27 Janar 2019 / 12:18 Në periudhën prej ora 22 të natës së mbrëmshme deri në ora 4 të mëngjesit gjatë një kontrolli policor janë arrestuar 26 femra të moshës prej 20 deri në 46 vjet në pesë objekte hotelerike në Tetovë dhe Gostivar. Siç kanë informuar nga MPB, gjatë kontrollit në objektet hotelerike janë hasur 39 femra, prej të cilave 13 nga Maqedonia, ndërsa 26 kanë qenë shtetase të huaja. 11 prej tyre ishin shtetase te Serbisë, nëntë të Shqipërisë, katër nga Bullgaria dhe nga një prej Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës. Loading…
Author: almakos
27 Janar 2019 / 11:59 VMRO-DPMNE-sa opozitare ka kritikuar ashpër deklaratat e zv kryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev duke theksuar se: “njoftimi për katër investime të reja të Angjushevit janë katër gënjeshtra të reja të kësaj Qeverie kriminale dhe të paaftë”. Sipas VMRO-së për dy vite qeveria aktuale dhe Angjushev nuk sollën asnjë investim dhe nuk hapën vende të reja të punës. “Maqedonia në vend se të jetë e para në zhvillim ekonomik, me të paaftin Zoran Zaev u bëmë të parët në borxhe”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. “Që kur LSDM është në Qeveri, ekonomia në shtet është…
27 Janar 2019 / 11:06 Në kuadër të mini turneut për vizitë në vendet kryesues me BE-në, zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, gjatë ditës së nesërme për vizitë punë do të qëndrojë ne Republikën e Rumanisë ku parashihet të mbajë sërë takimesh me kreun shtetëror të vendit. Krahas nikoqirit, Ministrit të deleguar për Çështje Evropiane të Rumanisë, Xhorxhe Çamba, Osmani do të mbajë takime edhe me Kryeministren Viorika Dançila, Ministrit për Punë të Jashtme Teodor Maleshnaku, si dhe përfaqësues të Parlamentit të Rumanisë, mes të cilave edhe Kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane në Senatin e Rumanisë,…
27 Janar 2019 / 9:52 Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa dhe në kushte dimri, ndërkohë që në disa rrugë ka dhe mbetje bore. Ndërkohë që për shkak të temperaturave të ulëta nuk përjashtohet mundësia që të paraqiten edhe ngrica, andaj rekomandohet vozitje e kujdesshme dhe respektim të sinjalit rrugorë. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti. Loading…
T 27 Janar 2019 / 9:41 Sot në mëngjes temperatura më e ulët është matur në Tetovë dhe atë minus 11 gradë Celsius, derisa më e larta në Gjevgjeli, ku termometri ka arritur në një gradë Celsius. Sipas Entit Hidrometeorologjik deri në ora 07:30 temperatura minus 10 ka shënuar në Shkup, minus 8 në Prilep dhVinicë, derisa në Berovë minus 3 gradë Celsius. Loading…
Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira dhe i ftohtë. Gjatë paradites do të ketë mjegull në disa vise, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell ndërsa pritet të fryjë edhe erë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 10 deri minus 1 gradë ndërsa ajo e ditës prej një deri në 9 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit minus 6 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 2 gradë Celsius. The post Moti me vranësira dhe i ftohtë appeared first on ALSAT-M.
Ka tash e sa ditë që në media është shpallur një debat i hapur mes artistëve dhe politikanëve. Disa nga deputet e Kuvendit kanë shprehur mendimin se duhet censuruar këngët që flasin dhe promovojnë përdorimin e drogës, gjë e cila ka çuar në reagim vet interpretuesit e këtyre këngëve. Reperët Tayna dhe Buta janë dy nga emrat të cilët nuk kanë hezituar që të dalin hapur kundër kësaj çështjeje, e duket se të njëjtin mendim me ta e ndan edhe reperi Getinjo. Ky i fundit, ka publikuar në rrjetin social Instagram disa video, ku ka thënë se nuk është ndjerë…
Milani dhe Napoli kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen derbi të javës së 21-të në Serie A. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët patën edhe nga një rast të mirë. Rasti i parë në ndeshje i takoi mysafirëve, të cilët rrezikuan me anë të Jose Callejon (6′), por goditja e spanjollit u prit nga Gianluigi Donnarumma. Suso dhe Insigne në një aksion gjatë ndeshjes (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver) Për Milanin rast të mirë pati Patrick Cutrone (10′), goditja e të cilit shkoi shumë pranë shtyllës. Në pjesën e…
26 Janar 2019 / 21:34 Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten arritjen e një marrëveshjeje me demokratët në opozitë, për të rihapur përkohësisht qeverinë federale amerikane, e mbyllur prej një kohe rekord prej 5 javësh, për shkak të ngërçit mbi financimin e murit në kufirin SHBA-Meksikë. “Kemi arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund mbylljes dhe për të rihapur qeverinë federale. Brenda pak kohësh do të nënshkruaj ligjin për të hapur qeverinë tonë për 3 javë, deri më 15 shkurt”, tha Trump. Ligjvënësit amerikanë dhe Shtëpia e Bardhë ishin vendosur përpara një presioni intensiv për të zgjidhur ngërçin, pasi…
Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë këngën e saj më të re. Ajo ka bërë të ditur se kënga e saj e re është e zhanrit baladë, gjersa ende nuk e ka zbuluar titullin e saj. Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, në të cilin këngëtarja do të shfaqet mjaft atraktive. Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft tërheqëse dhe me makijazh interesant. E veshur me një fustan të kaltër dhe një pjesë të qëndisur te pjesa e gjoksit, Enca duket se e ka…
Fabio Quagliarella e ka barazuar rekordin e të gjitha kohërave nga Gabriel Batistuta, duke shënuar në 11 ndeshje radhazi në Serie A. Sulmuesi italian ka bërë një arritje të jashtëzakonshme në prag të përfundimit të karrierës duke shënuar në 11 ndeshje radhazi. Quagliarella këtë arritje e bëri vetëm pak ditë pas ditëlindjes së tij të 36-të, e cila ishte gjatë të enjtes. Lexo po ashtu: 36-vjeçari kompletoi arritjen e rekordin në takimin e mbrëmjes së shtunë ndaj Udineses në Marassi, duke shënuar me ftohtësi një penallti. Fabio Quagliarella has scored in 11 straight appearances, equalling the Serie A record ???…
26 Janar 2019 / 18:42 Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar pas një shpërthim këtë pasdite rreth orës 16 në dyqanin “Zhare Komerc” në qendër të Gjevgjelisë. Jo zyrtarisht, shkak për shpërthimin ka qenë një bombolë e gazit. Njësiti i zjarrfikësve në Gjevgjeli menjëherë ka marrë masat e duhura.Sipas zjarrfikësve bombola e gazit shpërtheu brenda dyqanit, kurse nga Spitali i Përgjithshëm në Gjevgjeli njoftuan se të gjithë të lënduarit janë transferuar menjëherë në repartin e kiturgjisë dhe konfirmuan se njëri ka djegie të shkallës së parë dhe të dytë kurse dy të tjerë kanë marrë…

