Superylli shqiptar, Rita Ora, po shijon suksesin më të madh në karrierë.
Bukuroshja vazhdon të jetë aktive jo vetëm në muzikë, por edhe me menaxhimin e imazhit të saj.
Ajo ka realizuar një sesion të ri fotografik, dedikuar angazhimit të saj të ri.
Rita shfaqet tejet atraktive në këpucë të zeza me dizajn special nga modeli i ri i Zanottit.
“Shumë e ngazëllyer për lansimin e kampanjës së re dhe dizajneve të këpucëve me Giuseppe Zanottit. KOleksionin e plotë do ta lansojmë nesër në Los Anxhelos dhe ejani të bashkoheni me mua”, u shpreh Rita në postim.
Këngëtarja kështu po qëndron në Los Anxhelos ku edhe po realizon këngët e reja. /Telegrafi/


