24 Janar 2019 / 9:44 Ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë – Dibër është ndërprerë sot në mëngjes në orën shtatë, ndërsa ende është në fuqi ndalesa në Strazhë, informojnë nga Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në disa vende të larta në pjesët perëndimore të vendit me mbetje të borës nëpër rrugë pas intervenimit të shërbimeve kujdestare. Reshje të dobëta të borës ka edhe në Kodrën e Diellit edhe në Mavrovë. Nëpër disa akse rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur rrëshqitje e…
Author: almakos
24 Janar 2019 / 9:30 Ligjvënësit grekë pritet të votojnë sot Marrëveshjen e Prespës, marrëveshje historike për ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe për t’i dhënë fund kontestit të gjatë diplomatik me fqinjin. Qeveria e kryeministrit grek, Alexis Tsipras, dhe ajo e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, kanë arritur marrëveshjen në qershor të vitit të kaluar për ndryshimin e emrit të ish-republikës jugosllave në Maqedoni të Veriut. Me këtë marrëveshje, Greqia nuk do t’i kundërshtojë synimet e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO. Greqia e ka kundërshtuar emrin Maqedoni me vite, duke thënë se me të, fqinji i saj mund të…
Boksieri shqiptar me renome ndërkombëtare, Robin Haxhi Krasniqi, është një ndër emrat që i ka bërë krenarë kudo shqiptarët me suksesin e tij. Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme. Së fundmi, edhe Robin ka vendosur t’i përgjigjet sfidave virale në internet, për publikimin e fotografive të shumë viteve më parë. Ai ka vendosur që për ndjekësit e tij të sjellë një imazh të realizuar në vitin 1999, ku shfaqej duke pozuar me kapelën me stemë të UÇK-së në…
Haxhi Avdyli, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte marrë një iniciativë për të parandaluar transmetimin e këngëve që promovojnë drogërat. Kjo ka bërë që të reagojnë komuniteti artistik, duke thënë se shteti duhet të bëj të veten dhe jo pjesëtarët e shoubizit shqiptar. Reperja dhe sensacioni i vitit të kaluar, Tayna ka dhënë mendimin e vetë rreth kësaj duke teme të ngritur së fundi nga ligjvënësi i Kuvendit të Kosovës. Tayna (Foto Instagram) Këngëtarja shqiptare ka reaguar përmes një mesazhi të gjatë të publikuar në llogarinë personale në Instagram. “Në një shtet ku vet nuk munden me e ndalë…
24 Janar 2019 / 7:39 Në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore duke përfshirë gjithë territorin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 -6 gradë Celsius. Loading…
Gjatë operacionit të Policisë, ku është përfshirë edhe Njësia Speciale, që është zhvilluar sonte në kompleksin “Lesna” në Prishtinë, janë bastisur 10 lokale, kurse 16 persona janë shoqëruar në stacionin policor. Sipas burimeve nga Policia e Kosovës, në 6 lokacione është gjetur drogë, kryesisht marihuanë. Burimet e Kallxo.com nga Policia thonë se gjatë operacionit janë konfiskuar 6 thika, një shufër metalike dhe 1 boks hekuri. Lexo po ashtu: Ndërsa, Inspeksioni Komunal i Prishtinës ka mbyllur 3 lokale për shkak të parregullsive në dokumentacion. Teksa po zhvillohej operacioni, drejtori rajonal i Policisë, Rexhep Sijarina, tha se operacioni në lokalet te kompleksi…
23 Janar 2019 / 22:40 Në dhjetor të vitit që lamë pas u shtrenjtua buka, kurse para dy ditëve derivatet e naftës, në edicionin e sotëm të emisionit “Magazina Ekonomike” në Alsat, guvernatorja Anita Bezhovska theksoi se sipas analizave të BPRM-së vendi gjatë vitit 2019 pritet të ketë inflacion për rreth 2%, që do të thotë ruajtje të stabilitetit të çmimeve deri te një nivel i zakonshëm për ekonominë e Maqedonisë. “Kur i bëjmë parashikimet, ne nisemi nga disa supozime bazë për lëvizjen e çmimeve të ushqimit, energjensëve, por edhe supozime të caktuara për çmimet e përgjithshme të importit. Ajo…
23 Janar 2019 / 22:20 Në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat guvernatorja e BPRM-së, Anita Angellovska- Bezhovska ka komentuar Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjegjësisht nenin 8, paragrafi 1: “Kartëmonedhat dhe monedhat si dhe pullat postare do të përmbajnë simbole që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të qytetarëve që e flasin gjuhën maqedonase dhe shkrimin cirilik dhe gjuhën që e flasin të paktën 20% të qytetarëve dhe shkrimin e saj”. Bezhovska tha se Banka Qendrore po analizon harmonizimin e kartëmonedhave dhe monedhat me Ligjin e ri, por sipas saj do të duhen rreth 5 vite për finalizimin e këtij procesi. “Do të…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, është takuar me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn. Pas këtij takimi komisioneri Hahn ka shpërndarë një fotografi së bashku me Thaçin në Twitter, ku ka thënë se ishte një kënaqësi që të takohesh me presidentin kosovar. “Ne diskutuam për perspektivën evropiane të Kosovës dhe rrugën përpara në dialogun me Serbinë. Është në interesin gjeopolitik dhe ekonomik të BE-së që të ketë rajonin më afër”, shkruan Hahn në rrjetin social Twitter. /Telegrafi/ A pleasure to meet President @HashimThaciRKS #WEF19 @Davos. We…
Njësitë policore, përfshirë edhe Njësinë Speciale, janë duke e zhvilluar një aksion të bastisjes në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Aksionin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se është duke u zhvilluar një aksion për identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprime të kundërligjshme. “Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, e mbështetur edhe nga njësitë tjera relevante policore, në këto qaste është në proces të realizimit të një operacioni policor, për identifikimin e personave të dyshuar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme. Për detaje…
Tre ditë më parë policia italiane ka identifikuar një shqiptar të murosur në një vilë të shekullit të 18-të. Pas rezultateve të autopsisë, autoritetet italiane bëjnë me dije se trupi i përket Astrit Lamajt, i lindur në vitin 1971. Shqiptari, i cili njihej në qytetin e Genovës si shpërndarës drogë, u shpall i zhdukur në janar 2013. Ndërkohë autoritetet kanë vijuar punën për të zbuluar vrasësit e shqiptarit dhe arsyet që i kanë çuar që të kryejnë një akt të tillë. Astrit Lamaj është nga fshati Trevllazër i Njësisë Administrative Novoselë i rrethit të Vlorës. Kamera e Report Tv ka…
23 Janar 2019 / 19:31 Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot ka realizuar takim me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Dy bashkëbiseduesit, siç njoftoi MPJ-ja, kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme mes Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë dhe janë dakorduar për nevojën që raportet e mira miqësore të marrin edhe dimension intensiv ekonomik. “Gëzohemi që do t’i bashkohemi Malit të Zi në NATO dhe në procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE”, theksoi Dimitrov gjatë takimit dhe u falënderua për…

