10 Shkurt 2019 / 23:56 Ish-ambasadori maqedonas në Gjermani, Gjorgji Filipov, nesër planifikon të dorëzon kërkesë për kandidat për president të shtetit nga radhët e LSDM-së. Ai informoi publikun për aktivitetet e planifikuara përmes një komunikate për shtyp. “Të nderuar gazetarë dhe shtëpi të mediave, unë, ambasadori prof. Dr. Gjorgji Filipov, nesër, më 11 shkurt 2019, e hënë, në bazë të shpalljes, do të dorëzoj kërkesë deri tek LSDM-ja si kandidat për president të Republikës së Maqedonisë nga radhët e LSDM-së. Me këtë rast ju ftoj në një konferencë shtypi të caktuar për 11 shkurt 2019, duke filluar nga ora…
Author: almakos
10 Shkurt 2019 / 22:32 Ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në një intervistë për Infomaks thekson se ministri aktual i Punëve të Jashtëm, Nikolla Dimitrov vetë i kishte ofruar Gruevskit për t’u vendosur në detyrë e ministrit të Jashtëm në kohën kur Milloshoski kishte dhënë dorëheqje nga ky post. “Nikolla Dimitrov asnjëherë nuk ka qenë anëtar i VMRO-DPMNE-së. U ofrua për post në periudhën kur Milloshoski dha dorëheqje. Ai erdhi në zyrën time dhe tha se ishte i gatshëm të veshë fanellën e partisë në qoftë se do merrte postin e ministrit të Jashtëm. Mendova seriozisht dhe solla vendimin për të vënë…
10 Shkurt 2019 / 22:28 Regjistrohet viktima e tretë e fruthit. Foshnja 14 muajshe nga fshati Pallatice e Tetovës ka ndërruar jetë para rreth një ore e gjysmë në Shkup. Mëngjesin e sotëm u regjistrua viktima e dytë që ndërroi jetë nga fruthi, e cila ishte nga Sveti Nikole. Gjatë gjithë kohes ne Klinikën Infektive në Shkup ka paratiqtje të rasteve të reja me fruth. Ministria e Shëndetesisë bën apel për vaksinim të fëmijeve. Vjollca Aliti Loading…
Një aksident trafiku ka ndodhur, të dielën rreth orës 17:00. Si pasojë, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. “Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Peran të Podujevës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtate persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti. Me rastin po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/
Një grua 71 vjeçare, është gjetur e vdekur në rrugën Ndue Peleshi, në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Me datën 8 shkurt në ora 01:50, kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në rrugën “Ndue Perleshi” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës. Behet fjalë për një femër S.B 71 vjeç”, ka thënë Ahmeti. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit policorë po merren me hetimin e…
10 Shkurt 2019 / 18:21 Kuvendi i Shqipëri të enjten pritet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi pas takimit me të ngarkuarin me punë të Maqedonisë në Tiranë tha se Shqipëria ashtu siç ka premtuar do të jetë ndër vendet e para që do të ratifikojnë Protokollin. Qeveria shqiptare sipas Ruçit tashmë e ka miratuar vendimin, i cili ka arritur në Kuvend dhe do të ratifikohet me procedurë të përshpejtuar. “Data e parë e mundshme për këtë ratifikim është seanca e javës së ardhshme, 14 shkurt. Pavarësisht klimës politike ndonjëherë të polarizuar në Shqipëri,…
