25 Janar 2019 / 15:07
Greqia e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës. Me 153 vota “për”, 146 “kundër” dhe 1 i “përmbajtur”, Kuvendi i Greqisë i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, me të cilën Maqedonia merr emrin Republika e Maqedonisë së Veriut dhe hapet rruga për anëtarësim në NATO dhe BE. Edhe pse pat rezistencë nga opozita greke brenda në Kuvend, ndërsa jashtë godinës protesta, kryeministri Cipras ka arritur të sigurojë shumicë absolute në Kuvend. Në fjalimin e tij të fundit para votimit, kryetari i Demokracisë së Re opozitare, Kyriakos Micotakis, deklaroi se kur të bëhet kryeministër do t’i vendos veto Maqedonisë për anëtarësim në BE.
Kur qytetarët grek do të më japin besimin si kryeministër, unë kategorikisht do të refuzojnë të zbatoj marrëveshjen në këtë mënyrë. Procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE nuk është i lidhur me Marrëveshjen e Prespës. Greqia do të ruajë në tërësi të gjitha të drejtat që burojnë nga statusi i një shteti anëtar i Bashkimit Evropian. Kjo është, e drejta për të negociuar dhe për të hapur ose të mbyllur çdo nën-kapitull të procesit të para-anëtarësimit, në varësi të interesave kombëtare dhe të Komunitetit. Me fjalë të thjeshta, Greqia mundet në çdo moment të vë veto mbi procesin e bashkimit me Shkupin në familjen evropiane – deklaroi Kyriakos Micotakis, kryetar i Demokracisë së Re.
E menjëhershme ishte edhe kundërpërgjigjja e kryeministrit Aleksis Cipras. Ai reagoi ashpër edhe ndaj partisë Komuniste.
Nuk kemi lejuar gjuhë maqedonase, për shkak se gjuha maqedonase nuk është e jona që ta japim. Aristoteli e ka mësuar Aleksandrin e Madh greqisht, në vend që Maqedonisht. As nacionaliteti maqedonas nuk është i joni që ta japim. Dhe vetë përdorimi i fjalës ‘u lejojmë’ dëshmon në iluzionin e madh që del nga nacionalizmi Juaj. Njerëzit që jetojnë në Greqinë Veriore janë grekë. Por, kjo më i përket sferës së psikoanalizës dhe unë gjithsesi nuk e kam për qëllim që të jem psikiatër i juaji – tha Alexis Cipras, kryeministër i Greqisë.
Ndërsa votohej në Kuvendin grekë, mijëra vetë kanë protestuar kundër ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, ku sërish janë shënuar incidente mes protestuesve dhe policëve. Pasi ratifikimit në Kuvend, tani Greqia do t’i njoftojë të gjitha vendet anëtare të NATO-s, me qëllim që t’i hapë rrugën ratifikimit të protokollit nga vendet anëtare të NATO-s për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veriatlantike.
Nefal Ismaili
Loading…


