9 Shkurt 2019 / 19:04 Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka zbutur qëndrimet për kandidatin presidencial. Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, i cili dje tha se është i gatshëm të bashkojë forcat me të gjitha partitë politike për kandidat të përshtatshëm, Ahmeti thotë se bashkërisht kërkojnë shteg për të dalë me kandidat të përbashkët konsensual. [embedded content] Kam bërë takime me kryetarin e partisë më të madhe në vend z. Zoran Zaev me çka e kemi analizuar të tërë situatën dhe ka mbetur që unë të diskutojë, ta hap si çështje në organet e partisë dhe të shihet mundësia…
Author: almakos
Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Prizren. Policia e Kosovës ka raportuar se për shkaqe të panjohura, shtëpia ka marrë flakë ora e rrymës elektrike e vendosu në një shtyllë elektrike pranë një shtëpie. Si pasojë e kësaj, flaka ka përfshirë një pjesë të kulmit të shtëpisë së viktimës, ku më pas është këputur një kabllo e rrymës elektrike dhe si pasojë e kësaj ka rënë mbi veturën, e cila ishte pronë e viktimës. Organet kompetente, njësia relevante policore, njësiti i zjarrfikësve dhe një ekip i KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale, nuk është…
Dy femra të moshës së mitur janë kapur pa dokumente valide dhe pa përcjellje në pikë kalimin kufitar ‘Dheu i Bardhë’. Gjatë kontrollimit dhe legjitimimit të udhëtarëve të një autobusi, në dalje të Kosovës, janë kapur pa dokumente valide dy vajza të moshës së mitur, te cilat ishin të pa shoqëruara nga familjarët e tyre. Pas hetimeve të policisë janë identifikuar viktimat, si dhe dy persona të tjerë të gjinisë mashkullore, njëri shqiptar, kurse tjetri shtetas i Serbisë, të cilët janë përgjegjës për këtë kalim ilegal të kufirit. Dy viktimat janë intervistuar në prani të prindërve, avokatit mbrojtës dhe të…
9 Shkurt 2019 / 17:26 Ndërrimi i emrave të shkollave në Tetovë vazhdon të mbetet peng i mos-marrëveshjeve politike në këshillin komunal. Drejtorët e shkollave këmbëngulin se shumë herë kanë parashtruar kërkesë në Komunë dhe Në ministrinë e Arsimit, por pa epilog. Për këtë shkak shkollat e mesme dhe fillore në Tetovë, vazhdojnë të mbajnë emra të ish sistemit komunist. Qe prej një kohe më të largët, në këshillin e arsimtarëve kemi pasur nisma prej profesorëve për ndryshim të emrit, nismë konkrete, madje edhe zyrtarisht kemi bë kërkesë deri në Ministrinë e Arsimit për ndryshim të emrit dhe nuk kemi…
9 Shkurt 2019 / 17:11 Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do ti ftojë organet partiake për të vendosur nëse do të garojnë me kandidat të tyrin ose do të shkojnë me kandidat të përbashkët me LSDM.I pyetur nga ALSAT se si e komenton ftesën e kryeministrit Zoran Zaev për bashkim forcash me të gjithë partitë tjera, për kandidat të përbashkët, Ahmeti tha se “Do të ftojë organet partiake të shqyrtojnë këtë çështje dhe do të marrin vendimin partiak”. [embedded content] Mefail Ismaili Loading…
9 Shkurt 2019 / 16:58 Procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në kuvendet e 28 të mbetura do të ndodh shumë shpejt. Këtë sinjal sipas Ministres së mbrojtjes Radmilla Shekerinska e kanë dhënë thuajse të gjitha vendet e Aleancës. Shekerinska në një intervistë për Alsat thotë se qeveria tashmë është e gatshme t’i përmbush edhe obligimet e tjera që dalin nga Marrëveshja e Prespës. Ajo gjithashtu thotë se Maqedonia është e fokusuar në përmbushjen e reformave të cilat janë të domosdoshme edhe për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian në qershor. Nuk pret bllokime nga…
Një vajzë e mitur nga fshati Llabjan i Novobërdës është zhdukur që nga data 6 shkurt i këtij viti. PK bën të ditur se, një familjar i të miturës ka paraqitur rastin në Polici. “Ankuesja femër K/Shqiptare, ka njoftuar se motra e saj e mitur femër K/Shqiptare, nga datë 06.02.2019, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vend ndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë. Policia bën të ditur se rasti është nën hetime, transmeton Telegrafi.
9 Shkurt 2019 / 16:24 Pasi Greqia ratifikoi Protokollin për anëtarësim e Maqedonisë në NATO, dy vendet fqinje fillojnë edhe procedurat që vendi, të bëhet anëtare e plotë e Aleancës Veri-Atlantike. Fillimisht, Greqia dhe Maqedonia, do të këmbejnë notat verbale, e më pas notë verbale të përbashkët do të dërgojnë në OKB-në. Në vendin tonë, në Gazetën Zyrtare do të publikohet se ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në fuqi dhe prej atij momenti fillon edhe zbatimi i tyre. Pasi publikimit në Gazetën Zyrtare, vendi edhe zyrtarisht do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut…
9 Shkurt 2019 / 15:58 Gabim i sistemit, dhe jo gabim teknik. Kështu, Ministrja e Punës dhe politikës sociale e cilësoi skandalin e mos-transferimit të 19 milion eurove, të 12 mijë përdoruesve të shtyllës së dytë pensionale. Në një intervistë për 360 Gradë në Alsat, Milla Carovska përsëri nuk tregoi fajësi personale për skandalin në fondit e pensioneve, që ajo e zbuloi vet. Nuk u përgjigj nëse këto 19 milionë euro në vend se në shtyllën e dytë ishin përdorur për pagesën e pensioneve aktuale. [embedded content] Tani, thua se është një problem sistemi, në fund mund të dalë se…
9 Shkurt 2019 / 15:35 Kërcënimet e liderit opozitar grek, Kiriakos Micotakis, se pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, Maqedonisë do i vendos veto gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, nuk janë reale. Ekspertja Malinka Ristevska Jordanovska vlerëson se nëse Demokracia e Re do të udhëheq Qeverinë greke, nuk do mund të jetë kaq e ashpër në qëndrime për shkak të presionit të faktorit ndërkombëtar. Sipas profesorit Llazar Llazarov qëndrimet e këtilla përdoren për të përfituar elektoratin grek. Pikërisht për këtë ajo Marrëveshje ka të integruara disa mekanizma mbrojtës. Megjithatë duhet ta kemi parasysh se ka një konsolacion politik…
Një person aksidentalisht ka plagosur vetën në kokë me armë zjarri në Fushë Kosovë. Sipas dëshmitarëve viktima mashkull, derisa ishte në dhomën e tij duke manipuluar me një armë zjarri-revole, arma ka shkrepur aksidentalisht me ç’rast dyshohet se viktima ka goditur veten me plumb në kokë. “Viktima nga dëshmitarët është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-ë, ku gjendja e tije shëndetësore sipas mjekut kujdestar është e rëndë. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit. Arma –revolja se bashku me një fishek dhe një gëzhojë është gjete dhe konfisku nga policia”, thuhet në njoftimin e policisë. Me vendimin…
Një person pa shenja jete është dërguar dje në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gërlicë, të Ferizajt, rreth orë 10:35 të mëngjesit. Siç raporton Policia e Kosovës, viktima ishte punëtor i një kompanie. Me vendim të prokurorit, trupi i personit pa jetë është dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është inicuar dhe hetimet për të po vazhdojnë. /Tekegrafi/

