9 Shkurt 2019 / 12:48
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shtruar një drekë lamtumire për Ambasadorin Amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, i cili largohet nga detyra në fillim të Marsit.
Ahmeti theksoi se gjatë kësaj periudhe janë arritur marrëveshje të rëndësishme për Maqedoninë , siç është mbyllja e kontestit me Greqinë dhe Bullgarinë, më pastaj arritja e barazisë gjuhësore si dhe hapat inkuadrimit në NATO. Kurse në qershor pritet edhe për datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Sipas një komunikate të BDI-së, Ahmeti thekson se mbetet akoma shumë punë për tu bërë për reformën në organet e sigurisë, administrates dhe sundimit të së drejtës.
Në fund Ahmeti e falenderoi Ambasadorin Bejli për rolin e tij mbështetës për dalje nga kriza si dhe ndihmën drejt integrimit euroatantik.
Ahmeti gjithashtu ftoi ambasadorin Bejli për vizitë në shtëpinë e tij, kurdo që kthehet për ta vizituar Maqedoninë.
Loading…