Author: almakos

11 Shkurt 2019 / 19:01 Analisti politik, Daniel Server konsideron se Maqedonia në qershor do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe për pesë vite do të jetë nga fundi i procesit për anëtarësim. Server është profesor i studimeve ndërkombëtare në Universitetin “Xhon Hopkins” dhe njohës i mirë i ngjarjeve në Ballkan. “Nuk jam në biznesin e parashikimeve, por konsideroj se më se realiste është që Maqedonia për pesë vite të jetë nga fundi i procesit për anëtarësim në BE”, deklaroi Server për MIA-n. Ai shtoi se kjo do të varet shumë nga stabilizimi i klimës vendore politike…

Lexo më Shumë

11 Shkurt 2019 / 18:37 Me qëllim të zvogëlimit të ndotjes së ajrit ambiental, Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Stacionin policor dhe organizatat joqeveritare, organizoi sot “Ditën pa makina”. Aksioni ka zgjatur tre orë dhe është zhvilluar në pjesën qendrore të qytetit. Për këtë qëllim, ditën e sotme edhe një pjesë e administratës komunale ka shkuar në punë pa vetura bashkë me kreun e komunës Arben Taravarin. Ky i fundit tha se deri në pjesën e dytë të mandatit do të mundohet të relizoj premtimin për transportin publik dhe shtegun e biçikletave, Taravari, sërish ka premtuar.  Do mundohem sa…

Lexo më Shumë

11 Shkurt 2019 / 18:13 Dy të burgosur sot në mëngjes në burgun e Idrizovës kanë shkaktuar zjarr që menjëherë është shuar nga sigurimi i burgut. Drejtori i burgut, Bobi Mojsovski, tha se menjëherë pas njoftimit nga policia janë lajmëruar zjarrfikësit, por nuk ka pasur nevoje për ndërhyrje sepse zjarri veçmë ishte lokalizuar nga sigurimi i burgut. “Të paraburgosurit u morën në pyetje nga menaxhmenti i burgut dhe nga Ministria e Brendshme dhe për momentin janë vendosur nën izolim në qeli të veçantë”, tha Mojsovski. Sipas tij, nuk është shkaktuar dëm material. Loading…

Lexo më Shumë

11 Shkurt 2019 / 17:44 Në kuadër të vizitës oficiale në Republikën e Sllovenisë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Miro Cerar. Në fillim të takimit, ministri Cerar shprehu kënaqësi që disa muaj pas vizitës së tij oficiale në Republikën e Maqedonisë, ka nderin ta pranojë në kabinetin e vet Kryetarin Xhaferi edhe atë në një çast historik për vendin tonë, në vigjilje të ratifikimit të nesërm të Protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e Republikës së Sllovenisë. Ai theksoi se Republika e Sllovenisë…

Lexo më Shumë

11 Shkurt 2019 / 17:20 Delegacioni i paraprirë nga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, a në përbërje të kryetares së Grupit parlamentar për Bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Sllovenisë, Nada Cipusheva dhe anëtaret  Frosina Tashevska Remenski dhe  Shpresa Hadri, realizuan takim me Komisionin për Çështjet e Bashkimit Evropian, Komisionit të Mbrojtjes dhe Grupit për Miqësi në Kuvendin Shtetëror të Republikës së Sllovenisë Në fillim, Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin e realizuar me anëtarët e Komisionit i cili ka rol kryesor në raport me çështjet që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian në Kuvendin Shtetëror të Republikës së Sllovenisë,…

