8 Shkurt 2019 / 14:31
Prokuroria Publike Themelore, Shkup ka vepruar në bazë të padisë penale të parashtruar nga Ministria Për Punë dhe Politikë Sociale.
Lidhur me padinë penale të ngritur kundër personit të paidentifikuar për veprën penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave nga Neni 353 të Kodit Penal i cili ka të bëj me keqpërdorimet në Fondin Pensional, gjegjësisht shtyllën e dytë të fondit pensional, Prokurori Publik kompetent nga Prokuroria Publike Themelore sot ka marrë në pyetje parashtruesin e padisë, gjegjësisht ministren për punë dhe politikë sociale, Mila Carovska.
Prokurori ka kërkuar nga parashtruesi i padisë që të dorëzoj materiale shtesë.
Prokurori Publik nga Enti shtetëror i Revizionit do t’i kërkoj raportet e përgatitura për revizionin e kryer në Fondin për Sigurim Pensional gjatë periudhës kritike, ndërkohë që në pyetje do të merret edhe përfaqësuesi i fondit që të jep sqarimin e tij lidhur me atë që shkruhet në padi.
Loading…


