25 Janar 2019 / 16:00 Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Kuvendi i Greqisë, të menjëhershme ishin edhe reagimet. I pari ka reaguar kryeministri Zoran Zaev, i cili në profilin e tij në FB, ka uruar homologun e tij grek Aleksis Cipras. Urime miku im Aleksis Cipras, bashkë me kombet tona shënuam fitore historike. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, le të jenë të përjetshme paqja dhe procesi i Ballkanit në Evropë”- tha kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook. Ministri i punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, shkroi në Twiter se vendi e zgjidhi kontestin më të…
Author: almakos
25 Janar 2019 / 15:41 Prokurori Special Gavril Bubevski është duke i kompletuar dokumentet që të nis kallëzim penal në Prokurorinë e rregullt pas kërcënimeve për jetë që u dërguan në emër të tij. Lajmin se Bubevski ka marrë kërcënime nga Mefail Arsllani, avokati i zyrtarit të akuzuar të BDI-së, Ejup Alimi, e njoftoi prokurorja, Fatime Fetai. Ajo sot në shkresë zyrtare njoftoi se për kërcënimet e dërguara në adresë të kolegut të saj tashmë ka dhënë deklaratë për ngjarjen ndërsa dëshmitar i kërcënimeve ka qenë edhe një person. Ngjarja në parkingun e QT “Mavrovasja” në afërsi të vendit ku…
25 Janar 2019 / 15:07 Greqia e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës. Me 153 vota “për”, 146 “kundër” dhe 1 i “përmbajtur”, Kuvendi i Greqisë i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, me të cilën Maqedonia merr emrin Republika e Maqedonisë së Veriut dhe hapet rruga për anëtarësim në NATO dhe BE. Edhe pse pat rezistencë nga opozita greke brenda në Kuvend, ndërsa jashtë godinës protesta, kryeministri Cipras ka arritur të sigurojë shumicë absolute në Kuvend. Në fjalimin e tij të fundit para votimit, kryetari i Demokracisë së Re opozitare, Kyriakos Micotakis, deklaroi…
25 Janar 2019 / 14:57 Gjyqi për rastin “Thesari” të Prokurorisë Speciale Publike ishte i mbyllur për publikun. Me kërkesë të PSP-së, gjykata e përjashtoi opinionin sepse një punonjëse e DSK-së dëshmoi në sallën e gjyqit, dhe informacionet që duhej t’i jepte ajo ishin të karakterit sekret. Rasti “Thesari” i referohet prokurimit të pajisjeve për përgjim, për policinë sekrete nëpërmjet kompanisë “Finzi”. Sipas PSP-së, të pandehurit Sasho Mijalkov, i arratisuri Goran Grujevski, Toni Jakimovski dhe Nebojsha Stojkoviç përmes kompanisë Finzi, kanë blerë pajisje me çmim dyfish më të lartë dhe prokurimin në vend që MPB-ja, e ka bërë një kompani…
25 Janar 2019 / 14:31 Rëndohet bilanci i të prekurve nga Fruthi. Tetë raste të reja me simptome të fruthit janë paraqitur në Klinikën Infektive në Shkup. Dy prej tyre janë hospitalizuar ndërsa gjashtë të tjerët janë lëshuar për shërim shtëpiak. Ndërkohë dy raste me fruth janë hospitalizuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, në repartin hemato – onkologjik ku qëndrojnë të shtruar fëmijë me sëmundje të rënda malinje. Me fillimin e epidemisë ne u organizuam në atë mënyrë ky njërin repart tërësisht e ndamë për fëmijë të cilët dyshohen se nuk janë të vaksinuar dhe që janë nga Shkupi…
Në Kuvendin e Republikës së Greqisë ka filluar votimi rreth Marrëveshjes së Prespës. Deputetët grek një nga një për momentin janë duke votuar rreth Marrëveshjes së Prespës. Votimi pasoi pas një debati të ashpër mes deputetëve të opozitës dhe partive opozitare.
