Cristiano Ronaldo gjatë mbrëmjes së kaluar ka pasur arsye për të festuar dy herë. Futbollisti portugez realizoi golin e fitores së Juventusit kundër Lazios, e cila e gëzoi tejmase lojtarin e skuadrës italiane. Por, ai kishte edhe një festë në jetën sentimentale teksa e ka shprehur përmes rrjeteve sociale. Ai ka zgjedhur t’i bëjë një dedikim special Georgina Rodriguezit, me rastin përvjetorit të 25 të lindjes. ”Urime për gruan më të mrekullueshme që Perëndia mund ta vinte në rrugën time”, ka shkruar krahas një fotografie ku shfaqen bashkë. Lexo po ashtu: Theksojmë se dyshja tashmë janë prindër të një vajze…
Author: almakos
28 Janar 2019 / 8:28 Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira. Gjatë paradites do të ketë mjegull në disa vise ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe do të fryjë edhe erë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 10 deri minus 1 gradë ndërsa ajo e ditës prej një deri në 9 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit -6 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë 2 gradë Celsius. Loading…
Luana Vjollca është një prej prezantueseve më atraktive të ekraneve shqiptare dhe biondja e popullarizuar është një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale. Në listën e publikuar ditë më parë për shqiptarët e famshëm më të ndjekur në Instagram, ajo renditet e dyta, vetëm pas Enca Haxhisë, me mbi 1.4 milion ndjekës. [embedded content] Pos karrierës së saj si prezantuese, ajo e ka provuar veten edhe në muzikë duke realizuar disa këngë që janë shndërruar në hite. Lexo po ashtu: Shpeshherë ka pasur thashetheme për ndërhyrje kirurgjike, mirëpo bukuroshja i ka hedhur poshtë këto pohime. Ndërsa gjatë të…
Blero Muharremi ka paralajmëruar fansat e tij se do të vijë me një projekt të ri muzikor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kantautori ka bërë të ditur se kënga e re do të jetë një bashkëpunim. Gasso dhe Fisi janë dy bashkëpunëtorët e Bleros në këngën që do të mbajë titullin “Falja”. Lexo po ashtu: Në bazë të mbishkrimit të një videoje të publikuar në InstaStory, kënga e re do të lansohet më 3 shkurt. [embedded content] Projekti do të vijë i kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa për xhirimin e videoklipit është angazhuar produksioni Imagine Films. “Ishe si…
Një 18 vjeçar, është gjetur i varur në fshatin Dubravë të Istogut. Lajmin e ka konfirmuar, Policia e Kosovës në Istog. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë Policia ka marrë informatë rreth orës 19:00, për një person që dyshohet se është vetëvarur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe po e hetojnë rastin. Ndërkaq “mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit në fjalë”, ka thënë Rugova./Telegrafi/
Rita Ora kishte flirtuar me babanë e Brooklyn Beckham, David, vetëm disa muaj pas aferës së saj të spekuluar me të riun. The Sun on Sunday ka raportuar se këngëtarja shqiptare ka pasur një takim të fshehtë me Brooklyn në vitin 2017, i cili asokohe ishte 18 vjeçar. Mirëpo, jo shumë kohë më pas, Rita ishte fokusuar te babai i tij në një eveniment të ndarjes së çmimeve të modës – shkruan The Sun. Biseda ndërmjet Rita Orës dhe David Beckhamit (Foto: The Sun) Fotografët kanë arritur ta kapin momentin kur, Ora kishte biseduar gjatë me David, derisa Victoria Beckham…
Dorëheqje të parevokueshme nga kryeministri Zaev, iniciativë për shpërndarjen e Kuvendit, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe qeveri teknike plot 100 ditë para zgjedhjeve. Këto ishin kërkesat kryesore të VMRO-DPMNE-së, pas takimit të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv dhe atij Qendror të partisë. Nisma për shpërndarjen e Kuvendit nga deputetët e VMRO-së do të dorëzohet të hënën. Kreu i opozitës Hristijan Mickoski tha se pushteti me qëllim shtyn vendimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare që të skadojë afati për shpalljen e tyre. Por ai nuk sqaroi se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të partisë në rast se kërkesat…
27 Janar 2019 / 17:00 VMRO-DPMNE-ja në mbledhjen e sotme të organeve drejtuese të partisë ka vendosur të ngrejë nismë për shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat sipas partisë së Mickoskit do të mbaheshin bashke me ato presidencialet. Në ndërkohë lideri opozitare ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zaev dhe formimin e një qeverie teknike e cila do t’i organizonte zgjedhjet eventuale. Alsat Loading…
27 Janar 2019 / 16:31 Shkolla e mesme profesionale “8 shtatori” në Shkup do të jetë e para në vend e cila pritet të vet financohet përmes prodhimit të produkteve nga hekuri dhe plastika. Plan programi i shkollës dhe kapacitetet brenda saj mundësojnë që në këtë shkollë të prodhohen rrethoje prej metali, shporta për mbeturina, tabela për rrugë, varëse rrobash prej plastike e gjësende tjera. Drejtori Kenan Hasani tha se kjo do të jetë mundësia e fundit për të tërhequr filloristët që të regjistrohen në këtë shkollë profesionale e cila viteve të fundit thuajse nuk ishte në interes të semimaturantëve.…
27 Janar 2019 / 16:08 Edhe kur kanë kaluar më shumë se tetë muaj nga ndryshimi i ligjit për arsim të lartë, universitetet në vend vazhdojnë të funksionojnë sipas ligjit të vjetër. Statutet e tyre kanë ngecur të pamiratuara në Kuvend. “Komisioni për arsim në Kuvend disa herë pa sqarime ka anuluar seancën në të cilën do të duhet të miratoheshin statutet e universiteteve publike. Siç duket, universitetet kanë refuyuar që të zbatojnë në statutet e tyre ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë.” Jozyrtarisht mësojmë se universitetet ngurojnë të aplikojnë ndryshime në dispozitat që kanë të bëjnë me autonominë…
27 Janar 2019 / 15:39 Skandali me përjashtimin e profesoreshës Arieta Veliu nga shkolla e mesme ekonomike në Tetovë thellohet edhe më shumë. Pas publikimit të të gjitha vendimeve gjyqësore të cilat e detyronin drejtoreshën e shkollës ta rikthente në punë Veliun, në pah dalin edhe detaje të tjera të mënyrës së largimit të saj nga puna. Në dhjetor të vitit 2013, Shkolla Ekonomike e Tetovës shpalli konkurs për 11 vende pune në fushë të ekonomisë. Mes kandidatëve ishte edhe Arieta Veliu, e cila për më shumë se dy vite, në këtë shkollë ishte profesoreshë e ekonomisë. Një muaj pas…
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka vazhduar fomën e mirë dhe golat me skuadrën e tij Caykur Rizespor në Turqi. Rizespor ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Akhisarspor me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Superligën Turke. Njëri nga më meritorët e kësaj fitore të Rizespor ishte sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Lexo po ashtu: Sulmuesi shtatlartë arriti të tund rrjetën në minutën e 72-të të ndeshje duke kaluar ekipin e tij në epërsi 2-1. Ky gol i Muriqit erdhi nga afërsia në stilin e një sulmuesi tipik të zonës. 70′ 72’…

