8 Shkurt 2019 / 19:12 I pyetur për zgjedhjen e baxhanakut të tij për anëtar të antikorupsionit, kreu i Kuvendit Taklat Xhaferi tha se përbërja e re është zgjedhur në përputhje me ligjin dhe se nuk ka konflikt interesi. Zgjedhja sipas tij ka qenë gjithëpërfshirëse. [embedded content] Loading…
Author: almakos
8 Shkurt 2019 / 18:38 Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi gjatë konferencës për shtyp me rastin e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale theksoi se ende nuk është dorëzuar kërkesë nga Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit për interpretimin autentik nga Kuvendi të nenin 22 të ligjit për Prokurorinë Speciale Publike. [embedded content] Loading…
8 Shkurt 2019 / 18:20 Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot shpalli zgjedhjet presidenciale. Sipas Kushtetutës dhe afateve të parapara, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj. Kandidatët duhet të paraqiten deri më 21 mars ndërsa fushata zgjedhore do të fillojë më 31 mars. Qeveria dhe opozita vazhdojnë të taktizojnë me kandidatët për president. Kryeministri Zoran Zaev së fundi ka deklaruar se mbështet idenë për kandidat të përbashkët. Kongresi i LSDM-së është caktuar për 3 mars, ndërsa në garë për kandidat partiak mbeten katër emrat për të cilët aktualisht…
8 Shkurt 2019 / 16:21 Prokurorja Speciale, Fatime Fetai, i kërkoi gjykatës ti shpallë fajtorë Sasho Mijalkovin, Menduh Thaqin, Bedredin Ibraimin, Vlatko Sajkovskin, Sasho Srcevin dhe Aneta Stefanovskën.Të gjithë janë akuzuar në rastin Titanik 2 për parregullsi zgjedhore. Në fjalën e saj përmbyllëse, Fetai tha se me justifikim pret aktdënim. VMRO-DPMNE ka llogaritur matematikisht me saktësi, se me anulimi i votimit në një vendvotim në Strumicë, do ta dërgonte kandidatin e tyre në raundin e dytë, megjithëse nuk kishte më shumë fletëvotime nga votuesit e regjistruar në kutinë e votimit [embedded content] Kur e kanë parë se i kanë humbur…
8 Shkurt 2019 / 16:14 Prokurorja Speciale, Fatime Fetai, i kërkoi gjykatës ti shpallë fajtorë Sasho Mijalkovin, Menduh Thaqin, Bedredin Ibraimin, Vlatko Sajkovskin, Sasho Srcevin dhe Aneta Stefanovskën.Të gjithë janë akuzuar në rastin Titanik 2 për parregullsi zgjedhore. Në fjalën e saj përmbyllëse, Fetai tha se me justifikim pret aktdënim. VMRO-DPMNE ka llogaritur matematikisht me saktësi, se me anulimi i votimit në një vendvotim në Strumicë, do ta dërgonte kandidatin e tyre në raundin e dytë, megjithëse nuk kishte më shumë fletëvotime nga votuesit e regjistruar në kutinë e votimit Kur e kanë parë se i kanë humbur zgjedhjet në…
8 Shkurt 2019 / 15:50 Kuvendi e votoi përbërjen e re të Komisionit Anti-korrupsion. Në mesin e 7 anëtarëve të rinj është edhe Nuri Bajrami baxhanak i kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Bajrami pranoi se Xhaferi është baxhanaku i tij, por ai nuk sheh asgjë të diskutueshme në këtë, e as që ka konflikt interesi. 65 deputetë votuan PËR, ndërsa 10 votuan të përmbajtur. Deputeti Muhamed Zekiri i LSDM-së thotë se nuk ka asgjë kontestuese pasi baxhanaku nuk është familjar dhe se kandidati është vlerësuar sipas përvojës së tij profesionale Për Xhevat Ademin nga BDI-ja zgjedhja ishte transparente dhe e qartë. Përveç…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim dhe të akuzuarit N.O, B.SH, SH.LL, N.A, M.Y, A.K dhe A.K janë liruar nga akuza se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. Kurse, i akuzuari A.D është shpallur fajtor për veprat penale mashtrimi në vazhdimësi dhe shmangie nga tatimi. Sipas komunikatës së gjykatës, i akuzuari A.D është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej një viti e tetë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 10.000 euro për veprat penale mashtrimi në vazhdimësi dhe shmangie nga tatimi, ndërsa është liruar…