10 Shkurt 2019 / 17:10 Nga viti i ardhshëm shkollor nxënësit e ciklit fillor do të kenë mundësinë të lexojnë lektyra të reja në gjuhën shqipe. Alsat mëson se Ministria e Arsimit ditë më parë i ka dhënë dritë jeshile Listës së propozuar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, e përgatitur paraprakisht nga komisioni i ekspertëve pas sugjerimeve dhe vërejtjeve të shkollave fillore dhe shumë profesorëve. Ndër kritikuesit më të zëshëm ishte edhe profesori Avzi Mustafa i cili këtë rifreskim të listës së lekturave e vlerëson si shpresë për ti nxitur nxënësit për të lexuar. [embedded content] Besoj se kjo…
10 Shkurt 2019 / 16:52 Partitë politike shqiptare ende nuk kanë përgjigje konkrete ndaj thirrjes së kryeministrit Zoran Zaev për kandidat të përbashkët konsensual. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dje deklaroi se do përpiqen të gjejnë shteg për kandidat të përbashkët me LSDM-në. Ndërsa partneri tjetër qeveritar, BESA e Afrim Gashit, thotë se vendimi pritet të merret në organet e partisë. [embedded content] Jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe organet e partisë do të marrin vendimin më të pranuar për strukturat tona”- thonë nga Lëvizja BESA, krahu i Afrim Gashit. Pa vendim të prerë…
10 Shkurt 2019 / 16:38 Prokuroritë publike me mungesë të prokurorëve dhe administratorëve. Në nivel shtetëror mungojnë rreth 75 prokurorë. Pos mungesës, 20 prej prokurorëve e kanë pezulluar vendin e tyre të punës, për shkak të pozitave tjera në gjyqësor. Nga Prokuroria Republikane thonë për Alsat se numri i përgjithshëm i prokurorëve në nivel shtetëror duhet të jetë 251, ndërsa aktualisht ka 176 prokurorë. [embedded content] Përveç këtyre 176 prokurorëve të cilët për momentin aktivisht punojnë nëpër prokurori, ka edhe 20 të tjerë, funksioni i të cilëve është në pezullim për shkak të zgjedhjes në Institucion tjetër (Në Këshill të…
10 Shkurt 2019 / 16:23 Regjistrohet viktima e dytë nga fruthi. Bëhet fjalë për një foshnje 13 muajshe nga Sveti Nikole e cila është infektuar nga babai i saj javë më parë. Foshnja ka ndërruar jetë gjatë pasdites së djeshme në Klinikën e fëmijëve në Shkup, por ka qenë njëkohësisht e prekur edhe nga një sëmundje tjetër e cila i ka shkaktuar ndezje të mushkërive, gjë që i ka pamundësuar përballjen me fruthin. Nga Klinika e fëmijëve thonë se rasti i fundit flet se imuniteti kolektiv, është vendimtar për pengimin e rasteve si kjo. Nga data 6 deri në datën…
10 Shkurt 2019 / 16:17 Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostoll Simovski, në një intervistë për Alsat beson se regjistrimi i popullsisë i paraparë për vitin 2020 do të kalojë pa ndikime politike. Ai thotë se kjo është edhe njëra ndër arsyet pse kërkon që në regjistrim të mos ekzistojë grafa për përkatësinë etnike të qytetarëve. Simovski mes tjerash thekson se ka mundësi tjera për evidencën e përkatësisë etnike. A mendoni se kjo nuk do të ndikojë mbi ligjet tjera? Shumë ligje lidhen me atë element. Por, ka mënyrë si të sigurohet ajo. Tani me sa di unë, me…
10 Shkurt 2019 / 15:52 Në fshehtësi të plotë punon komisioni i formuar pas Marrëveshjes me Bullgarinë për shqyrtimin e librave të historisë, shkencës, kulturës dhe materialeve të tjera që mund të përmbajnë irredentizëm. Nga Qeveria nuk japin detaje se si zhvillohet shqyrtimi i materialeve, edhe pse komisioni është formuar që në muajin maj. Ai është në kontakt të vazhdueshëm me komisionin që punon paralelisht në Bullgari dhe në fund do të duhet të punojnë raport për përmbajtjen e librave dhe aspektetet eventuale irredentiste. [embedded content] Komisioni i përbashkët për shqyrtimin e librave është në takime dhe kontakte të vazhdueshme,…

