25 Janar 2019 / 14:31
Rëndohet bilanci i të prekurve nga Fruthi. Tetë raste të reja me simptome të fruthit janë paraqitur në Klinikën Infektive në Shkup. Dy prej tyre janë hospitalizuar ndërsa gjashtë të tjerët janë lëshuar për shërim shtëpiak. Ndërkohë dy raste me fruth janë hospitalizuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, në repartin hemato – onkologjik ku qëndrojnë të shtruar fëmijë me sëmundje të rënda malinje.
Me fillimin e epidemisë ne u organizuam në atë mënyrë ky njërin repart tërësisht e ndamë për fëmijë të cilët dyshohen se nuk janë të vaksinuar dhe që janë nga Shkupi dhe te të cilët ka rrezik se është fruth në atë repart i pranojmë këta fëmijë. 5:53 Njëri fëmijë është në gjendje të qëndrueshme, në gjendje të mirë, fëmija i dyti që vinte në spitalin ditor është poashtu në gjendje stabile, për momentin ka një fëmijë i cili është me simptome akute të fruthit – deklaroi Katerina Stavriq, Drejtore e Klinikës për sëmundje të fëmijëve Shkup.
Për momentin të hospitalizuar janë 20 persona me pasqyrë më të rëndë Klinike, ndërsa numri i personave të vaksinuar është mbi 4.200. Autoritetet vazhdojnë të apelojnë për vaksinim.
Masat për pengimin e zgjerimit të epidemisë në Klinikë në vazhdimësi po ndërmerren, apelojmë deri te prindërit t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kur të vërejnë simptome të fruthit tek fëmijët e tyre, fillimisht ta vizitojnë mjekun amë. Vaksinimi patjetër të vazhdojë dhe të gjithë qytetarët që nuk janë të sigurt në statusin e tyre vaksinal apo prindër që kanë fëmijë të pa vaksinuar të vaksinohen sa më shpejtë – tha Milena Stevanoviq, Drejtore e Klinikës Infektive.
Ndërkohë një ditë më parë u njoftuar se 6 nga personat e prekur nga Fruthi janë të punësuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Nga Klinika Infektive thanë se të gjithë janë me pasqyrë të lehtë klinike dhe janë lëshuar për kurim shtëpiak. Nga Klinika Infektive nuk kishin të dhëna nëse ka raste të regjistruara nga qytete të tjera të vendit, edhe pse gjatë ditës së djeshme u raportua për tre raste nga Tetova. Drejtoresha e Klinikës tha se rastet të cilat kanë ardhur nga qytetet tjera, ose jetojnë në Shkup ose kanë qëndruar përkohësisht në kryeqytet.
Vjollca Aliti
Loading…