Author: almakos

28 Janar 2019 / 15:38 Kompanitë vendore do ta përmirësojnë konkurrencën përmes zbatimit të përvojave të partnerëve nga Austria. Jo vetëm biznesmenët nga vendi, por të gjitha kompanitë nga Ballkani Perëndimor do të kenë rastin ta rrisin produktivitetin duke kaluar trajnimet që do t’i japin ekspertët nga Evropa. Problemi më i madh i kompanive të rajonit është teknologjia e vjetruar dhe mungesa e kuadrit të kualifikuar të punës. Modeli austriak parashikon transformim digjital dhe nxjerrje të punonjësve përmes arsimit dual. Nga Oda ekonomike thonë se është e rëndësishme të kapet hapi i kompanive evropiane dhe botërore, ku ngecin shumë në…

Lexo më Shumë

28 Janar 2019 / 15:30 VMRO-DPMNE-ja gjatë ditës dorëzon në Kuvend iniciativën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Partia e Mickoskit këmbëngul në kërkesat e të dielës, të vendosura nga organet më të larta të partisë. Kërkojmë që Zoran Zaevi të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Qeverisë dhe për një kohë sa më të shpejtë të formohet Qeveri teknike për organizimin e zgjedhjeve për deputetë me qëllim që të respektohen afatet për qeveri 100-ditëshe. Nuk ka kohë për të humbur. Ne do të presim përgjigje për këtë kërkesë dhe më vonë do të vendosim dhe do t’i ndërmarrim hapat…

Lexo më Shumë

Venezuela tashmë është në një kaos total, ku shkaku i protestave ka njerëz të vdekur. Tashmë pas zgjedhjeve nacionale, dy kandidatë të ndryshëm kanë shpallur veten si president të vendit. Nicolas Maduro po vazhdon të thotë se është president legjitim i shtetit venezuelian. Gjithashtu edhe Juan Guaido ka shpallur veten fitues dhe president i ri, i cili ka marr përkrahjen e shteteve Perëndimore. Poashtu, ky i fundit ka marrë edhe mbështetjen edhe të aktores më të njohur të vendit, Coraima Torres, e cila te shqiptarët njihet me rolin e Kasandrës. Lexo po ashtu: Në fakt, aktorja përmes llogarisë personale në…

Lexo më Shumë

Një 25 vjeçar ka mbetur i lënduar nga fasada që ka rënë nga një ndërtesë në qendër të Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në sheshin “Edi Durham”, kurse i lënduari është dërguar për trajtim në QKUK. “Një 25 vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një pjesë e fasadës që ka rënë nga një ndërtesë në qendër të Prishtinës. I lënduari me inicialet J.K pësoi këtë incident në sheshin “Edi Durham” në kryeqytet. I njëjti është dërguar…

Lexo më Shumë

28 Janar 2019 / 15:12 Udhëheqësit e tre grupeve politikë të pranishëm në Parlamentin Europian mbështesin propozimin për kandidat për çmimin Nobel për Paqen këtë vit për kryeministrin grek, Aleksis Cipras dhe atë maqedonas, Zoran Zaev për angazhimin për arritjen e marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë. Medie të ndryshme raportojnë se propozimi i paraqitur muajin e kaluar nga aktivisti tunizian Videt Bushamaui (fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2015) dhe eurodeputeti grek Steljos Kuloglu u përkrah edhe nga Udo Bullmann, udhëheqës i socialdemokratëve në Parlamentin e Strasburgut dhe Ska Keller, bashkëkryesuese e të Gjelbërve/EFA si dhe…

Lexo më Shumë

28 Janar 2019 / 14:54 Prokuroritë publike, në vitin 2017, janë ballafaquar me kushte të vështira për punë. Në shqyrtimin e raportit për punën e vitit 2017 në kuvend, prokurori i Prokurorisë së përgjithshme republikane, Vllatko Georgievski, deklaroi se në vitin 2017 prokuroritë publike kanë vepruar për 28 753 kryerës të veprave penale, prej të cilëve 17402 për persona të rritur, 1074 fëmijë dhe 10 277 kryerës të panjohur. Ndërsa janë zgjidhur 16 698 lëndë dhe kanë mbetur të papërfunduara 12 939 për shkak të kontrollimeve tek organet tjera shtetërore ose për ekspertizë. Në përqindje, gjatë vitit 2017 janë zgjedhur…

