26 Janar 2019 / 10:02 Aeroporti i Shkupit nga ora 22:45 minuta është mbyllur për qarkullim, pasi që një aeroplan i kompanisë “Gjermania” tip Erbas 321 me rreth 200 udhëtarë, para fluturimit për në Cyrih është bllokuar në mbetje të borës. Siç informoi kryetari i Këshillit drejtues dhe drejtori i M-NAV, Nikollçe Taseski për MIA-n, për momentin ka përfunduar operacioni për zhbllokimin e aeroplanit me ndihmën e automjeteve për push back nga TAV. “Në aeroplan nuk ka udhëtarë të lënduar dhe dëmtime fizike. Kompania e ka anuluar fluturimin dhe pritet të realizohet gjatë ditës së sotme”, theksoi Taseski. Loading…
Author: almakos
26 Janar 2019 / 9:57 Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi në intervistë për emisionin 360 gradë në Alsat ka folur edhe për mundësinë e kandidimit të saj në zgjedhjet presidenciale, për kërkesën e BDI-së për kandidat konsensual dhe nëse ajo eventualisht do të ishte ndoshta një zgjedhje e mundshme e koalicionit qeverisës. “Normalisht, unë jam me seriozitetin më të madh i shërbej zgjedhjes që qytetarët e Tetovës kanë bërë, por në karrierën time, tashmë më shumë se një dekadë, unë gjithmonë i jam përgjigjur atyre kërkesave, detyrimeve, mundësive në të cilat jamë munduar të jap kontributin tim. Pra,…
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve F.TH. (1974), XH.H. (1961), dhe L.M. (1962), për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se “ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit F.TH., XH.H. dhe L.M., më 24 janar 2019, në rrugën Prishtinë – Gjilan, pa autorizim kanë blerë dhe poseduar substanca narkotike, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, në atë mënyrë që pasi nga policia është ndalur automjeti, të…
Erjona Sulejmani është duke vazhduar me angazhimet e saja profesionale, teksa bën rolin e modeles. Në profilin e saj në Instagram, e ka publikuar një video, në të cilën shfaqet duke realizuar një set të ri fotografik. Ajo shfaqet e veshur me kostum të kuq larjeje duke vënë në plan të parë figurën e saj trupore, gjatë pozimit për fotografin Elia Vaccaro. Kujtojmë që bukuroshja u bë e njohur me prezencën e saj në tribunat e stadiumeve, ku mori vëmendje me dukjen e saj. Lexo po ashtu: Erjona ka qenë e martuar me futbollistin shqiptar, Blerim Xhemaili, me të cilin u…
26 Janar 2019 / 8:18 Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe i ndryshueshëm, në pjesët lindore dhe jugore të vendit do të ketë reshje të borës me intensitet të ulët, sidomos në mëngjes. Kurse në pjesët juglindore të vendit do të ketë reshjet të shiut dhe borës. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore. Temperatura do të sillet prej minus -6 deri në 2 gradë Celsius. Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm ku që nga ora 11:00 deri në ora 13:00 pritet të ketë reshje të dobëta të borës, kurse temperaturat…
Kryesia qendrore ka autorizuar kryesinë ekzekutive të partisë për të marrë vendimin final nëse duhet ose jo të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamëntare bashkë me ato presidencialet. Zaev nuk erdhi në mbledhjen e sotme të kryesisë por do të thirrë mbledhje tjetër gjatë ditëve të ardhshme. Vendimi final për zgjedhje të parakohshme pritet të merret gjatë javës që vjen. Partia e Zaevit në mbledhjen e sontme vendosi të fillojë procdurat për zgjedhje presidenciale. Kandidati do të bëhet publik në kongresin e partisë më 3 mars. ALSAT The post LSDM-ja, pa vendim për zgjedhje të parakohshme parlamentare appeared first on ALSAT-M.
Një 23 vjeçare nga Kosova, është aksidentuar në Villnachern AG të Zvicrës, duke e goditur shenjën vertikale të komunikacionit. Mediat zvicerane raportojnë se shqiptarja përkundër aksidentit të rëndë, nuk ka pësuar lëndime trupore. Ndërkaq, dëmet e veturës të tipit Citorën, kalojnë shifrën 15 mijë franga. Shqiptarja po dyshohet për përdorim të drogave apo alkoolit prandaj policia e ka detyruar atë të bëjë analizat. Gjithashtu, sipas Blick, i është konfiskuar patentë shoferi. /Telegrafi/
25 Janar 2019 / 22:47 Stevo Pendarovskin, ish-kandidat për president në Republikës e Maqedonisë si dhe këshilltar i dy presidentëve të shtetit për momentin koordinator nacional për NATO në edicionin e sotëm të emisionin “360 gradë” në televizionin Alsat vlerësoi se Marrëveshja e Prespës mund të jetë model për Beogradin dhe Prishtinën për zgjidhjen e problemeve. “Ne dhe jo vetëm ne, që e arritëm dhe e zbatojmë Marrëveshjen me Greqinë, duam të themi se mund të jetë model për rajonin, për çështjet tjera problematike. Sipas strukturës së saj, nuk mund të jetë model për rajonin, sepse përmbajtja e kontestit tonë…
25 Janar 2019 / 22:27 Pas miratimit të Marrëveshjen së Prespës nga Parlamenti grek me 153 vota “për”, koordinatori nacional për NATO, Stevo Pendarovski në emisionin “360 gradë” në Alsat thekson se kjo Marrëveshje paraqet një shembull specifik për rajonin pasi që sipas tij për dallim nga marrëveshjet tjera të arritura me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, Marrëveshja e Prespës paraqe vullnetin dhe guximin e dy liderëve të cilët me forca e veta arritën marrëveshje historike. “Kjo mund të jetë një shenjë e mirë. Jo vetëm për marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë, por për tërë rajonin sepse e dimë që bëhet fjalë…
Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale. “Një nga këto operacione, është realizuar para pak minutash në Prishtinë, ku janë arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një grabitje e cila ka ndodhur me datë 18 dhjetor 2018 rreth orës 22:00 në rrugën ‘Rinia’ në Prishtinë. Ku…
25 Janar 2019 / 20:35 Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në disa vende më të larta në pjesët perëndimore të vendit me mbetje të borës nëpër rrugë pas intervenimit të shërbimeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë, informojnë nga LAMM. Prej atje njoftojnë se është vendosur ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda në akset rrugore Dibër-Strugë, Veles-Katllanovë dhe në grykat malore Pletvar dhe Gjavatë. Në aksin rrugor Strugë-vendkalimi kufitar Qafë Thanë (afër fshatin Frangovë) për shkak të dëmtimit të rrugës, shpejtësia e lëvizjes është kufizuar në 40 kilometra në orë. Nga LAMM kumtojnë…
25 Janar 2019 / 20:29 Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuar për bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për kontestin e emrit, Metju Nimic ka përgëzuar ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Parlamentin e Greqisë. “Do të doja ta përshëndes hapin vizionar të Parlamentit dhe Qeverisë së Greqisë. Kjo marrëveshje historike mes dy vendeve fqinje hap derën dhe u mundëson vendeve marrëdhënie të reja dhe njëkohësisht shënon fillimin e një epoke të re për konsolidimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan. Pres me padurim përmbylljen e procesit të me Marrëveshjen dhe e rikomfirmoj përkushtimin e vazhdueshëm të OKB-së për bashkëpunim mes të…

