Author: almakos

12 Shkurt 2019 / 22:15 Opinioni i gjerë shqiptar po skandalizohet me raste e fundit që në fokus kanë abuzimin seksual ndaj të miturve. Sipas neurologes Merita Ismajli Marku, e ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, është se ne shqiptarët jemi ende një familje patriarkale ku mortaliteti i femrës dhe vergjiniteti janë themeli i familjes. Në mentalitetin tonë dhe shoqërinë patriarkalë me të gjitha normat morale në të cilat bazohemi edhe jo në ligje. Dihet që mortaliteti i femrës dhe vergjiniteti janë themeli i familjes dhe në bazë të saj udhëhiqet e gjithë familja sepse në vergjinitetin dhe në…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 20:07 Kryeministri Zaev para takimit të kryesisë ekzekutive të partisë deklaroi se sonte do të merret vendim për zgjedhje të mundshme të parakohshme parlamentare. Ndërkohë ai ftoi partitë tjera të vetëdijesohen për parimin e kandidatit konsensual për president dhe nëse është e mundur, të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme.Kryeministri foli edhe për hyrjen ne fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimin e mbishkrimeve të institucioneve. Ai tha se institucionet e kanë për detyrë të ndryshojnë mbishkrimet kurse Ministria e Punëve të Brendshme të ndryshojë dokumentet e udhëtimit dhe targat e veturave. Sa i takon ndryshimit…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 19:36 Qeveria ka kumtuar mbrëmjen e sotme me anë të një kumtese për ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe për hyrjen në fuqi të marrëveshjes finale, amandamenteve kushtetuese dhe ligjit kushtetues për implementimin e amendamenteve: Gjithashtu kumtojmë se janë plotësuar kushtet për hyrjen në fuqi të amendamenteve të Kushtetutës se Maqedonisë së Veriut dhe ligjit kushtetues për implementimin e amendamenteve të Kushtetutës të Republikës se Maqedonisë, të cilat Kuvendi i Republikës i miratoi më 11 janar 2019. Po ato hyjnë në fuqi sot, me 12 shkurt, pas shpalljes në Gazetën Zyrtare- thuhet…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 18:55 Qeveria ka miratuar sot formimin e grupit të punës ndërministror për zbatimin e Ligjit për gjuhët. Sipas njoftimit të qeverisë, ky ekip do të përkujdeset dhe ka kompetenca për përgatitjen e planit aksional për zbatimin e ligjit në një afat prej 15 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit qeveritar. Po ashtu ndër detyrimet do të jetë edhe ndjekja e dinamikës për realizimin dhe implementimin e planit aksional, ndjekjen e institucioneve dhe rekomandimet për të zbatuar ligjin, si dhe masa të tjera. Pjesë e këtij ekipi janë: sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, zëvendës-sekretari, sekretari shtetëror…

Lexo më Shumë

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur në rrugën “Ali Kelmendi” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se personi i plagosur është dërguar për trajtim në QKUK. “Rreth orës 15:30 e kemi pranuar informatën se në rrugën “Ali Kelmendi”, në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe kanë hasur në një person, mashkull D.K, 27 vjeçar, i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit. Personi është…

Lexo më Shumë

Greqia ia dërgoi Maqedonisë notën verbale. Pas pranimit të notës verbale nga pala greke në gazetën zyrtare duhet të shpallen ndryshimet Kushtetuese. Menjëherë pas kësaj, nis edhe ndërrimi i emrave dhe vendosja e tabelave me emrin e ri nëpër institucionet vendore dhe përfaqësitë diplomatike-konsullore nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. The post Greqia ia dërgoi notën verbale Maqedonisë appeared first on ALSAT-M.

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 16:27 Besiana Xhaferi, Viktor Stojçevski, Vlora Bekteshi, Dimitar Grçev, Hidajete Alili-Ademi, janë disa nga të punësuarit e rinj në ndërmarrjet shtetërore energjetike ELEM dhe MEPSO. Nëse iu tingëllojnë mbiemrat si të njohur, e para është vajza e Kryeparlamentarit Talat Xhaferi; Viktori djali i deputetes së LSDM, Mira Stojçevska; Hidajetja motra e Ministrit Asaf Ademi; Dimitari, djali i funksionarit Mirosllav Grçev; dhe Vlora, motra e Ministrit Kreshnik Bekteshi. Këto punësime familjare kanë nxitur një valë reagimesh e akuzash për nepotizëm. Alsat mëson jo zyrtarisht se përveç kualifikimeve, për tu punësuar iu është dashur edhe një intervenim nga…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës, pas hetimeve disamujore, ka intervistuar sot A. E. nën dyshimin për fajde dhe pas intervistimit me vendim mbi ndalimin e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë i është caktuar ndalimi prej 48 orëve. Pas raportimit të rastit më datën 27.11.2018 në stacionin policor, rasti është vazhduar të hetohet nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prishtinë, me ç’rast është kuptuar se i dyshuari ia ka dhënë rreth 20,000 euro një personi në cilësi të fajdesë. Ky i fundit është detyruar t’ia kthejë rreth 40 mijë euro, duke përfshirë edhe një veturë dhe një shtëpi,…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur vajza 16 vjeçare nga Kaçaniku e cila konsiderohej e zhdukur që nga dita e djeshme. E mitura V.G është gjetur në një Qendër Tregtare në Pejë. “Lidhur me rastin e raportuar dje nga familjarët, (11.02.2019), për zhdukjen e vajzës së tyre të mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregtare në Pejë, dhe e njëjta është sjell në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë. Lexo po ashtu: Me rastin janë…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 15:48 Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do të takohen të premten në Konferencën për siguri në Munih. Ngjarjen e konfirmojnë edhe nga Qeveria. Sipas mediave greke, kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë në Konferencë do ta fitojnë çmimin “Evald fon Klajst”, për përpjekjet e tyre për zgjidhjen e kontestit shumë vjeçar për emrin. Konferenca për siguri në Munih, është konferenca më e madhe e këtij lloji në Botë. Këtë vit do të marrin pjesë shefat e 35 shteteve dhe qeverive dhe mbi 80 ministra të mbrojtjes dhe punëve të jashtme. Fitues paraprak të çmimit, i cili…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ushtruar aktakuzë kundër të pandehurit B.M., për veprat penale “lëndim i rëndë trupor” nga neni 189 para 5 lidhur me par. 1 të KPRK-së dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 par.1 të KPRK-së. “Sipas aktakuzës, i pandehuri me datë 12.12.2018., në Komunën e Rahovecit, pikërisht në një autoservis, ku ishin duke e rregulluar një automjet, i dëmtuari Z.V., e kishte gjetur një armë, dhe i pandehuri B.M., duke tentuar ta merr armën nga nipi i tij( djali i motrës), tani i dëmtuari, e gjuan atë duke e…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 15:43 Informatori Zvonko Kostovski, i cili së bashku me kolegun e tij Gjorgji Lazarevski i nxori bisedat e përgjuara nga DSK-ja, për herë të parë dëshmoi në rastin “Target-Fortesa” për ndërhyrje të paligjshme. Ai ishte në shërbim që nga viti 1993, detyrë pune ka pasur sistemet e monitorimit të komunikimit, por me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së ai u degradua. Ai sqaroi se sistemi i parë i monitorimit i quajtur “Verin” ishte operacional deri në vitin 2009, por paralelisht me të, që nga viti 2008, është testuar sistemi i ri “Najs” . Zbatimi i sistemit shkonte…

Lexo më Shumë