Lexo më Shumë

28 Janar 2019 / 14:46 Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) kumtoi se deri te Prokuroria Themelore Publike do të dorëzojë padi penale kundër një kryerësi të panjohur dhe të gjitha dokumentet nga analiza e sistemit pensional me të cilën janë zbuluar parregullsi në shpërndarjen e kontributeve për një pjesë e pensionistëve të ardhshëm. “Në fakt, hulumtimet thelbësore të sistemit pensional që i ka bërë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me Institucionet Financiare Ndërkombëtare për herë të parë pas 12 vjetëve ka zbuluar se te 12.000 të siguruar kontributet e paguara kanë ngelur vetëm në shtyllën e pensionit…

Lexo më Shumë

28 Janar 2019 / 14:30 Epidemia e fruthit sa vjen e zgjerohet. Katër raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë orëve të natës, dy prej të cilëve janë ndaluar për hospitalizim. Një fëmijë shtatë muajsh nga komuna e Studenicanit i pa vaksinuar dhe një grua e moshës 35 vjeçare mësuese në çerdhen “Veseli Cvetovi” në Kisela Vodë. Për momentin të shtruar në Klinikën Infektive ndodhen 26 pacientë. Ndërsa deri në mesditën e sotme janë vaksinuar gjithsej 4530 persona. Pikat për vaksinim vazhdojnë të jenë të hapura për prindërit, fëmijët e të cilëve ende nuk kanë pranuar këtë vaksinë. Ndërkohë…

Lexo më Shumë

Enca Haxhia ka qenë shumë e përfolur gjatë vitit që lamë pas në saje të linjave trupore. Këngëtarja shqiptare është mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell imazhe dhe video të ndryshme. Së fundi, ajo kishte bërë të ditur se është duke përgatitur një këngë të re, e cila shumë shpejt do të jetë në duart e fansave. Tashmë biondina ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video të shkurtër të këngës së re. “Së shpejti. Sa prej jush po presin? Etiketoni miqtë tuaj”, ka shkruar ndër të tjerash Enca. Lexo po ashtu: Ndërkohë, e veshur me një fustan…

Lexo më Shumë

28 Janar 2019 / 13:57 Sot është nënshkruar marrëveshje për njohjen recirpoke të patentë shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Ministri kosovar i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa u shpreh se arritja e kësaj marrëveshje është mundësi e mirë për të dy shtetet, pasi rritet besueshmëria për dokumentacionet përkatëse dhe u ofrohet qytetarëve komoditet më i madh. “Lidhjet ndërmjet dy shteteve janë të mëdha, ky është një avancim më i mirë” tha ai. Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme nga Maqedonia, Oliver Spasovskiu tha se ky është një akt shumë i rëndësishëm, nga i cili dobi më të madhe…

Lexo më Shumë

28 Janar 2019 / 13:43 Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Melescanu, vend që mban kryesinë e radhës në BE, shprehet se duam që Shqipëria e Maqedonia të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave. Ballkani Perëndimor do të jetë në axhendën e takimit të ministrave të Jashtëm të BE më 31 janar në Bukuresht. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rumun, Teodor Melescanu, – vend që mban presidencën e BE. “Këtë prioritet e kemi marrë nga presidencat e mëparshme të BE, sidomos nga Bullgaria dhe Austria”. Sipas Melescanit po planifikojmë së afërmi të flasim për këtë, përfshirë…

Lexo më Shumë

Janë arrestuar tre të dyshuar, tek të cilët gjatë kontrollimit dhe legjitimimit i janë gjetur dhe konfiskuar tetë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën ‘Heronjtë e Dukagjinit’ në Pejë. Me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar-bastisur shtëpia e njërit nga të dyshuarit me ç’rast i janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë totale prej 450.3 gr, dy qese të vogla me substancë të dyshuar të llojit kokainë në peshën e përgjithshme 1.2 gr.,tri peshore digjitale, 700 copë qese të…

Lexo më Shumë