25 Janar 2019 / 22:47
Stevo Pendarovskin, ish-kandidat për president në Republikës e Maqedonisë si dhe këshilltar i dy presidentëve të shtetit për momentin koordinator nacional për NATO në edicionin e sotëm të emisionin “360 gradë” në televizionin Alsat vlerësoi se Marrëveshja e Prespës mund të jetë model për Beogradin dhe Prishtinën për zgjidhjen e problemeve.
“Ne dhe jo vetëm ne, që e arritëm dhe e zbatojmë Marrëveshjen me Greqinë, duam të themi se mund të jetë model për rajonin, për çështjet tjera problematike. Sipas strukturës së saj, nuk mund të jetë model për rajonin, sepse përmbajtja e kontestit tonë për emrin është unike, në përmasa botërore. Por, mund të jetë model për rajonin, nëse e krahasoni vullnetin politik, energjinë dhe vizionin e njerëzve që e bënë këtë. Arkitektët e Marrëveshjes, Cipras dhe Zaev janë njerëz larg shabllonëve tradicional të politikanëve të Ballkanit, dhe mendoj, si dhe jam gati të pohoj se këta që janë në Beograd dhe këto që janë në Prishtinë, vetëm me një qasje të tillë, jashtë kutisë, jotradicional, mund të vijnë deri te zgjidhja”, theksoi Pendarovski.
ALSAT
Loading…


