28 Janar 2019 / 13:30 Prokurori i PSP-së, Gavrill Bubevski ka ngritur padi penale kundër avokatit Mefail Arsllani për shkak të dyshimit të veprës penale “cenim të sigurisë”, njoftojnë nga Prokuroia Speciale Publike. Ndryshe në një seancë gjyqësore për rastin “Titanik 3”, prokurorët Bubevski dhe Fetai kanë theksuar se avokati Arsllani iu është kërcënuar dhe u ka rrezikuar sigurinë. Megjithatë avokati Arsllani ka hedhur poshtë akuzat e prokurorëve të PSP-së, duke theksuar se ai në mënyrë profesionale kryen detyrën e tij dhe se akuzat në fjalë kanë për qëllim hapësirën mediatike. Loading…
Author: almakos
Një person në fshatin Bukosh të Vushtrrisë ka njoftuar Policinë se persona të dyshuar e të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari. Pas një pune hetimore zhvilluar nga Policia është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili edhe është intervistuar. Me vendimin e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
28 Janar 2019 / 13:07 Maqedonia këtë javë ose në fillim të javës që vjen do ta nënshkruan protokollin për NATO, ndërsa në ulësen e Këshillit Veriatlantik do të ulet menjëherë pasi protokolli do të ratifikohet në Parlamentin grek, kështu u shpreh shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov. “Këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme do të duhet të nënshkruhet protokolli për NATO. Pastaj duhet të kthehet në parlamentin grek për ratifikim. Shpresoj pastaj që të gjithë miqtë tanë, ndër të parët Lituania, do ta ratifikojnë në Kuvendet e tyre. Dhe atëherë hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese dhe…
28 Janar 2019 / 12:59 Nëpër rrugët e kryeqendrës deri në fund të vitit pritet të qarkullojnë 35 eko autobusë të Ndërmarrjes Publike për Transport “Shkupi”, për të cilët sot me nënshkrimin e marrëveshjes për huamarrje prej 10 milion eurove nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim filloi procedura për furnizim. NP për transport Shkupi në këtë projekt do të marrë pjesë me 15 për qind, apo 1.8 milion euro. Loading…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën rreth orës 12:30 në fshatin Shajkofc të Podujevës janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër, pasi pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. Njëri prej tyre ka pranuar tretman mjekësor në qendrën mjekësore-Podujevë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
28 Janar 2019 / 11:37 Lituania do të jetë mes vendeve të para që do ta nënshkruajë Protokollin për inkuadrim të Maqedonisë në NATO me çka do të mundësohet edhe rrethimi i Marrëveshjes së Vilnusit nga viti 2000 si Deklarata për mbështetje të ndërsjellë dhe solidaritet në integrimet euroatlantike, sepse Maqedonia është shteti i fundit nga ky grup që tani hyn në Aleancë, deklaroi shefi i diplomacisë lituaneze Linas Linkeviçius në konferencën e sotme për shtyp me kolegun e tij nga Maqedonia Nikolla Dimitrov. Loading…
28 Janar 2019 / 11:30 Rreth 250 persona kanë protestuar në Selanik kundër ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës përmes së cilës zgjidhet kontesti mes Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë. Protestuesit u mblodhën para Salës për koncerte derisa presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos merrte pjesë në koncertin që u organizua me rastin e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. Demonstruesit shprehën pakënaqësitë e tyre sepse Pavlopulos nuk morri pjesë në debatin për Marrëveshjen e Prespës. Ata tentuan të shpërthejnë kordonin e policisë të vendosur rreth Salës, por policia është kundërpërgjigjur me gazë lotsjellës. Loading…
28 Janar 2019 / 10:20 Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska u paraqit e vetme në Gjykatën e Apelit ku duhej të mbahej seancë publike rreth ankesës së saj lidhur me dënimin prej 6 vjetëve të cilin e morri për lëndën Tanku të PSP-së. Për shkak të mungesës së avokatëve të saj, seanca u shty për më 25 shkurt. Avokati Boro Tasevski nuk morri pjesë në seancë për arsyer private derisa avokatja Sanja Aleksiq nuk mori pjesë për arsye shëndetësore. Loading…
Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në magjistralen Klinë-Pejë. Në disa fotografi që lexuesit i kanë dërguar në adresë të Telegrafit, shihet se vetura është rrokullisur si pasojë e ngricave në rrugë. Po ashtu sipas fotografive, shihet se përveç policisë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ndihma e shpejtë. /Telegrafi/
Moti i përkeqësuar në Shqipëri ka sjellë dhe paralizimin e lundrimit në det të trageteve. Deti me fuqi deri në 9 ballë në det të hapur, dallgët me lartësi 5 metra, si dhe shpejtësia e erës 15-20 m/s rrezikojnë mjetet lundruese që të dalin në det. Fuqia e erës pritet të shtohet edhe më shumë gjatë orëve në vijim, për këtë arsye kapiteneria e Portit të Vlorës ka vendosur që trageti i linjës Vlorë Brindisi të mos niset sot drejt Italisë.
Të dhënat rreth ndotjes së ajrit në kryeqytet sërish janë alarmante. Shkupi mbrëmë sërish ka qenë vendi më i ndotur në botë. Indeksi i ndotjes ka qenë 226 PM10, që konsiderohet shumë i rrezikshëm për shëndetin. Të dhënat e publikuara nga “Air Visual” tregojnë se edhe mbrëmë, Shkupi ka qenë në vendin e parë sa i përket ndotjes së ajrit. Kjo nuk është hera e parë që Shkupi kryeson listën për ndotjen e ajrit. Të dhëna të ngjashme janë regjistruar edhe më 19 janar, kur indeksi i ndotjes arriti 430 PM10, ndërsa para ishin vetëm qytete nga India dhe Pakistani.…
28 Janar 2019 / 9:41 Në Gjykatën e Apelit sot duhet të mbahet seancë për ankesën i ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska për aktvendimin e shpallur ndaj saj në rastin “Tank” ku ajo është e dënuar me gjashtë vite burg. Aktvendimin për furnizimin e mercedesit e solli këshilli gjyqësor në krye me gjykatësen Dobrilla Kacarska me 8 tetor të vitit të kaluar. Gjykata e shkallës së dytë mund ta konfirmojë vendimin e shkallës së parë, ta ndryshojë ose ta kthejë lëndën në rigjykim. Nëse Gjykata e Apelit e konfirmon dënimin, aktvendimi bëhet i plotfuqishëm dhe Jankullovska duhet ta…

