Author: almakos

Viola Guri, 16 vjeçare nga një fshat i Kaçanikut ka dal nga shtëpia të hënën në mëngjes rreth orës 08:00 dhe nuk është kthyer më. Babai i saj, Agroni në një prononcim për Telegrafin tregoi se ikja e vajzës nga shtëpia është e paarsyeshme. Siç tha ai, e mitura ka ikur para disa dite nga shtëpia dhe është gjendur para dy ditësh në kufirin Kosovë-Shqipëri, në tentim për të kaluar kufirin. Mirëpo, siç tha ai në mungesë të dokumentacioneve policia e ka ndaluar dhe të njëjtën e ka dërguar kthyer në familje. Babai i vajzës tha se e bija është…

Lexo më Shumë

Raportimi i rasteve të ngacmimeve seksuale në vendin tonë kanë filluar të shtohen. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Banjë të komunës së Zveçanit. Sipas raportit të policisë, viktima femër K/Serbe e moshës së mitur ka informuar se është ngacmuar seksualisht nga ngasësi i autobusit – i dyshuari mashkull K/Serb. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën derisa ishte duke pritur në një stacion të autobusëve. Rasti ka ndodhur në lagjen Dardania në Pejë. “Viktima mashkull K/Shqiptar, gjersa ishte duke pritur në një stacion të autobusëve, i ishte keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në spital, nga mjeku është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në raportin e policisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar-babanë e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 9:58 Shqipëria dhe Mali i Zi u renditën nga Komisioni Evropian me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin 2018, në raportin periodik për zhvillimet ekonomike në vendet e zgjerimit të lëshuar së fundmi. Të dhënat e Komisionit Evropian tregojnë për një rënie mbresëlënëse të borxhit publik në Serbi i cili pritet të arrije në 56.4 për qind në fund të vitit 2018 nga më shumë se 86 për qind në vitin 2014. Serbia e cila kryesonte rajonin për nivelin më të lartë të borxhit publik tashmë pozicionohet e treta, teksa Shqipëria dhe Mali…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 9:46 PSP ka vazhduar me zbulimin e detajeve në rastin “Imperia” ku të akuzuar janë ish-shefi I DSK-së Sasho Mijallkov dhe biznesmeni Orce Kamçev. Pas tre muajve hetim, PSP ka arritur të sigurojë një numër të konsiderueshëm të dëshmive materiale, disa dëshmitarë dhe incizime të bisedave të disa të dyshuarëve, me çka kanë arritur që të zbardhin rrugën se si janë pastruar paratë duke dëmtuar buxhetin e shtetit për përfitime personale, ku dyshohet se deri më tani janë keqpërdorur mbi 10 milionë euro. Shumica e kompanive janë të regjistruara si investime të huaja, mbi 15 kompani…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 9:27 Sot me fillim në ora 11:00 do të mbahet ceremoni solemne me rastin e ngritjes së flamurit të NATO-s përpara objektit të Qeverisë së Maqedonisë e cila së shpejti do ta bartë emrin “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Me rastin e kësaj ngjarje kryeministri Zoran Zaev, do të mbajë fjalim. Ndryshe, mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” tanimë është mënjanuar nga objekti i qeverisë. Këto shkronja janë larguar me qëllim që të shtohet edhe “E Veriut”, në pajtueshmëri me emrin e ri kushtetues të shtetit.Pas Qeverisë pritet që të ndërrohet edhe tabela e…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 8:18 Analisti politik, Daniel Server konsideron se Maqedonia në qershor do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe për pesë vite do të jetë nga fundi i procesit për anëtarësim. Server është profesor i studimeve ndërkombëtare në Universitetin “Xhon Hopkins” dhe njohës i mirë i ngjarjeve në Ballkan. “Nuk jam në biznesin e parashikimeve, por konsideroj se më se realiste është që Maqedonia për pesë vite të jetë nga fundi i procesit për anëtarësim në BE”, deklaroi Server për MIA-n. Ai shtoi se kjo do të varet shumë nga stabilizimi i klimës vendore politike…

Lexo më Shumë

12 Shkurt 2019 / 8:15 Në Gjykatën Penale në Shkup për sot është caktuar seanca e re për lëndën “Target-Fortesa” e Prokurorisë Speciale publike, e cila ka të bëjë me përcjelljen joligjore të komunikimeve në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015. Në seancën e kaluar është pyetur në mënyrë të tërthortë dëshmitari Gjorgji  Llazarevski, nga MPB-ja nga ana e mbrojtjes. Në lëndën “Target” dhe “Fortesa” të Prokurorisë speciale publike akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë të MPB-së, Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vladimir Varellov nga…

Lexo më Shumë

11 Shkurt 2019 / 19:47 Greqia i dorëzoi notën verbale Maqedonisë. Përmes kësaj note Greqia informon se ka plotësuar obligimet e saja që të mund Marrëveshja e Prespës të hyjë në fuqi. Pritet që sonte në Gazetën Zyrtare të shpallet data kur hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese dhe ligjet kushtetuese, me të cilët republika e Maqedonisë do të bëhet Republika e Maqedonisë së Veriut. Pastaj  dy shtetet do ta njoftojnë OKB-në për ndryshimin e emrit. Ministria e Jashtme obligohet menjëherë t’i njoftojë edhe vendet tjera anëtare të OKB-së dhe organizatat ndërkombëtare. Por dhe 130 shtetet të cilat vendin e kanë…

Lexo më Shumë

Një rast tjetër i abuzimit me persona të mitur mund të bëjë që të harrohet rasti i Drenasit. Një vajzë 14-vjeçare nga zona e Gjilanit në vitin 2014 ishte trafikuar për prostitucion në Serbi. Anton Nrecaj nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional “Clard Kosovo” ka thënë se një vajzë e zonës së Gjilanit e moshës 14 vjeç në fund të vitit 2014 ka përfunduar nga Kosova në Serbi, ku është detyruar të ofrojë shërbime seksuale. Ai ka treguar se vajzës i ishte hequr edhe shtetësia e Kosovës. “Para katër viteve,në fund të vitit 2014, një e mitur nga zona…

Lexo më Shumë