë lidhur me këtë. Atëherë Bubevki…
24 Janar 2019 / 11:31 Antonio Milloshovski do ta mbështes kandidaturën e Vllatko Gjorçevit për president të shtetit. Ish ministri, emri i të cilit përflitej si kandidat i mundshëm dhe favorit i opozitës për pasardhës të Gjorge Ivanovit, në profilin e tij në facebook i uroi kolegut të tij deputet Vllatko Gjorçev për kandidaturën dhe i premtoi se do ta mbështes në Konventën e partisë që do të mbahet në Strugë. Loading…
Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj. Ajo është në përgatitje të një baladë të re, të cilën ka paralajmëruar se do ta sjellë shumë shpejt për fansat e saj. Lexo po ashtu: Ndërkohë, Enca vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetin social Instagram, në të cilin ndiqet nga mbi 1.9 milion njerëz. Ditë më parë, ajo ndezi rrjetin me disa fotografi mjaft provokuese, ku shfaqej duke pozuar në bikini të gjelbra transparente. Ajo vinte në pah format e saj trupore, ndërsa dukej mjaft tërheqëse teksa pozonte pranë aparatit. Mirëpo ka…
24 Janar 2019 / 10:58 Dëshmitares nuk i gjendet adresa në Gjermani Procesi gjyqësor për rastin “Titanik 3” shtyhet për një muaj deri sa të gjendet adresa e dëshmitares Resmie Beslimovska, e cila është e martur në Gjermani. Gjykatësja Ola Ristova tha se për së dyti herë kanë dërguar kërkesë te Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë për të identifikuar lokacionin e shtetases në fjalë. Por, Mefail Asllani avokati i njërit nga të akuzuarit, tha se në gjykatë e kanë dorëzuar fletëkurorzimin e dëshmitares, në të cilën shkruhet edhe adresa e banimit në Gjermani. Në seancën e sotme, sipas…
24 Janar 2019 / 10:35 Nga “EVN” Maqedoni është paralajmëruar se sot janë planifikuar punime në rrjetin distribuivë në Karposh, Aerodrom, Studeniçan dhe Kisella Vodë. Pa rrymë elektrike do të ngelen: Në periudhë nga ora 8 deri në ora 10 shfrytëzues nga bulevardi Arradhat Partizane, ndërtesa numër 39 (Komuna Karposh). Në periudhë nga ora 9 deri në ora 12 shfrytëzues të rr.2 në fshatin Lisiçe e poshtm ( Komuna Aerodrom). Në periudhë nga ora 9 deri në ora 15 shfrytëzues të një pjesë të fshatit Batincë (Çuprijan rr.1, Komuna e Studeniçanit) Në periudhë nga ora 12.30 deri në ora 15…
Një depo e një shkolle në fshatin Cërrcë të Istogut, është përfshirë nga zjarri. Sipas policisë, ende nuk dihet si është përfshirë nga zjarri kjo depo, në të cilën ishin të vendosura drutë për ngrohje të kësaj shkolle. Njësiti i zjarrfikëseve ka lokalizuar dhe ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore, si dhe eksperti i zjarreve. Rasti me vendimin e prokurorit, iniciohet dhe mbetet nën hetime. “Fshati Cërrcë, Istogu 23.01.2019 – 19:30. Raportohet se nga zjarri për shkaqe të panjohura është përfshirë një depo e një…
Policia e Guernsey ka konfirmuar se kërkimet për sulmuesin 28-vjeçar, Emiliano Sala po fillojnë përsëri sot (e enjte), duke hyrë në ditën e tij të tretë. Operacioni i kërkim-shpëtimit për Emiliano Sala u rifillua përsëri të enjten, konfirmon policia e Guernsey. Avioni që mbante sulmuesin nga Nantes në Cardiff u zhdukë të hënën, duke humbur kontaktin me kontrollin e trafikut ajror pranë vendit Casquets – rreth tetë milje në veri-perëndim të Guernsey. Lexo po ashtu: Kërkimi i aeroplanit ka filluar që atëherë, por deri më tani nuk ka dalë asgjë dhe gjetja është penguar edhe nga kushtet e vështira. Sala…
24 Janar 2019 / 10:17 Më 31 janar, të enjten, në seancën e planifikuar për rastin “Target Fortesa” i akuzuari Sasho Mijallkov dhe të akuzuarit e tjerë, si dhe avokatët do të duhet të marrin në pyetje dëshmitarin Gjorgji Lazarevski për përgjimin e paligjshëm në DSK. Lazarevski është një ish-punonjës i DSK-së, dhe njëri nga dy informatorët që zbuluan përgjimet, kurse në seancën e kaluar ai ka zbardhur se si janë kryer përgjimet, dhe se si së bashku me Zvonko Kostovskin kanë ruajtur të “bombat” për të vërtetuar aferën. Hetimi për lëndën “Fortesa” u hap më 19 mars të vitit…
24 Janar 2019 / 9:48 Një person është lënduar më rëndë, ndërsa dhjetë më lehtë në tetë aksidente që gjatë 24 orëve kanë ndodhur në Shkup. Në të njëjtën periudhë kanë ndodhur edhe dy aksidente ku është shkaktuar vetëm dëm material. Janë sanksionuar edhe 23 shoferë për vozitje të shpejtë, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar një shofer i cili ka qenë në ndikimin e alkoolit, dy para se të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe një shofer fillestar. Policia e komunikacionit ka shqiptuar 52 gjoba për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar…

