Krzysztof Piatek te Milani ka filluar të marrë formë reale, lojtari përfundoi sot (e mërkurë) edhe testet e para mjekësore. Polaku në padite vizitoi klinikën La Madonnina dhe normalisht aty nuk munguan mediat dhe disa tifozë. Tani të gjithë sytë janë nga faqja zyrtare e klubit kuqezi, në pritet të njoftimit për zyrtarizimin e 23-vjeçarit nga Genoa. Visite completate per #Piatek: adesso la firma con il #Milan (@86_longo ) pic.twitter.com/1Q7QEL0KC4 — calciomercato.com (@cmdotcom) January 23, 2019 Sulmuesi pritet t’i bashkohet Milanit për 35milionë euro, ndërsa do të nënshkruajë kontratë deri në qershorin e 2023. Për lojtarin kishin shfaqur interesim edhe…
Author: almakos
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë, ka ndaluar të dyshuarin Durmish Raifi, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, duke vrarë bashkëshorten e tij, në Gjermani. “Ekziston dyshimi i bazuar që, më 11 prill 2018, në qytetin Essen, në Gjermani, i dyshuari në banesën e tij, e ka vrarë bashkëshorten e tij, tani të ndjerën J.R dhe pas kryerjes së kësaj vepre penale, është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë…
Këngëtarja legjendare Celine Dion ka humbur bashkëshortin tre vjet më parë. Vetëm muaj më parë kanë raportuar se këngëtarja 50-vjeçare ishte në një marrëdhënie sekrete me balerinin 16 vjet më të ri, Pepe Munoz, por i hodhi poshtë duke pretenduar se ishin vetëm miq të mirë. Në ditët e sotme, në shfaqjen e modës të Alexander Votierit, në javën e modës në Paris, thashethemet përsëri kanë dal në sipërfaqe. Biondina kishte të veshur një fustan të shkurtër të zi me në dekolte të hapur në pjesën e sipër të trupit, e cila i vinte në pah edhe linjat seksi trupore.…
23 Janar 2019 / 16:05 Agjencia e Mallrave Rezervë bleu makinë prej 30 mijë euro për shkak të flotës së vjetër të automjeteve që i kanë. Drejtori i këtij institucioni, Resi Abdurahmani, prokurimin e makinës luksoze “Shkoda Superb Ambishën” e arsyeton me faktin se kur ai është emëruar, ka hasur në Mercedes të vjetër mbi 30 vjet si dhe një Folksvagen Pasat, i cili siç thotë ai, shpesh është prishur. Sipas drejtorit, riparimi dhe mirëmbajtja e tyre iu ka kushtuar, sa një makinë e re. Shkoda që e kanë blerë- shpjegon ai për Alsat – është e qëndrueshme dhe më…
23 Janar 2019 / 15:56 Vazhdon përshtjellimi i debatit për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidencialet. Përderi sa nuk ka akoma një vendim të prerë nga shumica e partive të tjera, e prerë duket të jetë vetëm VMRO-DPMNE-ja e cila e para kërkoi zgjedhje. Kryeminsitri Zaev deklaroi se qëndrimi i tij personal është se zgjedhje nuk duhet të ketë. Mendimi im personal, unë e them prej fillimit të mandatit, dhe ai është se Maqedonia duhet të mbajë një mandat të plotë sepse njerëzit janë të lodhur nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ata kanë ndikim mbi ekonominë, mbi reformat,…
Deri në fund të muajit shkurt ose më së voni fillimi i muajit mars do të duhet të shqiptohet vendimi për rastin gjyqësor “Titanik 2” të PSP-së, ku të akuzuar janë Sasho Mijalkov dhe Menduh Thaçi, si dhe disa ish anëtarë të KSHZ-së mes të cilëve edhe Bedredin Ibrahimi. Megjithëse seanca e sotme për këtë lëndë u shty, por gjykatësi Ognen Stavrev i caktoi datat për fjalët përfundimtare. Të akuzuarit ngarkohen për shpërdorim të detyrës zyrtare, sepse me kërkesë të Mijalkovit, Thaçi ka ndikuar në KSHZ që të anulohet dhe përsëritet votimi në një vendvotim në Strumicë ku ka fituar…
