8 Shkurt 2019 / 14:31 Prokuroria Publike Themelore, Shkup ka vepruar në bazë të padisë penale të parashtruar nga Ministria Për Punë dhe Politikë Sociale. Lidhur me padinë penale të ngritur kundër personit të paidentifikuar për veprën penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave nga Neni 353 të Kodit Penal i cili ka të bëj me keqpërdorimet në Fondin Pensional, gjegjësisht shtyllën e dytë të fondit pensional, Prokurori Publik kompetent nga Prokuroria Publike Themelore sot ka marrë në pyetje parashtruesin e padisë, gjegjësisht ministren për punë dhe politikë sociale, Mila Carovska.Prokurori ka kërkuar nga parashtruesi i padisë që të dorëzoj…
Author: almakos
Gjatë zhvillimit të hetimeve nga ana e sektorit të hetimeve rajonale DRP-Pejë, në disa raste të ‘grabitjeve me armë’ që kanë ndodhur gjatë vitit 2018 dhe 2019, janë siguruar disa foto dhe video të një personi të dyshuar, i cili për momentin është i paidentifikuar, i panjohur për Policinë e Kosovës. Fotot dhe videot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e ‘grabitjeve me armë’, përkatësisht nga lokalet për rreth dhe nga lokalet e grabitura. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin e…
Një person është arrestuar, pasi përmes rrjetit social ka kanosur dhe detyruar të dalë në takim një femër të mitur. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:27 në rrugën “Evlia Qelebi”, në Mitrovicë. Siç thuhet në raport, i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/
8 Shkurt 2019 / 13:02 Sot në në Gjykatën Penale të Shkupit, prokurorja Fatime Fetai i tha fjalët përfundimtare në rastin “Titanik 2”. Ajo tha se sipas dëshmive është dëshmuar se të akuzuarit e kanë bërë veprën penale për të cilën akuzohen. Fetai tha se Sasho Mijallkov me ndikim të menduar, ndërsa Menduh Thaçi me nxitje të menduar ndaj Bedredin Ibrahimit, e kanë shkelur Kodin Penal të ashtuquajtur vullnetin e votuesve për pjesëmarrje kundërligjore të kandidatit të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale në Strumicë në vendvotimin 1727. “Anëtarët e KSHZ-së janë kujdesur për qëllime partiake me shkeljen e Kodit Penal”, tha…
8 Shkurt 2019 / 12:44 Me Marrëveshjen e Prespës, Shkupi dhe Athina kanë kontribuar në historinë evropiane, deklaroi ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth. “Ne gjermanët admirojmë guximin dhe jemi mirënjohës për këto gjëra”, tha ai duke shtuar se “shqetësimet e grekëve se marrëveshja do të çonte në humbje ishin të pabaza”. ‘’Përkundrazi, pas zgjidhjes së çështjes së emrit pas 27 vjetësh, njerëzit në të vërtetë do të përfitojnë shumë. Marrëdhëniet e mira fqinjësore, pajtimi dhe bashkëpunimi janë parakushte për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në të dy vendet, por edhe për BE-në”,…
8 Shkurt 2019 / 11:50 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në pajtim me obligimet ligjore sot (08.02.2019) në orën 18:00 do ta nënshkruajë aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale. Nënshkrimi do të jetë në Kabinetin e Kryetarit. Menjëherë pas nënshkrimit të aktvendimit, Kryetari Talat Xhaferi do të jap deklaratë për medie. Loading…
Dy persona janë arrestuar, njëri për sjelljen e tij në një lokal, kurse tjetri për pengesë të zyrtarëve policor gjatë arrestimit të dyshuarit tjetër. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Kamenicë’, të Gjilanit, kur i dyshuari kishte hyrë në një lokal, dhe e kishte detyruar pronarin e lokalit të qëndrojë në tavolinë me të si dhe ti jap gjësende pa paguar. Pas këtij lajmërimi policia ka dalur në vendin e ngjarjes, por i dyshuari i dytë kishte tentuar të pengoj zyrtarët policor gjatë arrestimit të personit tjetër. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/
8 Shkurt 2019 / 11:31 Kreu i ekzekutivit dhe njëherit kryetar i partisë më të madhe LSDM-së, Zoran Zaev i pyetur nëse do të kandidoj për president shteti, u përgjigj duke nënvizuar se akoma ndjehet i ri për këtë postë dhe se kontributin e tij do të vazhdoj ta jap si i pari i ekzekutivit. Nga partia e Zaevit, akoma nuk kanë dal me emër konkret për kandidat për president, dhe se një vendim të tillë sipas paralajmërimeve të deritanishme kjo parti do ta merr më 3 mars, kur edhe do të mbahet Kongresi i partisë. Loading…
8 Shkurt 2019 / 11:06 Regjistrohet viktima e parë e fruthit. Bëhet fjalë për foshnjë 6 muajshe, ndërsa dy foshnja tjera janë në gjendje të rënde kritike!!! Foshnja ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm ne Kliniken e Fëmijëve!!! Loading…
Dy persona janë arrestuar pasi njëri kishte detyruar punëtorin e një lokali të qëndrojë në tavolinë me të si dhe t’i japë gjësende pa paguar, ndërsa i dyshuari i dytë kishte penguar zyrtarët policorë gjatë arrestimit të dyshuarit tjetër. Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 05:00 në rrugën “Kamenicë”, në Gjilan. “Janë arrestuar dy të dyshuar, ku njëri kishte detyruar punëtorin e një lokali, të qëndrojë në tavolinë me të si dhe t’i japë gjësende pa paguar, ndërsa i dyshuari i dytë kishte penguar zyrtarët policorë gjatë arrestimit të dyshuarit tjetër”, thuhet në raport. Sipas raportit të policisë, me…
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë. Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Cliton në Prishtinë, është një person i shtrirë në tokë. Menjëherë në vend ngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Ahmeti. Ajo ka treguar se bëhet fjalë për viktimën mashkull E.L 51 vjeç, dhe se aktualisht hetuesit policor janë duke marrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të…
8 Shkurt 2019 / 9:46 Gjatë javës së kaluar (nga data 28 janar deri më 3 shkurt) janë regjistruar gjithsej 1 252 të infektuar me grip, që do të thotë dyfish më shumë krahasuar me javën para saj kur janë regjistruar 643 të prekur nga gripi. Pritet rritje e aktivitetit të virusit dhe arritja e kulmit e sezonit të gripit gjatë javëve të ardhshme, thuhet në raportin që në ueb faqe e ka publikuar Instituti për Shëndet Publik (ISHP). Loading…

