26 Janar 2019 / 10:22
Që nga ora 6:40 në rrugën Veles-Katlanovë është hequr ndales për lëvizjen e automjeteve të rënda, njoftojnë nga LAMM. Në orën 7:10 të mëngjesit, është hequr ndalesa për kamionë në zonën malore Gjavato dhe Bukovë.
Dje ishte vendosur ndalesë për automjetet e rënda në rrugët: Mavrovë-Dibër, Dibër-Strugë, Kërçovë-Ohër përmes kryqëzimit Presekë, buzë vendit Strazh-Kërçovë ndërsa për automjetet e tjera u vendos përdorimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore, Makedonski Brod-Prilep nëpërmjet kalimit malor Barbaras , Resnje-Manastir përmes kalimit malor Gjavato, Prilep-Gradsko përmes kalimit malor Pletvar, Veles-Katlanovë, Kriva Palanka-Deve Bair dhe Tetovë-Kodra e Diellit ku kishte ndalesë për autobusë.
Rruga Demir Kapi-Gjevgjeli, pas ndërprerjes për shkak të një aksidenti trafiku është lëshuar për vetura, ndërsa qarkullimi i automjeteve të rënda transportuese vazhdon në rrugën e vjetër.
Në rrugën Strugë -Qafthanë (në fshatin Frangovo) për shkak të dëmtimit të bankinës, shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar në 40 km / h.
ALSAT
Loading…


