Author: almakos

13 Shkurt 2019 / 15:44 Më së voni të premten pritet që kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i kulturës Asaf Ademi të diskutojnë pakënaqësitë që ka ngjallur tek një pjesë e produksioneve dhe artistëve ndarja e fondeve nga Ministria e Kulturës për programin vjetor. Pas reagimeve të shumta në opinion, se fondet nuk janë ndarë në mënyrë të drejta. 9 komisione të Ministrisë së Kulturës filluan të kontrollonin projektet e refuzuara. Deri më tani vendimi është ndryshuar vetëm për festivalin “Zllatno Sllavejçe”, pasi siç thanë nga komisioni përkatës, bëhej fjalë për gabim teknik. Ndryshe nga Ministria e Kulturës, nga  Qeveria…

Lexo më Shumë

13 Shkurt 2019 / 15:31 Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit së shpejti pushon së ekzistuari. Në vend të tij do të formohet Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Alsat ka siguruar draft versionet e propozim ndryshimeve të ligjit për Qeverinë dhe ligjit për organizimin e organeve shtetërore, të cilat pritet të hynë në procedurë parlamentare dhe të miratohen para fushatës së zgjedhjeve prosidenciale. Kemi nisur bisedimet me partnerët e koalicionit dhe urojmë që shumë shpejt ata dy ligje për themelimin e Ministrisë së re për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive të gjindet para deputetëve dhe…

Lexo më Shumë

13 Shkurt 2019 / 15:13 Në gjendje të rëndë është foshnja nga Koçani e prekur nga fruthi që dje është shtruar në Klinikën Infektive në Shkup. Foshnja është e prekur nga paraliza celebrale dhe ka ndezje serioze të mushkërive të bardha. Ndërkohë gjatë 24 orëshit të kaluar janë regjistruar edhe tetë raste të reja me fruth në Klinikën Infektive në Shkup, ndërkaq në Klinikën e Fëmijëve në Kozle ka vetëm të prekur nga gripi. Të shtrirë janë gjithsej  22 pacientë, 19 prej të cilëve janë fëmijë dhe tre të tjerë të rritur. Pas Klinikës së Fëmijëve dhe spitalit të Kozles,…

Lexo më Shumë

Një person i moshës 60 vjeç, shtetas i huaj është gjetur i vdekur sot në shtëpinë e tij. Rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 në rrugën “Behie Dashi” në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Agron Borovci. “Më datë 13.02.2019 rreth orës 09:00 policia ka marrë informatën për një person i cili dyshohet të jetë vetëvarur në rrugën “Behie Dashi” në Prishtinë. Viktima një mashkull rreth 60 vjeç, shtetas i huaj, është gjetur i varur me litar në shtëpinë në të cilën dyshohet se ka qenë duke banuar i vetëm”, ka bërë të ditur Borovci. Njësitet…

Lexo më Shumë

13 Shkurt 2019 / 15:01 Maqedonia e Veriut përfaqësohet për herë të parë në mbledhjen e Këshillit veri-atlantik në NATO. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolltenberg inkurajoi Maqedoninë për hapat e ndërmarrë në rrugën drejtë anëtarësimit, duke shtuar se vendi do të bëhet anëtari i 30 pas ratifikimit të protokollit nga vendet anëtare të aleancës politiko-ushtarake. Është kënaqësie që nuk do t’ju thërrasë me emrin e gjatë, por me emrin e ri të vendit tuaj Republika e Maqedonisë së Veriut. Ky është një moment historik për të gjithë ne, prandaj vlerësojmë përkushtimin dhe suksesin tuaj në implementimin e plotë…

Lexo më Shumë

13 Shkurt 2019 / 14:38 107 thirrje telefonike në linjën SOS në Ambasadën e fëmijëve “Megjashi” kanë raportuar për shkelje të ndryshme të të drejtave të fëmijëve. Këto thirrje janë evidentuar deri në nëntor të vitit 2018 ndërsa si më të theksuara janë abuzimi me fëmijët e varfër, dhuna në familje si pasojë e divorcit të prindërve si dhe bullizmi. Në raportin më të ri të Megjashit nënvizohet se këto të dhëna tregojnë se forcimi i sistemit të mbrojtjes sociale është një nga masat e rëndësishme për ta reduktuar varfërinë e fëmijëve. Është shumë me rëndësi që shteti seriozisht të…