8 Shkurt 2019 / 15:32 Kuvendi në Greqi sonte pritet të ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO. Votimi do të bëhet në mënyrë individuale. Në debatin parlamentar, deputetët e opozitës “Grekëve të pavarur” dhe “Agimit të Artë” dorëzuan kërkesa për kundër-kushtetutshmëri të projekt ligjit konkret. Kërkesat u hodhën poshtë. Deputeti i partisë në pushtet Nikos Tosks, njoftues i projekt-ligjit për ratifikimin e protokollit kërkoi nga deputetët të votojnë pro. U bëjë thirrje të gjithë kolegëve, të mendojnë realisht për rreziqet e vërteta për vendin, për baraspeshën në rajon, ta pranojnë këtë ligj i cili i implementon interesat tona…
8 Shkurt 2019 / 15:13 Edhe sot nuk u zhvillua mësimi në shkollën e mesme profesionale, “Marija Kiri Skllodovska” në shenjë proteste për emërimin e Blerim Nebiut, për ushtrues detyre, drejtor i shkollës. Për dallim nga dje, sot nxënësit fare nuk ishin në shkollë, ndërsa profesorët qëndronin në sallën e tyre dhe nuk pranuan të takohen me gazetarët, me arsyetimin se për çdo lëvizje do të na njoftojnë me shkrim. Nga kabineti i kreut të Shkupit, Petre Shilegov prej ku edhe erdhi ky vendim përsëritin qëndrimin e emërimi i psikologut Blerim Nebiu sipas procedurave ligjore. Ndërsa nga Ministria e Arsimit…
8 Shkurt 2019 / 14:58 Qeveria miratoi marrëveshjen për dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin Sopoti. Pavarësisht pengesave institucionale nga Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve, organi ekzekutiv i dha pëlqimin marrëveshjes me Avokatin e Shtetit. Përfaqësuesi i këtij institucioni, Fehmi Stafa thotë se marrëveshja për dëmshpërblim, mbi gjitha i referohet gjyqësorit që në të ardhmen të mos sjell vendime si ai për Sopotin. Unë përfaqësoj shtetin dhe besoj në qëndrimin tim se me vendimin e mbrëmshëm është arritur ruajtja e imazhit për një shtet të drejtë i cili duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, veçanërisht në raste kur…
Policia e Kosovës (PK), në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në këtë rast pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë të ILECU-t me autoritetet e disa shteteve, ka arritur ta identifikojë dhe të lokalizojë vendin ku qëndronte i dyshuari B. M, 1982, shtetas i Kosovës, ndaj të cilit ishte lëshuar letër- rreshtimi ndërkombëtar. I dyshuari B. M. ishte në kërkim nga autoritetet vendore që nga viti 2007, pasi i njëjti dyshohej se ishte i përfshirë vite më herët në rastin penal ‘ndihmesë në vrasje të rëndë’, dhe që nga viti 2006 ishte dënuar me aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në…
8 Shkurt 2019 / 14:43 Me kërkesë të PSP-së Gjykata e Apelit Shkup ka sjell vendim përmes të cilit u vazhdohet arresti shtëpiak biznesmenit Orce Kamçev, Cvetan Pandellevskit dhe Nenad Josifoviçit. Ndërkohë për personin e dyshuar Todor Mirçevski, edhe përkundër masave të shqiptuara të kujdesit siç është marrja e pasaportës, i shtohet edhe masa për paraqitje në gjykatë njëherë në javë. Edhe për të dyshuarën Zorica Arsovska shtohen masat e kujdesit. E dyshuara gjithashtu njëherë në javë duhet të paraqitet në gjykatë si dhe i ndalohet që të vizitoj hapësirat ku ajo ka punuar. Loading…

