Author: almakos

13 Shkurt 2019 / 12:03 Seanca për rastin “Titanik” është shtyrë për më datë 27 shkurt, shkak është bërë gjendja jo e mirë shëndetësore e të akuzuarit Edmond Themlko. Gjykatësi Osman Shabani tha se më datën 12 shkurt (dje) ka marrë një letër ku është informuar se Edmond Themlko nuk mund të paraqiteshe dot në seancë për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar të tij. Avokati mbrojtës i Themelkos tha se klienti i tij është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe se ndodhet i shtruar në spitalin e Strugës. Loading…

Lexo më Shumë

13 Shkurt 2019 / 11:57 Grupi i asamblistëve të LDK-së në Prishtinë, në një konferencë për medie, ka kritikuar qeverisjen komunale, duke thënë se kryetari Shpend Ahmeti nuk është i fokusuar aspak në menaxhimin e komunës. Duke diskutuar në lidhje me raportin financiar të Komunës së Prishtinës për periudhën janar-dhjetor 2018, asamblisti Shefqet Osmani, tha se qytetarëve të Prishtinës po u mungon qeverisje e mirëfilltë. “Bazuar në raportin financiar, çështja më skandaloze është bartja e mjeteve nga vitit 2018. Këtë fakt e mbështesim në buxhetin e vitit 86 milionë euro. Në periudhën raportuese komuna e Prishtinës ka shpenzuar rreth 61…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, që të dyshuarit H.K, t’ia caktojë masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të veprave penale “Grabitje” dhe “Kanosje”. Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar që, më 11 shkurt 2019, në Gjilan, i dyshuari H.K., me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër dhe me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme në mënyrë të kundërligjshme, ka përdorur dhunë fizike ndaj të dëmtuarit SH.A. dhe me forcë e ka grabitur automjetin e të dëmtuarit…

Lexo më Shumë

13 Shkurt 2019 / 11:40 Tabelat kufitare me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut për tre ditë, targa të reja për vetura për katër muaj, pasaporta të reja deri në fund të vitit, ndërkaq bankënota të reja nga vitit 2020, këto janë një pjesë e masave që duhet të aplikohen pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. Grupi ndërresorial është formuar nga Qeveria për kryerjen e obligimeve nga Marrëveshja e Prespës ka miratuar vendime në lidhje me nevojën e masave dhe aktiviteteve dhe afatin kohor për realizimin e të njëjtit. Në pajtueshmëri me vendimet, ashtu siç kumtojnë nga Qeveria…

Lexo më Shumë

13 Shkurt 2019 / 11:14 Për herë të parë Maqedonia do të merr pjesë dhe do të ulet në tryezën e NATO-s.  Më këtë rast përfaqësuesja e Maqedonisë, ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se ndryshimet nuk kanë qenë të lehta, por jo edhe të pamundshme. “Ju falënderoj për mundësinë që në kohë të vështira ia mundësuat vendit tim të bëhet pjesë e Aleancës më të fuqishme në botë. Ndryshimet nuk kanë qenë të lehta, por jo edhe të pamundshme. Edhe në Ballkan edhe në Maqedoni me vullnet dhe përkushtim arrihet gjithçka, së bashku ia arritëm është shprehur”, Radmila Shekerinska,…

Lexo më Shumë

13 Shkurt 2019 / 10:47 Ish deputeti Izet Zeqiri përmes një statusi të publikuar në profilin e tij në facebook, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale duke nënvizuar se: kjo qeveri do ta paguaj shtrenjtë korrupsionin e bardhë”. Zeqiri më tej shkruan se nga qeveria aktuale ka pritur “transformim” dhe jo vazhdimin e avazit të vjetër të korrupsionit. “Nga kjo qeveri pritëm, “ndryshim”, që nënkupton ndërrimin e ndonjë gjendjeje, procesi, përmbajtjeje, mënyrës së të punuarit, sjelljeje, procedure që ka mbisunduar gati 10 vite. Çfarë ndryshimi po shohim me këtë mënyrë të qeverisjes korruptive, asgjë të re, do të thoja një modifikim…

