26 Janar 2019 / 14:55 Me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Kuvendi grek, Maqedonisë i mbetet edhe një hap për tu bërë pjesë e NATO-s. Çekia vetëm se paralajmëroi që të hënën do të kërkojë që Maqedonia të firmos protokollin për anëtarësim në NATO. Protokolli më pas do të kalojë edhe në Kuvendet e të gjitha 29 vendeve anëtare të aleancës veri-atlantike, duke filluar nga Greqia. Koordinator kombëtar për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovski, në emisionin 360 shkallë në Alsat, tha se ratifikimi është sinjal i mirë për të gjithë rajonin dhe moment historik në të gjitha parametrat. [embedded…
Author: almakos
26 Janar 2019 / 14:35 Nga ora 13:05 hiqet ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë-Dibër, informojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë. Nga atje gjithashtu informojnë edhe se nga ora 13:15 është shfuqizuar edhe ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Dibër-Srugë. Loading…
26 Janar 2019 / 14:30 Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” i apelon Qeverisë që mos të merret me analiza, por të ndërmarra hapa konkret për përmirësimin e infrastrukturës në Kodrën e Diellit. Porosia e tillë u përcoll në protestën e sotme, ku u kërkua që t’i merret menaxhimi ELEM-it për këtë pike turistike. [embedded content] Mjaft më, sanksiono ata që shkaktuan këtë humbje. Thuaj ELEM-it jo në kodrën e Diellit. Dorëheqja e ELEM është i vetmi shpëtim në Kodrën e Diellit. Qeveria dekaroi se ELEM nuk mund më të veprojë më resortin Kodra e Diellit dhe keq menaxhimi fshiu…
26 Janar 2019 / 14:00 Të gjithë ne deri tani prisnim që dikush tjetër të na zgjidh problemin. Me këtë që e bëmë të fundit, e qartë është ardhmëria e Maqedonisë në NATO dhe BE. Absolutisht asgjë nuk kemi bërë nëse këtë tani nuk e shfrytëzojmë që të bëjmë ekonomi më të mirë dhe qytetarët të jetojnë më mirë, porositi sot zëvedëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushe, transmeton Koha.mk Ai potencoi se për zhvillimin e ekonomisë, janë më të rëndësishme sundimi i së drejtës dhe krijimi i shtetit stabil dhe ambientit për investime, pa dallim a janë të vendit apo…
Një femër ka raportuar se të premten, derisa kishte qenë në vendin e punës në një lokal mikrofinanciar në Prishtinë, kishte hyrë një person i panjohur dhe nën kërcënim të mjeteve të mprehta, ka grabitur 40 euro dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, nuk raportohet për të lënduar. Për grabitje gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar në Prishtinë, është arrestuar edhe një person dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Po në Prishtinë, pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me një grabitje, janë…
Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e “Extremely Wicked, Shockingly Evil and Vile”, ku paraqitet Zac Efron në rolin e vrasësit serik, Ted Bundy. Filmi më shumë është i bazuar në shfaqjen e reagimeve të njerëzve lidhur me vrasjet e shkaktuara nga Bundy. Por, në disa raste shihet protagonisti duke kryer veprat kriminale. Fokusi është te opinioni amerikan që debaton nëse sharmanti dhe i bukuri Ted është vërtet fajtor apo e kanë dënuar pa të drejtë. Zac Efron në rolin e vrasësit serik Ted Bundy (Foto: Screenshot/YouTube/Voltage Pictures) Lily Collins luan rolin e partneres së tij, Elizabeth Kloepfer, e…