Lexo më Shumë

13 Shkurt 2019 / 14:25 Qentë endacak “vërshojnë” sërish qytetin e Tetovës duke vënë në rrezik jetën e banorëve. Më të kërcënuar nga kafshimi ndërkaq mbeten nxënësit e shkollave fillore e të mesme të cilët herët në mëngjes iu drejtohen shkollave. “Qendra e qytetit të Tetovës është kthyer në rrezik potencial për kalimtarët, sidomos për ata që kalojnë këtë rreth rrotullim këtu, shkaku i numrit të madh të qenve që rrinë në këtë gjelbërim dhe që sulmojnë pothuajse çdo kalimtar”. “Askush nuk ndërmerr asgjë, vetëm i shikojnë kalojnë dhe asgjë. I sulmojnë fëmijët e shkollës, bëjnë sulm të madh. Kjo…

Lexo më Shumë

13 Shkurt 2019 / 14:12 Prokuroria Themelore e Shkupit njofton se ka ngritur akuzë kundër katër personave të cilët akuzohen se kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Të akuzuarit, të punësuar si persona zyrtarë në Agjencinë për Kadastër në Shkup, me shfrytëzimin e pozitës zyrtare dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Kadastër të Patundshmërive kanë bërë marrëveshje për kryerjen e shërbimeve konsultante me Entin Gjeodezik të Serbisë. Marrëveshjet janë bërë në dhjetor të vitit 2016, në kuadër të projektit për menaxhim me patundshmëritë, ndërsa në bazë të tyre të akuzuarve u janë paguar mjetet shumë muaj…

Lexo më Shumë

13 Shkurt 2019 / 13:39 Nuri Bajrami është zgjedhur për zv/kryetar i Komisionit për Parandalim të Korrupsioni. Ai është përzgjedhur në bazë të principit të lotarisë ku të gjithë anëtarët tërhoqën nga një fletë në të cilën shkruan anëtar, ndërsa Bajrami, e tërhoqi fletën ku shkruan zv/kryetar.“Kjo me të vërtet ishte rastësi, tani duhet të fillojmë të punojmë”, ka thënë Bajrami.Ai do të jetë në këtë pozitë gjashtë muaj, dhe më pas në principin e rotacionit do të zgjidhet anëtari tjetër.Komisioni në seancën e parë në rend dite e vendosi edhe përzgjedhjen e Bajramit në Komisionin për Antikorrupsion, nëse ka…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se të martën rreth orës 20:00, ka ndaluar të dyshuarin SH.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Shtrëngimi” dhe “Ndërprerja e palejuar e shtatzënisë”. Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga muaji shtator 2018, deri më 21 janar 2019, në komunën e Gjilanit, i dyshuari SH.H., përmes dhunës psikike dhe forcës fizike, e ka detyruar të dëmtuarën A.R., që të veprojë në kundërshtim me vullnetin e saj, në atë mënyrë që të njëjtën me anë të mashtrimit, lajthitjes dhe presionit e ka shtytë të ndërmerre një vendim përkundër vullnetit…

Lexo më Shumë

[embedded content] 13 Shkurt 2019 / 13:08 “Raporti i ri flet se kemi tendencë për rritje të varfërisë së fëmijëve e cila për herë të parë u paraqit në vitin 2013 dhe është një ndër tre problemet e para dhe më të theksuara me të cilat përballen fëmijët në Maqedoni. Është me të vërtet brengosësh fakti se në 6 vitet e fundit varfëria e fëmijëve është në mesin e tre problemeve më të theksuara. Varfëria e fëmijëve direkt prek zhvillimin psiko-fizik të fëmijës. Është shumë me rëndësi që shteti seriozisht të merret me zgjidhjen e varfërisë së fëmijëve, të ndaj…

Lexo më Shumë