23 Janar 2019 / 14:07
Nesër në Kuvend deputetët do të duhet të marrin vendim për ta shtyrë Ligjin për Tregjet e Gjelbra. Fillimisht ligji parashikohet të shtyhet për një vit, përkatësisht deri më 1 janar të vitit 2020. Pas reagimeve të shumta në opinion dhe protestës së pazarxhinjve, pushteti pranoi se kishte miratuar ligj që nuk ishte i zbatueshëm në terren. Deputetët, si nga pushteti, por edhe nga opozita, këtë herë kanë qëndrim identik, që do të thotë se duhet të hartohet një zgjidhje e re ligjore ku do të përfitonin të gjithë aktorët. Pazarxhinjtë dolën me reagime të ashpra për shkak të detyrimit që të licencohen dhe të paguajnë sigurim shëndetësor dhe pensional. Përveç kësaj, pazarxhinjtë nuk pajtohen me vendimin se pensionistët nuk kanë të drejtë të shesin. Tani paralajmërohen debate publike dhe përfshirje të të gjitha palëve në hartimin e një ligji të ri.
Alsat
Loading…


