25 Janar 2019 / 15:41
Prokurori Special Gavril Bubevski është duke i kompletuar dokumentet që të nis kallëzim penal në Prokurorinë e rregullt pas kërcënimeve për jetë që u dërguan në emër të tij. Lajmin se Bubevski ka marrë kërcënime nga Mefail Arsllani, avokati i zyrtarit të akuzuar të BDI-së, Ejup Alimi, e njoftoi prokurorja, Fatime Fetai. Ajo sot në shkresë zyrtare njoftoi se për kërcënimet e dërguara në adresë të kolegut të saj tashmë ka dhënë deklaratë për ngjarjen ndërsa dëshmitar i kërcënimeve ka qenë edhe një person.
Ngjarja në parkingun e QT “Mavrovasja” në afërsi të vendit ku jetoj ka ndodhur në gjysmën e parë të nëntorit të kaluar dhe po të doja mbulim mediatik, siç pohon avokati Arsllani, do t’i njoftoja mediat menjëherë. Megjithatë, për shkak se në atë moment nuk isha e sigurt në çfarë gjendje psikike (afekt, dëshpërim) i njëjti i shpreh kërcënimet, vlerësoja se nuk është e nevojshme të reagoj, në mënyrë që mos t’i shkaktoj pasoja ndaj karrierës së tij që s’mund të kompensohen – tha Fetai.
Fetai deklaroi se pasi të mbarojë procedura në prokurorinë e rregullt do të ngrit procedurë private ndaj Arsllanit për ofendim dhe shpifje. Fatime Fetai dje në gjyqin për rastin “Titanik 3” ku akuzohen zyrtarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri tha se avokati Mefal Arsllani i ka dërguar mesazhin “Ti je e jona, por atij kauri, do t’ia vajtojmë familjen”. Avokati i Alimit, Mefail Arsllani mohon të jetë takuar me Fetain dhe se ka dërguar kërcënime. Akuzoi prokuroren se dëshiron vëmendje mediatike dhe porositi se nëse ngritin procedurë për kërcënimet e pretenduara, edhe ai do të nisë procedurë ndaj Fetait për prishjen imazhit të personalitetit të tij.
Bojan Stojanovski
Loading…


