Author: almakos

12 Shkurt 2019 / 15:19 Zgjerimi i NATO-s në vendet e Ballkanit Perëndimor do ta forcojë Aleancën, do të ndihmojë për stabilitetin e rajonit dhe do ti forcojë shtetet ballkanike të cilat do i bashkëngjiten Aleancës veri-atlantike. Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, në të cilin takim, për herë të parë merr  pjesë edhe përfaqësues nga Maqedonia, si anëtare e ardhshme e NATO-s. Stoltenber, ka rikujtuar konfliktet luftarake të viteve të 90-ta, të cilat ndodhën në territorin e Ballkanit perëndimor. “NATO kishte rol kyç në…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit B.S; G.K; Xh.S; H.B shtetas të Republikës së Kosovës dhe J.B; F.B; F.B.1. shtetas të Republikës së Maqedonisë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën  penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Të pandehurit dyshohet se më 10.02.2019, në fshatrat Papaz dhe Pojatë – Komuna e Ferizajt, pas informacioneve përmes rrugëve operative të Policisë së Kosovës, gjatë ndjekjes së një veture të dyshimtë, e…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 15:13 Derisa institucionet kanë filluar me vendosjen e tabelave me mbishkrimet e reja, Republika e Maqedonisë së Veriut, Alsat ka siguruar modelin se si do të duken pasaportat me emrin e ri. Në ballinën e çdo pasaporte emri i ri do të shkruaj në katër gjuhë. Të njëjtat mbishkrime si kjo në tabelë do të vendosen në të gjitha institucionet që shërbejnë për dhënien e dokumenteve personale. Loading…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 14:38 Vdekja e tre foshnjave si pasojë e fruthit nuk ka rritur interesimin e prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre me vaksinën MRP. Nga 15 mijë fëmijë, vetëm 6.500 janë vaksinuar, numër ky që nuk kënaq autoritetet. Qytetarët e anketuar nga ALSAT me qëndrime të ndryshme ndaj vaksinave. Disa të shqetësuar me përhapjen e epidemisë kanë nxitur për të vaksinuar fëmijët e tyre, ndërsa disa të tjerë akoma refuzojnë vaksinimin e fëmijëve të tyre edhe pse sipas mjekëve mos-vaksinimi rrezikon edhe fëmijët e tjerë. A e vaksinuat fëmijën? Jo, për momentin është i sëmurë, kur…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 14:22 Sllovenia ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Kreu i Partisë Demokratike Sllovene, Janez Jansha është shprehur optimist në procesin e ratifikimit të protokollit në të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të NATO-së. Sllovenia është vendi i pari i cili ratifikoi protokollin pas parlamentit në Greqi, ndërsa së shpejti pritet që dritë jeshile t’i japin edhe Shqipëria,  Bullgaria dhe Sllovakia. Alsat Loading…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 14:13 Arjeta Veliu, profesoresha e larguar nga vendi i saj i punës do t’i kthehet ditarit dhe nxënësve. Ky është epilogu i rastit të paprecedentë për të cilin ALSAT ka informuar disa ditë me radhë. Drejtoresha e shkollës ekonomike të Tetovës, Ramie Kurtishi, ka dërguar shkresë zyrtare në Entin e Punësimit për kthimin e profesoreshës në punë. Kjo shkresë u bë vetëm një ditë pas takimit të drejtores me Ministrin e Arsimit, Arbër Ademi, i cili kishte urdhëruar zbatim të menjëhershëm të vendimit gjyqësor në favor të profesoreshës Veliu. Në bisedë telefonike, nga Enti për Punësim…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 13:46 Ka filluar hetimi i ndërtimit të shkollës fillore “Skënderbeu” të fshatit Xhepçishtë, e cila, nuk posedon asnjë dokument për pranimin teknik të objektit por as dokumentacion përcjellës mbi projektin dhe realizimin e tij. Përveç hetimit do të bëhet edhe analiza e objektit për të parë se në çfarë gjendje është dhe nëse duhet apo jo të ndërpritet procesi mësimor. Në lidhje me këtë objekt, unë nuk kam hasur në ndonjë dokumentacion sa i përket objektit të fillores Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Xhepçisht. Fillimisht është angazhuar një ekspert ligjor që edhe gjatë ditës së sotme ka…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 13:02 LSDM ka thirrur vazhdimin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv. Në rend dite, përveç zgjedhjeve presidenciale janë edhe pikat për zgjedhjet komunale në tre komuna, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe regjistrimi i partisë. Burime të Alsat nga LSDM bëjnë të ditur se Komiteti Ekzekutiv sonte do të vendos vetëm për një pikë, ku jo zyrtarisht pritet që subjekti të vendos kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Informacionet për takim të mundshëm mes liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe kryeministrit Zoran Zaev i kanë demantuar dyja palët. Loading…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 12:13 Kuvendi i Republikës së Sllovenisë në një seancë të jashtëzakonshme ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Me këtë Sllovenia bëhet vendi i dytë anëtare e Aleancës, e cila pas Greqisë, e ratifikoi protokollin për anëtarësim. Në seancë para votimit fjalim mbajti edhe kryetari i Kuvendi të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili e udhëheq delegacionin e Maqedonisë që gjendet për vizitë zyrtare në Slloveni. Xhaferi në fjalimin e tij kujtoi se në mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura dhe probleme. Ai vlerësoi rolin e dy kuvendeve, të cilët në këto tre…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 11:41 Flamuri i NATO-s para pak çastesh është vendosur përpara Qeverisë. Mbishkrimi me shkronjat “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” tanimë është mënjanuar nga objekti i qeverisë. Këto shkronja janë larguar me qëllim që të shtohet edhe “E Veriut”, në pajtueshmëri me emrin e ri kushtetues të shtetit. Në këtë ceremoni të vendosjes së flamurit të NATO-s para të ftuarëve është drejtuar Kryeministri i vendit Zoran Zaev, në këtë eveniment janë ftuar të gjithë zyrtarët shtetërorë, anëtarët e shtabit të NATO-s në vend, ambasadorë të selisë së NATO-s në Bruksel dhe shumë personalitete tjera. Në rreshtin e…

Lexo më Shumë

Ka filluar ceremonia solemne me rastin e ngritjes së flamurit të NATO-s përpara objektit të Qeverisë së Maqedonisë e cila së shpejti do ta bartë emrin “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Me rastin e ngjarjes, kryeministri Zoran Zaev, do të mbajë fjalim në oborrin e Qeverisë. Ndryshe, mbishkrimi me shkronjat “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” tanimë është mënjanuar nga objekti i qeverisë. Këto shkronja janë larguar me qëllim që të shtohet edhe “E Veriut”, në pajtueshmëri me emrin e ri kushtetues të shtetit. Pas Qeverisë pritet që të ndërrohet edhe tabela e Kuvendit dhe ministrive, ndërkaq më pas…

Lexo më Shumë