25 Janar 2019 / 13:32 Prokurorët e Prokurorisë Speciale Gavrill Bubevski dhe Fatime Fetai kanë paralajmëruar padi ndaj avokatit Mefail Arsllani. Bubevski për kërcënimet ndaj tij, ndërsa Fetai për shpifje dhe ofendime. Për kërcënimet ndaj Bubevskit, Fetai është shprehur e gatshme të jep deklaratë edhe para prokurorit, në raste se do të jetë e thirrur. “Lidhur me “demantin” e avokatit Mefail Arsllani në të cilin përmes një fjalori diskutabil paraqet ofendime ndaj meje, theksoj se unë plotësisht qëndroj pas asaj që e thash gjatë ditës së djeshme.Pas kërkesës së prokurorit Gavrill Bubevski kamë dhënë dhe deklaratë për ngjarjen, që ai…
25 Janar 2019 / 13:23 Kryeministri grek Aleksis Cipras, u është përgjigjur fuqishëm kundërshtarëve të Marrëveshjes së Prespës, me theks të veçantë partisë Komuniste KKE dhe “Demokracisë së Re”. Lidhur me Historinë Greke, kreu i Qeverisë grek ka akuzuar partinë Komuniste se do e mbajnë në qafë sllavo-maqedonasen Mirka Ginova e ekzekutuar në luftën qytetare greke, dhe iu rikujtoj atyre shpërndarjen e abetares sllavo-maqedonase në Tashkent. “Nuk dëshiroj të përkushtohem as në Abetaren që komunistët u ndanë në Tashkent fëmijëve të luftëtarëve sllavo-maqedonas të Armatës Demokratike të Greqisë. Nuk dua të përkushtohem në 70 mijë refugjat nga Lufta qytetare të…
25 Janar 2019 / 12:53 “Aleanca për Shqiptarët (ASH) në vazhdimësi ka qenë dhe është deklaruar për zgjedhje të parakohshme parlamentare, këtë e kemi thënë pas referendumit, e kemi thënë pas ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdojmë ta themi edhe tani. Janë shumë elemente në lidhje me atë se pse duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ideja ose një ndër argumentet që të mos shkohet në zgjedhje që po përdoret, ajo është data e bisedimeve për të hyrë në Bashkimin Evropian, nuk mban. Mendoj që shkaku se pse duhet të shkohet në zgjedhje është shumë më i madh se sa argumentet…
25 Janar 2019 / 12:24 Kreu i Aleancës për shqiptarët Zijadin Sela sot ka kërkuar zgjidhjen e problemit me nxënësit shqiptarë të Komunës së Çashkës, të cilët sipas tij nuk gëzojnë të drejtën e tyre të garantuar me kushtetutë që mësimin ta ndjekin në gjuhën e tyre amtare. Në të kundërtën Sela kërkoi nga ministri i arsimit Arbër Ademi që për shkaqe morale të jap dorëheqje. “Një dukuri që u bë publike këtyre ditëve lidhur me shkollimin e fëmijëve shqiptarë në Komunë e Çashkës, nxënës që nuk e gëzojnë të drejtën e tyre të garantuar me kushtetutë, shkollimi në gjuhën…
Sokol Cikalleshi është rikthyer tek skuadra e Akhisarspor në Superligën turke pas aventurës jo të mirë te Gotzepe. Sulmuesi shqiptar debutoi me klubin gjelbër e zi në ndeshjen ndaj Besiktasit në elitën e futbollit turk. Për Cikalleshin ishte një debutim i mirë pasi shënoi gol, por skuadra e tij e humbu sfidën me rezultat 1-3. Por tani goli i Cikalleshit nuk vlen fare, kjo për faj të skuadrës së tij Akhisar. Skuadra e sulmuesit shqiptar kishte futur në 18-she 13 lojtar të huaj duke kaluar limit që është 12. Kësisoj Federata e Futbollit të Turqisë e ka regjistruar këtë ndeshje…
25 Janar 2019 / 11:50 Për shkak të numrit të rritur të pacientëve të prekur nga fruthi, në poliklinikat “Jane Sandanski”, “Bit Pazar” dhe “Gjorçe Petrov” ka mjekë kujdestarë çdo ditë pune prej orës 19:30 deri në orën 7:30 në mëngjes ndërsa për fundjavat janë në dispozicion 24 orë. “Në këto tri vende do të bëhen kontrolle të plota me laborator për fëmijët prindërit e të cilëve dyshojnë se ndoshta janë të prekur prej fruthit. Nëse mjekët përcaktojnë se është e nevojshme, pacientët do t’i dërgojnë në Klinikën për Sëmundje Infektuese. Apelojmë deri tek të gjithë prindërit, të cilët do…