23 Janar 2019 / 15:02 Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe zërave për zgjedhje të parakohshme parlamentare, partnerët e koalicionit kanë filluar betejën për përvetësimin e meritave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Raportet mes partnerëve të koalicionit u acaruan posaçërisht pas dërgimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe tekstit alternativ me dispozitat kontestuese në Komisionin e Venecias. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani duke iu përgjigjur qëndrimit të kryeministrit Zoran Zaev se meritat për ligjin i takojnë LSDM-së dhe partnerëve të koaliciont, për dallim prej ditëve të kaluara sot ka deklaruar se meritat i takojnë çdo deputeti, por…
Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Malishevë, me datën 23.01.2019, me urdhëresë të gjykatës, ka realizuar bastisje në dy shtëpi dhe lokale tjera përcjellëse në Malishevë dhe në fshatin Mirushë të kësaj komune. Sipas një njoftimi të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, gjatë punëve operative, Policia në Malishevë ka marrë informacione se disa persona posedojnë armë të mbajtura pa leje. Kështu, siç thuhet tutje gjatë operacionit policor të bastisjes janë arrestuar: F. Th. lindur me 1985 m/k/sh; F. Th. lindur me 1964 m/k/sh; Po ashtu, shtohet në njoftim, gjatë bastisjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë…
23 Janar 2019 / 14:28 Ndotja e lartë e ajrit në vend ka shtyrë Qeverinë të miratoj një plan të ri për ajër të pastër. Sfidat kundër ndotjes për këtë vit, sipas programit të tyre, do të jenë në ballafaqimin me shkaqet e ndotjes, ngritjen e vetëdijes publike dhe ndryshimet në sistemin energjetik. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshkanjkovski tha se për këtë qëllim janë ndarë 2 milion euro, me të cilat është paraparë që cilësia e ajrit 2 vitet e ardhshme të përmirësohet për 50%. Këto para do të destinohen për financimin e ndërrimit të sistemit aktual të ngrohjes së…
23 Janar 2019 / 14:07 Nesër në Kuvend deputetët do të duhet të marrin vendim për ta shtyrë Ligjin për Tregjet e Gjelbra. Fillimisht ligji parashikohet të shtyhet për një vit, përkatësisht deri më 1 janar të vitit 2020. Pas reagimeve të shumta në opinion dhe protestës së pazarxhinjve, pushteti pranoi se kishte miratuar ligj që nuk ishte i zbatueshëm në terren. Deputetët, si nga pushteti, por edhe nga opozita, këtë herë kanë qëndrim identik, që do të thotë se duhet të hartohet një zgjidhje e re ligjore ku do të përfitonin të gjithë aktorët. Pazarxhinjtë dolën me reagime të…
Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ka tash e sa vite që shijon lidhjen e saj me modelin dhe kuzhinierin e njohur, ISaac Carew. Ky i fundit ka hapur restorantin e tij më të ri në Londër, gjersa është edhe në prag të lansimit të një libri të ri me receta kuzhine. Dua Lipa (Foto: Daniel Boczarski/Getty Images/Guliver) Krenare me të arriturat e tij në profesion është shprehur këngëtarja shqiptare, e cila i ka bërë një dedikim të veçantë atij në rrjetin social Instagram. Dua Lipa (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver) Dua ka publikuar një fotografi ku shfaqet e lumtur…
23 Janar 2019 / 13:59 Prej mëngjesit të së mërkurës janë dëgjuar tonet e larta të ligjvënësve grekë, pasi kanë filluar në Parlamentin grek procedurat për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi ka marrë miratimin e kryetarëve të komisioneve të Parlamentit, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes diskutohet nga deputetët e të gjitha partive në një klimë të polarizuar politike.Marrëveshja pritet të votohet deri në datën 25 janar dhe situata që paraqitet në Parlament, ku partitë e vogla kanë filluar të shpërbëhen dhe shumë aleanca janë thyer, duket se prodhon 151 vota të shumicës së duhur për ratifikimin e saj. Përveç…