Lexo më Shumë

13 Shkurt 2019 / 10:16 Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në profilin e tij zyrtar në facebook ka reaguar ndaj vendimit tëLSDM-së se nuk do të ketë zgjedhje të përkohshme parlamentare së bashku me ato presidencialet, duke theksuar se kryeministri Zoran Zave dhe LSDM i shmangen zgjedhjeve nga frika e ballafaqimit me vullnetin e popullit. “LSDM-ja është në panik dhe në kaos. Shumë shpejt do të ballafaqohen me të vërtetën e dështimit të tyre. Sado që të ikësh do të sfidoj në zgjedhjet parlamentare, sepse populli do të sfidojë, do të kthehet dëlirësia në vendin…

Lexo më Shumë

13 Shkurt 2019 / 9:59 Gjatë Konferencës së sigurisë së Munihut, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do ta marrin çmimin “Ewald von Kleist” për Marrëveshjen e Prespës, publikoi mëngjesin e sotëm kryetari i konferencës, Volfganag Ishinger, në Tuiter profilin e tij zyrtar, njofton korrespondentja e M.I.A-s nga Athina. “Arsye për festim: Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev do të marrin çmimin Ewald von Kleist për vitin 2019 (në nder të themeluesit të Konferencës së sigurisë së Munihut), të shtunën, gjatë konferencës”, shkroi Ishinger në Tuiter. Në deklaratën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, kryetari i Konferencës së sigurisë së Munihut dhe ish-ambasador…

Lexo më Shumë

13 Shkurt 2019 / 9:43 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë ekskluzive për Ora News në Tiranë, tha se amerikanët në çdo deklarim të tyre zyrtar nuk favorizojnë një opsion, por kanë dëgjuar palët. Ndërkohë që po lobohet nga Kosova, Serbia por dhe Tirana zyrtare për ti bindur se korrigjimi i kufijve është formula e duhur. “Po bëjnë shumë gabim” tha Haradinaj duke nënvizuar se dhe media ka rënë në grackën e këtyre. Pjesë nga intervista Ramush Haradinaj: Kushdoqë ende më tutje e zvogëlon këtë Kosovë është armik. çdo ngacmim i kësaj arritjeje, apo çelje është kthim prapa për…

Lexo më Shumë

13 Shkurt 2019 / 9:30 Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe i ftohtë. Në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut dhe borës, gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar nga drejtime të ndryshme. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -8 deri -2 gradë celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej -1 deri 4 gradë celsius. Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me kushte për reshje të shiut dhe borës në vendet më të larta malore. Loading…

Lexo më Shumë

13 Shkurt 2019 / 0:39 Mbledhja e sontme e kryesisë se LSDM-së ka zgjatur katër orë dhe më në fund është sjell vendim që vendi të shkoj vetëm në zgjedhje presidenciale duke u hedh poshtë kështu kërkesa e VMRO-së opozitare për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov pas mbledhjes deklaroi se vendit më shumë se kurë, tanimë që është edhe pjesë e NATO-s i nevojiten reforma për marrjen e datës për hapjen e negociatave, andaj zgjedhjet e parakohshme vetëmse do ta ngadalësonin këtë proces. “LSDM-ja ka marrë përgjegjësi para qytetarëve dhe interesave të qytetarëve. Qytetarët kërkojnë rezultate…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 23:34 Drejtoria doganore nesër në ora 13:00 në vendkalimin kufitar Bogorodica do të bëjë ndërrimin e tabelës. Do të hiqet tabela me mbishkrimin Republika e Maqedonisë dhe do të vendoset tabelë me emrin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Paraprakisht Qeveria njoftoi se Republika e Maqedonisë sot edhe formalisht e ndërroi emrin nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Loading…

Lexo më Shumë