Lexo më Shumë

Tre persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Tri vetura kanë qenë të përfshira në aksident, dhe dyshohet se tre persona kanë pësuar lëndime. Për detaje tjera njoftoheni me kohë”, ka thënë Zahiti. Për shkaqet e aksidentit dhe gjendjen e të lënduarve, ende nuk janë dhënë informacione. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës gjatë implementimit të planit operativ “Kontrolli i automjeteve të transportit publik”, ka kontrolluar rreth 245 automjete, ndërsa janë shqiptuar 169 gjoba si dhe janë konfiskuar tri palë targa për kundërvajtje. Më së shumti tiketa janë shqiptuar për mungesë të aparatit të zjarrit, gjithsej 44 të tilla. Në 24 raste, drejtuesit janë gjobitur për mungesë të pajisjeve rezervë, ndërsa 17 tiketa janë dhënë për mungesë të kontrollit 6-mujor të mjeteve transportuese. Dënime janë shqiptuar edhe për kundërvajtje të tilla si drita të parregullta, tejkalim nga ana e djathtë, pa regjistrim, pasagjerë më tepër, errësimi i xhamave, përdorimi i…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Pejë Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.Q për shkak të dyshimit të bazuar se : “Me datë 09.02.2019, rreth orës 22:00, përballë lokalit “Fox Bar”, në Pejë, tenton t’a privojë nga jeta të dëmtuarin, në atë mënyrë që, përderisa brenda në lokal ishin i dëmtuari me shokët e tij dhe i pandehuri me shokun e tij, dalin jashtë lokalit për të biseduar rreth një mosmarrëveshje të mëhershme ndërmjet të pandehurit dhe të dëmtuarit, ku në bisedë e sipër i pandehuri…

Lexo më Shumë

11 Shkurt 2019 / 15:52 Çdo ditë po rritet numri i të prekurve nga fruthi, ndërkohë që mbrëmë kjo epidemi mori edhe viktimën e tretë. Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup janë paraqitur edhe 7 raste të reja. Tre prej tyre janë mbajtur për kurim në klinikë, ndërsa 4 të tjerët pas kontrolleve janë lëshuar për kurim shtëpiak. Të gjithë janë të pavaksinuar. Zharko Karaxhoski, nga Instituti i Shëndetit Publik thotë se duke mos i vaksinuar fëmijët, prindërit po u rrezikojnë jetën fëmijëve të tyre. Ai thotë se prindërit po keqinformohet nga rrjetet sociale, dhe po marrin në qafë…

Lexo më Shumë

11 Shkurt 2019 / 15:15 Në institucionin Avokati i Shtetit ka lëndë të pa zgjidhura të cilat datojnë që nga viti 2000 dhe ende nuk kanë epilog, ndërsa rasti me i vjetër civil daton që nga viti 2004 dhe ende është në procedurë. Pas betimit të gjashtë avokatëve të rinj shtetëror, i pari i këtij Institucioni Fehmi Stafa shpreson se mund të arrijnë të zgjidhin edhe rastet që janë të vjetra po aq sa edhe vet Institucioni Avokat i Shtetit. Sot Institucioni Avokati i Shtetit pasurohet edhe me 6 avokatë të rinj shtetërorë. Me këtë përforcim shpresoj se avokatura shtetërore…

Lexo më Shumë

11 Shkurt 2019 / 14:58 “Qeveria e filloi edhe në praktikë zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Siç po e shihni, ndodhemi para godinës së Qeverisë, në të cilën tashmë nuk figuron mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë”, pasi në të do të vendoset emri i ri “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Në afat prej shtatë ditësh edhe të gjitha institucionet tjera të vendit dhe përfaqësitë diplomatike do të duhet të vendosin mbishkrimin e ri të emrit “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Para godinës kanë filluar edhe përgatitjet për ngritjen solemne të flamurit të NATO-s. Nga Qeveria njoftojnë se…

Lexo më Shumë

11 Shkurt 2019 / 14:43 Arjeta Veliu, që padrejtësisht u largua nga puna para pesë vitesh, pritet që së shpejti të kthehet në punë. Alsat mëson se drejtoresha e Shkollës Ekonomike të Tetovës Ramie Kurtishi, brenda javës ka pasur dy takime me Ministrin e Arsimit Arbër Ademi, nga i cili është urdhëruar që të respektojë vendimin e Gjykatës Supreme dhe ta kthejë Arjetën në punë. Në të kundërtën, përmes një dokumenti Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ia ka bërë me dije drejtoreshës se sipas Kodin Penal për çdo mos respektim të vendimit gjyqësor mund të dënohet edhe me burg.…

Lexo më Shumë