Vesa Luma ka kohë që është zhvendosur për të jetuar në Zelandë të Re. Këngëtarja shqiptare është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell shumë shpejt para fansave. Por, duket se biondina është dashur të intervenoj paksa në fytyrë për të rigjeneruar lëkurën e saj. Vesa Luma (Foto Instagram) Në fakt, ajo ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram se pas tretmanëve estetike është rinuar për dhjetë vjet. “Kjo fytyra ime pa filter, ky rigjenerim që as vet nuk e kam besuar që mund të vij deri në këtë dite vjen si rezultat i…
Author: almakos
Thermometer on snow shows low temperatures – zero. Low temperatures in degrees Celsius and fahrenheit. Cold winter weather – zero celsius thirty two farenheit. 25 Janar 2019 / 8:00 Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot i vranët kryesisht me reshje bore, ndërsa në pjesën juglindore të vendit me reshje shiu dhe dëbore. Do të fryej erë e përforcuar veriore. Temperatura do të sillet prej minus 2 deri në 1 gradë Celsius. Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm. Loading…
Biondina më e famshme në botë, Pamela Anderson, ka lënë një mesazh në llogarinë personale në Twiter, i cili shkaktoi debat të madh. Bukuroshja që zbukuroi dikur ballinat e revistës së njohur, “Playboy” dhe ylli i serialit “Baywatch”, tha se burrat që shikojnë filma pornografik janë të dashur të këqij. Përmes rrjeteve sociale, ajo i ka dënuar meshkujt që duan t’i shikojnë të tjerët gjersa kryen marrëdhënie seksuale. “Femër meshkujt e tmerrshëm dhe më të ulëtit në karakter shikojnë filma pornografikë. Të pashpirt, të mjerueshëm, madje edhe të dhunshëm”, shkroi fillimisht aktorja hollivudiane. “Dashuria nuk është ashtu siç duket në…
25 Janar 2019 / 7:42 Kuvendi i Greqisë dje anuloi për sot në ora 14:30 votimin e Marrëveshjes së Prespës. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit grek, thonë se ky vendim erdhi si rezultat i numrit të madh të deputetëve që kërkojnë të marrin fjalën para zhvillimit të këtij votimi. Të shumta ishin edhe gjatë debatit të djeshëm përplasjet “Për” dhe “Kundër” mes Qeverisë së kryeministrit grek Aleksis Cipras dhe opozitës së kryesuar nga Kyriakos Micotakis. Loading…
Emiliano Sala kishte marrë aeroplanin dhe ishte nisur për në Cardiff pasi ishte përshëndetur me shokët e tij të klubit Nantes. Ai ishte bërë blerja më e madhe në histori të klubit të Cardiffit, javën që shkoi, kur u transferuar për afër 20 milionë euro. Aeroplani me të cilin udhëtonte u zhduk në kanalin anglez që nga e hëna, ndërsa pas katër ditësh kërkime, sot policia vendosi t’i ndërpresë kërkimet për gjetjen e lojtarit dhe pilotit. Fans in Cardiff and Nantes have paid tribute to Emiliano Sala ❤️ pic.twitter.com/GnZ0Jxcyze — B/R Football (@brfootball) January 24, 2019 Tifozët e Cardiff Cityt…
Superylli shqiptar, Rita Ora, po shijon suksesin më të madh në karrierë. Bukuroshja vazhdon të jetë aktive jo vetëm në muzikë, por edhe me menaxhimin e imazhit të saj. Ajo ka realizuar një sesion të ri fotografik, dedikuar angazhimit të saj të ri. Rita shfaqet tejet atraktive në këpucë të zeza me dizajn special nga modeli i ri i Zanottit. “Shumë e ngazëllyer për lansimin e kampanjës së re dhe dizajneve të këpucëve me Giuseppe Zanottit. KOleksionin e plotë do ta lansojmë nesër në Los Anxhelos dhe ejani të bashkoheni me mua”, u shpreh Rita në postim. Këngëtarja kështu po…
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, pas një hetimi disa mujorë, gjatë një operacioni të suksesshëm policor të ndërmarr sot me datë 24.01.2019; ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka konfiskuar mbi 50 kilogram sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Gjatë realizimit të operacionit policor sot më 24.01.2019, rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan (në fshatin Ponesh), Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin Mercedes me targa shqiptare, që drejtohej nga i dyshuari (F. Th.), i cili ishte së bashku me të…
24 Janar 2019 / 20:47 Nga fruthi janë prekur edhe katër mjek, një motër medicinale dhe një i punësuar në sportel në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, informojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Të gjithë të prekurit nga fruthi janë nga Klinika për sëmundje të fëmijëve derisa një motër medicinale është nga Instituti për sëmundjen e mushkërive në Kozle dhe kanë pasur kontakte direke me fëmijë të sëmurë nga fruthi. Asnjëri nga këta nuk është hospitalizuar dhe për momentin gjenden në kurim shtëpiak. Loading…
24 Janar 2019 / 20:31 Sot, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, në shoqërimin e zëvendëskryetarit të Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike dhe koordinimin e resurseve ekonomike Koço Angjushev dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi realizoi disa takime gjatë qëndrimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. “Fiks para një viti, këtu në Davos, ku me kryeministrin e Republikës së Greqisë, z. Aleksis Cipras, për herë të parë kishim takim dhe hapëm ardhmërinë për vendin tonë. Arritëm marrëveshje për ardhmërinë e Maqedonisë. Për gjeneratat e tashme dhe të ardhme, hapëm portat për ardhmërinë shpresëdhënëse…
Hip hop ylli, Cozman, ka vazhduar që të publikojë deklarata kontraverse në rrjetet sociale. Ai në Instagram ka postuar një foto ku shfaqet normal, por përshkrimi i fotos tërheq shumë vëmendje. Reperi duket se thumbon dikë shumë keq, duke kritikuar për faktin se po përdorin fjalë në gjuhën angleze. “Kur u bonët more ju me fol e me shkrujt anglisht. Kur ju kom taku për së pari herë dy fjalë si keni ditë. Palaqo. Pi harroni gjanat”, ka shkruar Cozy. Ende nuk dihet se kujt i dedikon këto thumba të ashpra ish reperi i Babastars, tash që ‘labeli’ duket se…
24 Janar 2019 / 19:07 Kuvendi i Greqisë ka anuluar votimin e Marrëveshjes së Prespës për nesër në ora 14:30. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit grek, thonë se ky vendim është marrë për shkak të numrit të madh të deputetëve që kërkojnë të marrin fjalën para zhvillimit të këtij votimi. Të shumta ishin edhe sot përplasjet “Për” dhe “Kundër” mes Qeverisë së kryeministrit grek Aleksis Cipras dhe opozitës së kryesuar nga Kyriakos Micotakis. [embedded content] Marrëveshja e Prespës shkel linjën kombëtare. Nuk zgjidh problemet, por krijon shumë më tepër të reja- tha Antonis Samaras, ish kryeministër. Demokracia e Re…
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se sot me datën 24 janar 2019, një ish zyrtarë ligjor në këtë prokurori, tash avokat Y.GJ., nga Komuna e Gjakovës, ka kanosur personin D.K., nga personeli i sigurimit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë. “Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00 ,përderisa i dëmtuari D.K, ishte duke e kryer detyrën e tij të punës, avokati Y.GH, nuk e ka përfillur atë dhe procedurat e rregullores së Prokurorisë , duke hyrë brenda në Prokurori, dhe përderisa ka dalë jashtë e ka kanosur atë duke përdorur fjalët “ do ta shohësh kush jam unë”, “Rrugaç” dhe fjalë…

