Policia e Kosovës ka mbrëmë ka bastisur një lokal në Ferizaj, me ç’rast janë arrestuar tri shtetase të Republikës së Shqipërisë dhe një kosovare, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësim në prostutucion & ofrim i lokaleve për prostutucion, si dhe marrje me prostutucion”. Sipas Policisë, bastisja është bërë pas një pune operative-hetimore dhe me urdhërin e Gjyqtarit të procedurës paraprake. “Pas intervistimit të tyre me vendimin e prokurorit kompetent, dy të dyshuara dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse dy të tjera lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi. Gjatë zbatimit të këtij operacioni janë njoftuar…
Author: almakos
9 Shkurt 2019 / 13:02 Pasi Greqia ratifikoi Protokollin për anëtarësim në NATO të Maqedonisë, dy vendet fqinje fillojnë edhe procedurat që Maqedonia e Veriut, të bëhet anëtare e plotë e aleancës Veri-Atlantike. Fillimisht, Greqia dhe Maqedonia, do të këmbejnë notat verbale, e më pas notë verbale të përbashkët do të dërgojnë në OKB-në. Në vendin tonë, në Gazetën Zyrtare do të publikohet se ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në fuqi dhe prej atij momenti fillon edhe zbatimi i tyre. Pasi publikimit në Gazetën Zyrtare, vendi edhe zyrtarisht do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut. Qeveria e Republikës së Maqedonisë…
9 Shkurt 2019 / 12:48 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shtruar një drekë lamtumire për Ambasadorin Amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, i cili largohet nga detyra në fillim të Marsit. Ahmeti theksoi se gjatë kësaj periudhe janë arritur marrëveshje të rëndësishme për Maqedoninë , siç është mbyllja e kontestit me Greqinë dhe Bullgarinë, më pastaj arritja e barazisë gjuhësore si dhe hapat inkuadrimit në NATO. Kurse në qershor pritet edhe për datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas një komunikate të BDI-së, Ahmeti thekson se mbetet akoma shumë punë për tu bërë…
9 Shkurt 2019 / 12:10 Policia në Gostivar ka privuar nga liria personat V.A. (45) nga fshati Negotinë i Gostivar dhe J.T.(38) nga qyteti i Gostivarit, për shkak se pas kërkimit nga policia tek personat në fjalë është gjetur heroinë. Personat, siç u njoftua sot nga Ministria e Brendshme, janë ndaluar në stacionin e policisë në Gostivar për të vazhduar procedurat e mëtutjeshme. Loading…
9 Shkurt 2019 / 11:54 Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dje në Stamboll është takuar me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Nga shërbimi për media i presidentit njoftojnë se, dy presidentët kanë shprehur kënaqësi nga niveli i lartë i nashkëpunimit dhe marrëdhëniet të përgjithshme politike midis Maqedonisë dhe Turqisë. Gjatë bisedës presidenti Ivanov dhe presidenti Erdogan kanë këmbyer mendime për ngjarjet aktuale politike në dy vendet, gjegjësisht për zgjedhjet presidenciale, në Republikën e Maqedonisë dhe për zgjedhjet lokale në Republikën e Turqisë.Presidenti i Maqedonisë shprehu ngushëllime deri tek presidenti i Turqisë për ndodhinë e fundit…
9 Shkurt 2019 / 11:32 Shpallja e zgjedhjeve presidenciale paraqet një lajm të mirë për qytetarët, thonë nga partia në pushtet. Sipas LSDM-së, qytetarët duan të ardhme, përparim, dhe jo shkatërrim, regres dhe një Ivanov të ri. “Për qytetarët, shpallja e zgjedhjeve presidenciale paraqet kohën për zgjedhjen e një presidenti të ri, të vërtetë dhe për të gjithë qytetarët, të cilët së bashku me qeverinë e LSDM-së do të punojnë për shtetin, popullin, të ardhmen, për integrimin në BE.Qytetarët nuk do të lejojnë një Ivanov të ri”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Maqedonia ka filluar të ecë përpara, ka marrë…
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit M.V., mësimdhënës në Shkollën fillore “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, për veprën penale ‘’keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare’’. Sipas aktakuzës i pandehuri B.V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore “Mazllum Këpuska’’, në Gjakovë, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht 27 nxënës të një klase në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Lexo po ashtu: Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë,…
9 Shkurt 2019 / 10:52 Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij disaditore ne Uashington, mbajti takim me Vilijam Berkli, Drejtor për NATO dhe Çështje Evropiane në Këshillin Nacional për Siguri në administratën e Shtëpisë së Bardhë. “Me siguri nuk ekziston kohë më të mirë për këtë takim, duke pasur parasysh edhe nënshkrimin formal të protokollit të NATO-s, me të cilën Maqedonia zyrtarisht u ul në karrigen e aleancës euro- atlantike” deklaroi Osmani në takim, duke theksuar këtë sukses si interes i përbashkët i të gjitha vendeve të NATO-s, dhe për të cilën…
9 Shkurt 2019 / 10:03 Pas ratifikimit të Protokollit për anëtarësimi të Maqedonisë në NATO nga ana e Parlamenti grek, mbetet që Greqia të njoftojë zyrtarisht Maqedoninë se ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Në vijim duhet të bëhet zbatimi i masave dhe veprimeve të shpallura nga qeveria maqedonase për të kryer obligimet që dalin nga Marrëveshja e Prespës. Qeveria tashmë ka formuar grupin nga resoret e brendshme që do të duhet të përgatisë një plan veprimi kombëtar për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të tjera, ndërsa brenda shtatë ditëve të institucionet shtetërore, vendkalimet kufitare dhe zyrat…
8 Shkurt 2019 / 21:48 Pas miratimit të Protokollit për anëtarësimit e Maqedonisë në NATO në Kuvendin grek, kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka përshëndetur veprimin e deputetëve grek. Miku ynë, Republika e Greqisë është vendi i parë që miratoi Protokollin për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Shkojmë drejt suksesit të garantuar. Është më lehtë me aleatë, me krenari themi se ne jemi NATO!”, shkruan Zaev. Ndryshe, Parlamenti grek sonte me 153 vota “për”, 140 “kundër” dhe një të përmbajtur , miratoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.Pas miratimit në Parlament, Greqia…
8 Shkurt 2019 / 21:02 Parlamenti grek sonte me 153 vota “për” miratoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Opozita greke kundërshtoi. Pushteti kërkoi votat e deputetëve. Pas ratifikimit të protokollit nga Parlamenti grek, fillon edhe përdorimi zyrtar i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut. Loading…
Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Fushë Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se hetimet e para tregojnë që shkrepja e arëms ka qenë aksidentale. “Viktima mashkull Xh. B është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Mbështetur në informacionet e para dyshohet për shkrepje aksidentale të armës së zjarrit (arma e shkurte), ndërkohë që po punohet për të ndriçimin e plot të rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti. Ajo ka treguar se rasti ka ndodhur rreth…