Një burrë dhe një grua janë arrestuar mbrëmë nga policia në Prishtinë për armëmbajtje pa leje. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve në Rrugën “Xhaavit Ahmeti” janë gjetur dhe konfiskuar një kallashnikovë me 147 fishekë, një pistoletë me 58 fishekë, gjashtë granata dore, disa krehër të zbrazët të municionit dhe disa paisje për pastrimin e armëve. Policia ka njoftuar se pas intervitimit të të dyshuarve, me urdhër të prokurorit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/
26 Janar 2019 / 12:50 “Pa barriera, pa probleme dhe pengesa, pa asnjë çështje të hapur bilaterale, Maqedonia më në fund mund të bëjë hapa të mëdhenj përpara për zhvillimin e ekonomisë. Tani duhet të punojmë. Të gjithë. Si qeveria ashtu edhe Parlamenti, si qytetarë ashtu edhe biznesmenë. Progresi do të varet vetëm nga ne. Do të mbaj opinga të hekurt, paga mesatare në Maqedoni do të jetë 500 euro”, tha kryeministri Zoran Zaev nga tribuna e sotme në Veles. Mjaft më me politikë, thekson Zaev. Duhet të përvjelim mëngët. Shteti do të bëhet vetëm nëse njerëzit kanë para, dhe…
26 Janar 2019 / 12:10 Një ditë pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek vazhdojnë urimet nga komuniteti ndërkombëtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes dy dekadëshe mes Greqisë dhe Maqedonisë. Franca uron miratimin e Marrëveshjes dhe rithekson mbështetjen për integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE. “Ky hap thelbësor politik, do të mundësojë hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje historike, e cila i jep fund mosmarrëveshjes dypalëshe, që daton mbi një çerek shekulli.Dëshiroj të përgëzoj dhe të përshëndes guximin dhe vendosmërinë e treguar nga ana e udhëheqësve të Greqisë dhe të Maqedonisë, e në veçanti, kryeministrat Cipras…
26 Janar 2019 / 11:56 Pas reshjeve të fundit shtresa e dëborës në Kodrën e Diellit ka arritur një metër. Në Mavrovë Anovi ka 83 centimetra borë, 58 në Pozharane, 52 në Krushevë 51 në Lazaropole, 32 në Tetovë, 31 në Shkup-Petrovec, 28 në Gjurishtë, 24 në Demir Kapi. Në Dibër ka 22 centimetra borë, 21 në Topolçan, 20 në Manastir, 15 në Shkup-Zaicev Rid, 11 në Ohër dhe 10 në Kriva Pallankë, Prilep, Strumicë dhe Kumanovë. Reshje më të mëdha të shiut kishte në Demir Kapi dhe Gjevgjeli kurse më ftoht ishte në Mavrovë dhe në Kodër të Diellit,ku…
26 Janar 2019 / 11:43 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ka shkruar një letër ish-ministrit për Punë të Jashtme në Greqi njëherit edhe nënshkruesit të Marrëveshjes së Prespës, Nikos Koxias. Ahmeti ka falënderuar diplomatin grek për kontributin dhe bashkëpunimin për zgjidhjen e çështjes së emrit. “Më në fund erdhi dita kur bashkarisht mund t’i gëzohemi një suksesi të përbashkët kaq të madh.I nderuar mik, ia dolëm. Të gjithë që dhanë kontribut në këtë vepër shekullore duhet t’janë krenar sepse ndërtuan vlerë civilizuese evropiane. Paç fatin dhe dua që ta dish se derën time do ta gjesh…
26 Janar 2019 / 10:22 Që nga ora 6:40 në rrugën Veles-Katlanovë është hequr ndales për lëvizjen e automjeteve të rënda, njoftojnë nga LAMM. Në orën 7:10 të mëngjesit, është hequr ndalesa për kamionë në zonën malore Gjavato dhe Bukovë. Dje ishte vendosur ndalesë për automjetet e rënda në rrugët: Mavrovë-Dibër, Dibër-Strugë, Kërçovë-Ohër përmes kryqëzimit Presekë, buzë vendit Strazh-Kërçovë ndërsa për automjetet e tjera u vendos përdorimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore, Makedonski Brod-Prilep nëpërmjet kalimit malor Barbaras , Resnje-Manastir përmes kalimit malor Gjavato, Prilep-Gradsko përmes kalimit malor Pletvar, Veles-Katlanovë, Kriva Palanka-Deve Bair dhe Tetovë-Kodra e Diellit ku kishte ndalesë…

